“Ardhja e Trump-it si president do të sjellë paqe mes Kosovës dhe Serbisë”

Politika

“Ardhja e Trump-it si president do të sjellë paqe mes Kosovës dhe Serbisë”

Havë Orana Xhukolli Nga Havë Orana Xhukolli Më 9 nëntor 2024 Në ora: 22:03
Donald Trump dhe Albin Kurti

Zgjedhjet në Amerikë dhe rezultati i tyre pritet të ketë ndikim dhe ndryshime në të gjithë botën.

Ditë më parë, u bë e ditur se fituesi i zgjedhjeve doli reapublikani, ish Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai fitoi zgjedhjet për tu rikthyer sërish si President.

Sa i përket Ballkanit, u tha që fitorja e Trump mund të sjellë ndryshime të mëdha. Sidomos në këtë fazë që ngjarje të rëndësishme kanë mbetur në pritje. Njëra ndër to është dialogu i Kosovës me Serbinë. Si shkak i këtij dialogu që nuk po ‘prek fundin’, Kosova ende ka mbetur mbrapa integrimit në disa struktura ndërkombëtare.

Mirëpo, me fitoren e Trumpit si president i ShBA-së: A do të përshpejtohet integrimi i Kosovës në strukturat ndërkombëtare?

Lidhur më këtë ҫështje, kanë folur për ‘Bota sot’ njohës të politikës.

Kështu, analisti politik dhe publicisti Gani Qarri thekson se, duke qenë se Kosova kishte humbur plotësisht besimin në përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, veçanërisht te Josep Borell dhe ndërmjetësuesi pro-serb i bisedimeve Mirosllav Lajçak, të cilët për habi, gjatë gjithë administratës së Joe Bidenit, patën mbështetjen e hapur, të emisarit kubanezo-amerikan Gabriel Eskobar, ambasadorit Hill në Serbi e në masë të madhe, edhe të ambasadorit Hovenier në Kosovë, i cili për habi vazhdon të kundërshtojë edhe hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, beson se me ardhjen e z. Trump në krye të SHBA-ve, përveç në SHBA, do të ndryshojë edhe qasja e BE-së ndaj Kosovës, ashtu siç paralajmëroi këto ditë edhe Marta Kos, kandidatja për emërim të Komisioneres së BE-së, për zgjerim në Bruksel.

Qarri: Donald Trump, përveç në SHBA, ka sinjale dhe paralajmërime të veçanta, se qasja ndaj Kosovës do të ndryshojë edhe në BE

Image
Gani Qarri

Madje duke parë animet e hapura të emisarëve të korruptuar e pro-serb, të BE-së dhe SHBA-së, kërkesat drejtuar BE-së dhe administratës amerikane, për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës, të nënshkruara nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe më se 56 deputetë të BE-së, kanë filluar qysh në gusht të vitit 2023, pra vetëm pak më tepër se një muaj, para sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, kur dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u patën dërguar letër hapur, zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe atyre të administratës së z. Joe Biden në SHBA, duke kërkuar publikisht qëndrim proporcional dhe të balancuar në bashkëveprimin me Kosovën dhe Serbinë!

Kërkesë, që siç dihet u iniciua nga deputetja e mirënjohur britanike, Alicia Kearns, e cila atëbotë pati publikuar në media edhe letrën e dërguar vet sekretarit të shtetit Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly, duke kërkuar në emër të kryetarëve të komiteteve për punë të jashtme dhe mese 56 deputetë të BE-së, që përfundimisht, të ndryshohet qasja ndaj Kosovës në raport me Serbinë, por edhe përkundër të gjitha kërkesave, administrata e korruptuar e SHBA-së, me në krye Antony Blinken, as që i mori, ato parasysh”, vlerëson ai.

Tutje ai thotë se, kjo dëshmon se Kosova vërtetë kishte hall të madh dhe shumë argumente e arsye bindëse, që me të drejtë ka akuzuar hapur BE-në për njëanshmëri dhe ledhatim nga përfaqësuesit pro-serb të BE-së si Borell e Lajçak, por edhe emisari latino-amerikan Eskobar, ambasadori Hill etj, gjë që ata vet e dëshmonin publikisht me mbajtjen anë ndaj Serbisë, por me rotacionin e udhëheqësve atje si Kaja Kallas, Riho Terras dhe kandidatja për Komisionere të re për Zgjerim të BE-së, zonja Marta Kos, jo vetëm që mund të priten, por edhe duhet dhe do të ndodhin ndryshime pozitive në favor të Kosovës edhe në BE.

Se pas ardhjes së z.Trump në krye të SHBA-së, në dialogun Kosovë-Serbi, nga BE nuk do të rikthehet më, as ideja për këmbim territoresh, e vërtetoi edhe Marta Kos kandidate për Komisionere të Zgjerimit të BE-së, e cila në seancë dëgjimore të Parlamentit Evropian, tha qartazi se tani as në të ardhmen, Komisioni Evropian nuk do t’i japë mbështetje kësaj ideje, një politikane me përvojë që një kohë ishte zëdhënëse e Qeverisë në Slloveni, e nga viti 2000, Zëvendës Presidente për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së shtetit slloven, kurse tani kandidate për Komisionere të BE-së, për zgjerim. Shto gjithë kësaj faktin se edhe në administratën e z.Trump, nuk pritet të emërohen më, emisar të korruptuar latino-amerikan, as të dërguar "special" të korruptuar të SHBA-ve si kubanezo-amerikani Gabriel Eskobar, që edhe nga pozita e emisarit special për Ballkanin Perëndimorë dhe bisedimet Kosovë-Serbi, miratonte aktin korruptiv që bashkëshortes së tij, ti paguheshin ekspozitat nga Ministria e Jashtme e Serbisë, duke rënë publikisht në konflikt interesi, akt me të cilin dëmtonte rëndë Kosovën dhe denigronte para gjithë botës, edhe në aspektin ligjor e juridik, imazhin e lartë të pastërtisë së përfaqësimit, të administratës dhe Departamentit të Jashtëm të SHBA-ve, tash e tutje, besojë se nuk do të ketë emisar që shiten e blihen kaq lirë dhe nga njerëz të tillë të korruptuar, por me fuqi supreme, siç ishte kubanezo-amerikani Eskobar, do të shpëtoj edhe Kosova”, thekson Qarri.

Ai thotë gjithashtu se beson fort se pas deklaratave të z. Trump për spastrimin rrënjësor të administratës së korruptuar të ish presidentit Biden, në rast nevojë edhe me "ndihmën e gardës apo të ushtrisë", siç u shpreh pas fitores spektakolare të zgjedhjeve për president të SHBA-së, Donald Trump, përveç në SHBA, ka sinjale dhe paralajmërime të veçanta, se qasja ndaj Kosovës do të ndryshojë edhe në BE, dy komponentë me shumë rëndësi, nga të cilat, besojë dhe shpresojë, se po ashtu do të përshpejtohet edhe integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike dhe ato ndërkombëtare.

Mehazi: Trumpi, gjatë fushatës premtonte se do binte paqë në botë dhe kurrsesi nuk do përkahë shtetet luftënxitëse

Image
Sulejman Mehazi

Ndërkaq, profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi, thotë se, fitorja e Donald Trumpit në SHBA është në të mirën e Kosovës, përkundrazi, ka zemëruar BE-në dhe Rusinë, bile presidenti i Rusisë, Vladimir Putini nuk kishte forcë t'i shkruante një telegram urimi presidentit të sapo zgjedhur amerikan, Trumpit, themi kështu për shkak se gjatë tërë fushatës zgjedhore presidenti i ri amerikan,Trumpi, jo që sfidonte rreptë BE-në, por se do shuante luftrat ruse - ukrainase dhe izrailite - palestineze në Lindjen e Mesme.

Ardhja e Trumpit në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, SHBA-së, besojmë se do paqëronte dhe Serbinë me Kosovën, themi kështu për shkak se Presidenti i ri amerikan, Trumpi, gjatë fushatës premtonte se do binte paqe në botë dhe kurrsesi nuk do përkahë shtetet luftënxitëse, një ndër shtetet luftënxitëse në shtetet e Ballkanit Perëndimor është pasardhësi i Millosheviqit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi i cili çdo ditë në mënyrë të vrazhdë sulmon sovranitetin e Kosovës. Dhe diplomacitë botërore e dinë se Kosova është krijesë amerikane në Ballkanin Perëndimor dhe se kush është kundër Kosovës është kundër administratës ameriikane”, thotë ai.

Sipas profesor Mehazit, ardhja e zotëri Trumpit në krye të SHBA-së do përshpejtojë integrimet e Kosovës në strukturat ndërkombëtare së pari në NATO, e më pas do kërkonte fuqishëm që Serbia të pajtohej me Marrëveshjen paqësore të Ohrit përballë Kosovës.

Principet decide e praktike të presidentit të SHBA-ve, Donald Trumpit, nuk do lejojnë që Trepça e Ujmani të bëhen serbe. Për kryministrin Kurtin dhe Kosovën më e dobishme do të ishte që veriu, Trepça, Ujmani të ishin nën administratën e SHBA-së, kundër BE-së e Serbisë ruse. Të përkujtojmë se Trumpi ishte ai që detyroi Izraelin të pranojë R. e Kosovës dhe besojmë se proceset pesë vjeçare të shtangura të Bidenin ndaj Kosovës do i lëvizë drejt integrimit të Kosovës në strukturat më të larta ndërkombëtare. Lëvizjet ndërkombëtare që nuk i bëri presidenti i tanishëm i SHBA-së për Kosovën Biden, jemi të blndur se do i bëjë presidenti i ri amerikan, Donald Trumpi. Për SHBA-në Izraeli i Ballkanit Perëndimor është Kosova”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat