Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan: Ja pse Pompeo nuk e pranoi pozitën e sekretarit të shtetit!

Politika

Ish-gjenerali shqiptaro-amerikan: Ja pse Pompeo nuk e pranoi pozitën e sekretarit të shtetit!

Nga: A.SH Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 08:06
Mike Pompeo dhe Donald Trump

Fitorja e Donald Trump bëri që në Kosovë të nisin debatet për shkëmbim territoresh, teori kjo e papranueshme për Kosovën.

Sa ishte Trump president i Amerikës, gjatë viteve 2016-2020, një ide e tillë sipas politikanëve në Kosovës është shtyrë përpara.

Kurse, ish-gjenerali Muharrem Maralusha, fajtor për këtë lë Trumpin, Grenellin, Vuçiqin dhe opozitën në Kosovë.

Sipas tij, në Kosovë, Haradinaj është ai i cili vazhdimisht bën deklarata naive kundër Kurtit, duke shtuar se qëllimi i vetëm këtu është ndarja e Kosovës.

Rolin e “mashëse” këto po e luan Haradinaj me akuzat naive dhe budallaki që përditë është t’u i përdor kundër Albinnit dhe qeverisë së tij. Unë ju garantoj një gjë: qëllimi këtu është ndarja dhe shitja e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Pa Trepçë dhe Ujman s’ka Kosovë. Vuçiqi është duke i bërë këto djallore me një korrdimin të ngushtë me Ramushin dhe me disa elemente me zemra të ligshta që janë kap në grepin e djallit që përfaqësohet nga Ramushi dhe do tjerë”, thotë ai.

Sipas tij, armiqët i kanë sytë në pasuritë e Kosovës.

Ai thekson, se Pompeo nuk ia pranoi pozitën e sekretarit të shtetit Trumpit se nuk pranoi ndajren e Kosovës.

“P.s: unë nuk jam me VV, por jam dhe qëndroj me një Kosovë të pandarë dhe të pavarur. Ramushi dhe do tjerë nga opozita, janë si një fëmijë dyvjeçar, që me “një bombon” ja plotësojnë çdo dëshirën atij që i ka dhënë “bombonin”, të cilët sytë i kanë në pasuritë e Kosovës dhe tanë veriun.

Dhe diçka: Pompeo dje nuk e pranoi ofertën e Trumpit për pozitën e sekretarit të shtetit se nuk pranoi ndarjen e Kosovës.

Pompeo ishte drejtori im kur ai ishte drejtor i CIA-s, prandaj e di shumë mirë si punon truri i tij.

Pompeo nuk është prorus, do me thënë as nuk është në anën e Serbisë”, përmbyll ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat