‘Çështja e shkëmbimit të territoreve’/ Veprimtari me paralajmërim të fuqishëm - ky është ‘rreziku’ nëse kjo ide rikthehet në diskutim!

Politika

‘Çështja e shkëmbimit të territoreve’/ Veprimtari me paralajmërim të fuqishëm - ky është ‘rreziku’ nëse kjo ide rikthehet në diskutim!

Nga: M.Haziri Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Kandidatja për komisionare të Zgjerimit e BE-së, sllovenja Marta Kos, ka thënë të enjten se ajo nuk do t'i ndiqte tendencat e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i bëri këto komente duke folur në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian (PE), ku u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në komisionin e politikës së jashtme të PE-së.

Sa i përket shkëmbimit të territorit, jo. Jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t'i ndjekim këto tendenca”, ka thënë ajo pasi është pyetur për idetë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

Ai thotë se ideja e shkëmbimit të territoreve ka mbetur vetëm ide e së kaluarës dhe që vështirë mund të realizohet.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, me rikthimin dhe realizimin e kësaj ideje do krijohen shumë vatra krizash që mundë të shkaktojnë luftra të reja në Evropë.

“Ideja e shkëmbimit të territorëve ka mbetur vetëm si ide e së kaluarës dhe që vështirë që do realizohet ndonjëherë. E them këtë sepse Evropa nuk do e lejoj rikthimin dhe realizimin e saj, për faktin se do hapet Kutia e Pandorës. Me rikthimin dhe realizimin e kësaj ideje do krijohen shumë vatra krizash që mundë të shkaktojnë luftëra të reja në Evropë. Mu për këtë edhe deklarata e Marta Kos që e hedhë poshtë kategorisht rikthimin kësaj ideje, është e drejt dhe në përputhje me politiken e Bashkimit Evropian”, foli ai.

Më tej, Tahiraj thekson që as administrata e Trump nuk do të përkrah një ide të tillë.

Duke nënvizuar ai thotë që Kosova nuk guxon të futet në një aventurë të tillë që është rrezik për vet ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Evropa është e vetëdijshme për rrezikun që sjellë një aventurë e tillë, andaj e kundërshton kategorikisht. Nuk besoj që edhe administrata e presidentit Trump do e përkrah një ide të tillë që bjen ndesh me politiken e Bashkimit Evropian. Kosova nuk guxon të futet në një aventurë të tillë që është rrezik për vet ekzistencën e shtetit të Kosovës. Me fanatizëm duhet ruajtur sovranitetin e shtetit në kufijt aktual të njohur ndërkomtarisht nga mbi 100 shtete”, përfundoi veprimtari Tahiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat