Ngrihet alarmi për Serbinë/ Ardhja e Trump në pushtet do të sjellë lajme pozitive për Kosovën – ky është parashikimi!

Politika

Ngrihet alarmi për Serbinë/ Ardhja e Trump në pushtet do të sjellë lajme pozitive për Kosovën – ky është parashikimi!

Nga: M.Haziri Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 10:04
Donald Trump dhe Albin Kurti

Çështja e shkëmbimit të territoreve mbetët një nga temat më të ndjeshme për popullin e Kosovës.

Rikthimi i një ideje të tillë sipas komisioneres për zgjerimin e BE-së, Marta Kos është e pamundur.

Marta Kos, u pyet nga eurodeputetët, nëse do e pranojë kthimin në agjendë të idesë së shkëmbimit të territoreve, në rast se një propozim vjen nga administrata e ardhshme e Ëashingtonit nën drejtimin e Donald Trump.

Marta Kos, e hodhi poshtë këtë në mënyrë kategorike duke e cilësuar “propozim të papranueshëm”.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi për çështjet evropiane, Amir Shabani.

Image
Amir Shabani

Ai shprehet skeptik për deklaratat e tilla nga BE duke theksuar që e njejta nuk ka pasur qëndrim serioz ndaj Kosovës siç është SHBA.

Sipas tij, përzgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do jetë paksa shqetësuese për politikbërjen e BE-së.

“Sa i përket kundërpërgjigjes së kandidates për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kros, nuk do të thotë se ngrit ndonjë peshë të duhur të seriozitetit, për faktin se BE-ja në përgjithësi ka qenë shumë neglizhente dhe joaktive drejt politikës së zgjerimit në raport me Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, SHBA-të konsiderohen vazhdimisht partner strategjik të rajonit mbi ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe vazhdimisht kanë kontribuar në këtë drejtim. Andaj, përzgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do jetë paksa shqetësuese për politikbërjen e BE-së.”, u shpreh ai.

Shabani thekson që me ardhjen e Trump pritet që të ketë zhvllime edhe për Ballkanin mirëpo edhe për luftën në Ukrainë e asaj në Lindje të Mesme.

“Çështja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi mbeti pezull dhe e padefinuar gjatë administratës Biden dhe ndoshta i ka kushtuar Kosovës më shumë sesa shkëmbimi i territorit.

Pritet që administrata e re e Donald Trump t'ju qaset konflikteve globale me një zgjidhje konkrete, si në Ballkanin Perëndimor, gjithashtu edhe në Evropën Lindore (Rusi-Ukrainë) dhe në Lindjen e Mesme (Izrael-Palestinë-Liban)”, përfundoi Shabani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat