“Kërkonin ‘kokën’ e Albinit”/ Ky koalicon do të ishte ‘tradhtia’ më e madhe ndaj Kosovës!

Politika

“Kërkonin ‘kokën’ e Albinit”/ Ky koalicon do të ishte ‘tradhtia’ më e madhe ndaj Kosovës!

Nga: N. Sh. Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 16:50
Opozita

Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, ka folur për zgjedhjet në Kosovë, të cilat do të mbahen me 9 shkurt.

Ai duke folur për këtë çështje, ka përmendur edhe koalicionet e mëparshme PDK-LDK.

Sipas tij, elektorati i LDK-së ishte gjithmonë kundër një koalicioni të tillë me PDK-në.

Maxharraj shton se edhe Vjosa Osmani i kishte mbajtur qëndrimet dhe parimet e elektoratit të LDK-së.

Megjithatë shton se, atë e përjashtuan nga strukturat dhe nga anëtarësia e LDK-së.

“Kështu, Isa Mustafa i bëri tradhti LDK-së duke bërë kolacion me PDK-në, për shkak te pazareve me Hashim Thaçin që ai të merrë pozitën e kryeministrit, ndërsa Thaçi atë të presidentin, sepse pa këtë koalicion as Mustafa e as Thaçi nuk mund të zgjidheshin në pozitat që ata i morën si pasojë e këtij koalicioni, kurse ky koalicion e rrëzoi LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në vetëm 12%. Nuk di dhe nuk jam i sigurtë se si do të veprojë kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili nuk mund të konsiderohet si një rugovist kur ai para një interviste më Qim Pekën e heq foton e kryetarit Rugova nga muri ku ishte i varur. Por duke e parë se ky pasardhës është i nominuar për kryetar të LDK nga vet Isa Mustafa mund të ndodhë që të bëjë ndonjë koalicion përsëri me PDK-në, kundër votuesit dhe elektoratit të LDK-së i cili nuk do të jetë i suksesshëm”, thotë Maxharraj.

Ai shprehet se, duke i parë të gjitha këto turbulenca politike paszgjedhore është e mundshme se ky lëmsh të mos mund të zgjidhet kur PDK nuk do koalicion me LVV, por as LDK-ja.

“Kjo u pa edhe gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes së LVV ku nga këto PDK, LDK në aleancë me Vuçiqin dhe ndërkombëtarët e kërkonin jo bashkëpunim me qeverinë por “kokën” e Albin Kurtit. Nese vjen deri te kjo situatë e lidhur nyje, fituesit të zgjedhjeve pra LVV me ne krye Albin Kurtin i preferoj që përsëri të shkojë në zgjedhje të reja, sepse opozita nuk e ka forcën për të krijuar një qeveri pa LVV-në”, potencon ai.

Profesori tutje beson që ka një plan tjetër misterioz me ç’rast do të përzihej edhe faktori i jashtëm, duke e krijuar dhunshëm ndonjë qeveri kundër votuesit dhe elektoratit të Kosovës.

“Edhe përkundër turbulencave të deritashme nga ndërkombëtarët e nga vet opozita do të ishte tradhtia më e madhe ndaj Kosovës. E në këtë drejtim zgjidhja do të ishte prap shkuarja në zgjedhjet e reja. Kjo nuk është kurrfarë mëkati, sepse shumë shtete disa herë kanë shkuar në zgjedhje brenda një viti, p.sh. Italia më kujtohej shumë gjatë nuk mund ta formonte qeverinë e shkoi disa herë në zgjedhje, rast i njëjtë ishte edhe me Greqinë dhe me disa shtete tjera”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat