Ideja për shkëmbim territoresh/ “Njeriu që këtë tel e rrah pa ndërprerë është këshilltari politik i kryeministrit shqiptar të Edi Ramës”

Politika

Ideja për shkëmbim territoresh/ “Njeriu që këtë tel e rrah pa ndërprerë është këshilltari politik i kryeministrit shqiptar të Edi Ramës”

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 22:31
Thaçi dhe Vuçiq me hartë në dorë, duke tentuar t’ia mbushin mendjen Merkel-it për kufijtë

Analisti Milazim Maraj ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, në veçanti ‘frikën’ për shkëmbimin e territoreve, që me ndërrimin e pushtetit në Amerikë, mund të rikthehet edhe kjo ide.

Sipas, Marajt, ndryshimin i kufijve nuk ishte asnjëherë kërkesë e SHBA-ve.

Madje, ndryshim të kufijve nuk ka pranuar as ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Ndryshimi i kufijve të Kosovës nuk ishte kërkesë e SHBA asnjëherë. Këtë e kërkuan individët në krye të institucioneve të Kosovës, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edvin Rama, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiqit.

Ndryshimi i kufijve të Kosovës ka qenë i lidhur ndoshta edhe me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, mund të ketë pasë ndonjë premtim të rrejshëm. Ndryshim kufijsh nuk ka pranuar Kancelaria gjermane Merkel”, thotë ai.

Sipas tij, këtë ide e tundin mjaft kanale televizive, debate.

Tutje shton, se presoni që merret më këtë ide është Baton Haxhiu.

“Tani pas ardhjes së Presidentit, Donald Trump është vu në lëvizje përsëri opsioni i ndërrimit të kufijve qoftë me një marrëveshje qoftë përmes të AKS në Kosovë për të cilën bëhet kaq shumë zhurmë.

Këtë e tundin mjaftë kanale televizive, debate të pa vlera dhe pa moral. Njeriu që këtë tel e rrah pa ndërprerë është këshilltari politik i kryeministrit shqiptarë të Edvin Rmës; Baton Haxhiu. Politikat e tij qoftë për “Ballkanin e hapur”, qoftë për “Minishengenin” janë projekte serbe shumë të dëmshme për Kosovën. Humbja e Trepçës dhe Ujmanit është humbje kolosale që nuk shpaguhet as më marrjen e territorit deri në Nish”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat