Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka sjellë reagime dhe ‘paqartësi’ në Evropë dhe jo vetëm.
Me theks të veçantë është komentuar edhe ndikimi i Trump dhe politikave të tij në Kosovë.
Nuk dihet ende se cfarë qasje do të ketë administrata e tij ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Vlen të theksohet se, ka pasur shumë spekulime, se për Kosovën është sinjal negative ardhja e Trumpit në pushtet.
Kjo gjë, nuk është argumentuar fare, pasi dihet roli i madh i SHBA-së për Kosovën, si dhe fakti që sa ishte Trump në pushtet vendi ynë e mori njohjen e madhe nga Izraeli.
Në lidhje me zgjedhjen e Trumpit si president, në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori holandez, Robert Bosch.
Si fillim, ai u shpreh se ka paqartësi në politikat e Trumpit, mirëpo kërkoi nga Kosova që t’ia bëj të qartë se ka diçka për t’i ofruar SHBA-së.
Në këtë pikë, ish-amabasadori tha se qeveria jonë duhet të afrohet me presidentin e posazgjedhur amerikan, si dhe rrethin e tij.
“Zgjedhjet janë sigurisht të ‘mundimshme’, kjo pasi në dukje Trump i pëlqejnë regjimet autoriale (Vuçiq), por për sa kohë që Kosova e bën të qartë se ka diçka për t'i ofruar SHBA-së, të ngjashme si baza ushtarake ose investime fitimprurëse, ai mund të jetë në rregull.
Mirëpo, Prishtina nuk duhet ta kundërshtojë, por të afrohet më pranë tij dhe rrethit të tij”, u shpreh Robert Bosch për “Bota sot”.