Veprimtari i LDK-së, Halil Geci është deklaruar për kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës.
Liderët serbë në vazhdimësi kanë kërcënuar Kosovën me luftë, të cilët edhe ushtrinë e tyre e kanë afruar afër kufirit me Kosovën, e shpesh edhe kanë tejkaluar vijën kufitare dhe janë futur brenda territorit tonë.
Geci thotë se kërcënimet e Aleksandër Vuçiqit ndaj Kosovës po bëhen në bashkëpunim me aleatët e tyre.
Geci akuzon edhe Lajçakun që sipas tij, po i thotë Vuçiqit ta kërcënojë Kosovën e më pas ai i tregon dhëmbët.
“Lajçak po i thotë Vuçiqit shko lute Kosovën, kurse unë ia tregoj dhëmbët. Kjo i bie, ose dorëzohu Kosovë dhe jepe atë çfarë e kanë nënshkruar tradhtarët në 2013-15 dhe çfarë po kërkon Serbia, o prite pushkën në ballë”, potencon ai.
Sipas tij, ndërmjetësuesi evropianë ka qenë i “kurdisur nga Evropa me arsyen e vetme që ta përulin dhe zhbëjnë Kosovën, duke e krijuar Asociacionin”
“Këtë të vërtetë e ka dëshmuar edhe aleati i dëshmuar i Serbisë, Franca, me shkuarjen e presidentit Makron disa herë në Serbi duke i kërkuar Serbisë që ta dorëzojnë Radoiçiqin nëse e doni peshqesh veriun plus asociacioni dhe jo vetëm kaq, por edhe avionët dhuratë…! Prandaj, Kosovës i duhet të bashkërenditet me Amerikën dhe ta ngrisim nivelin e sigurisë me armatim dhe personel profesional dhe t'i themi Serbisë "Çekamo"!”, thotë Geci.
Tutje ai shprehet se, Serbia e revoltuar pas ngritjes së akuzave për grupin kriminal të Radoiçiqit, “grup ky që e organizoi dhe e financoi vet Vuqiçi me ndihmën e spiunazhit rus për aneksimin e veriut, e që u ndalua nga Amerika në bashkëpunim me policinë e Kosovës, Serbia dhe shitësit e atdheut morën një goditje në Banjskë nga e cila goditje s'po munden të kthjellen”
“I vetmi mjet Vuçiqit i ka mbetur kërcënimi, kurse tradhtarëve që e shiten veriun dhe e bënë enkas për amanetin e Rankoviçit si dhe nënshkruan Zajednicën, i pret burgu i përjetshëm me barrën e tradhtisë mbi supe”, thotë ai.
AIi shprehet se, Kosova ka vetem një rrugë, ta forcojë ushtrinë dhe policinë dhe të ngrisim nivelin maksimal mbrojtjen me armatim mbrojtës.
“Serbia me gjithë mundin dhe fuqinë që ka, po mundohet t'i mbrojë dhe sigurojë marrëveshjet e 2013 dhe 2015 që e nënshkruan tradhtarët e atdheut Hashim Thaçi dhe Isa Mutafa dhe dy partitë simotra, LDK-PDK”, përfundon Halil Geci.