Grenell mbetet jashtë?! Njohësi i diplomacisë: Ja cila pozitë mund t’i ofrohet

Politika

Grenell mbetet jashtë?! Njohësi i diplomacisë: Ja cila pozitë mund t’i ofrohet

Nga: A.SH Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 15:58
Richard Genell dhe Donald Trump

Ardhja e Donald Trump në pushtet padyshim po i ‘prek’ të gjitha vendet e botës.

Emra në pozita kyçe të administratës së re amerikane, po përfliten, megjithëse kanë nisur emërimet e tyre.

Por, ajo çka është diskutuar mes shqiptarëve ka qenë rikthimi apo jo i Richard Grenell në ndonjë pozitë me ndikim në adimistratën amerikane.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani në një pronocnim për “Bota sot”, thotë se Grenell si duket ka mbetur jashtë, megjithatë do t’i jepte një pozitë që nuk ka nevojë të ketë pëlqim nga Senati.

Sipas tij, Marco Rubio duket të jetë emri definitiv për pozitën e Sekretarit të Shtetit, duke u cilësuar si diplomati kryesor dhe me ndikim gjatë detyrave të tij, duke shtuar se ai është një ndërhyrës tradicional që mbron një qasje muskulare ndaj konflikteve të huaja.

“Donald Trump gjatë formimit të kabinetit të tij presidencial, duket se Richard Grenell nuk do jetë në formacionin e ri qeverisës, por do t'i ipet një pozitë që nuk ka nevojë të ketë pëlqim nga Senati. Me këtë veprim, Trump i ka bërë një nder vetes dhe administratës së tij të re.

Ish-senatori i Floridas, Marco Rubio duket të jetë emri definitiv për pozitën e Sekretarit të Shtetit, duke u cilësuar si diplomati kryesor dhe me ndikim gjatë detyrave të tij. Ai ishte padyshim opsioni më i ashpër në listën e ngushtë të Trumpit për Sekretar Shteti, dhe ai në vitet e kaluara ka mbrojtur një politikë të jashtme muskulare në lidhje me armiqtë gjeopolitikë të Amerikës, duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Kubën.

Rubio ishte padyshim opsioni më i ashpër në listën e ngushtë të Trump për Sekretar Shteti, dhe ai në vitet e kaluara ka mbrojtur një politikë të jashtme muskulare në lidhje me armiqtë gjeopolitikë të Amerikës, duke përfshirë Kinën, Iranin dhe Kubën.

Rubio është më shumë një ndërhyrës tradicional që mbron një qasje muskulare ndaj konflikteve të huaja, ndërsa politika e jashtme e Trump është fokusuar në shmangien e ndërhyrjeve ushtarake jashtë vendit”, shprehet Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat