Profesori dhe analisti politik, i cili jeton në SHBA, Binak Maxharraj thotë se, nuk duhet të ketë Asociacion pa njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, pasi çdo Asociacion të çon në tradhti kombëtare, edhe nëse ndodhë me presionin e ndërkombëtarëve.
Sipas tij, Asociacioni nga BE-ja është një maskë e kamufluar dhe është thikë pas shpine për sovranitetin e shtetit të Kosovës, duke shtuar se kjo është goditje e drejtpërdrejt kundër Kosovës që ka për qëllim bllokimin e ardhmërisë së shtetit.
“Që dy vitet e këndej prej ardhjes së qeverisë Kurti kjo çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe u bë shumë aktuale vazhdimisht po ka edhe presion nga ndërkombëtarët (BE/SHBA). U përmenden mbi 30 modele të Asociacioneve nga mbarë Evropa, ai i ekipit menagjues i përbër kryesisht nga serbët e Kosovës që ishte me kompetenca ekzekutive por që u hodhë poshtë nga qeveria e Kosovës, ai i Kroacisë i cili edhe ishte i pëlqyer nga Kurti, por në këtë punë u përzi pa të drejtë edhe santrapi i Shqipërisë Edi Rama me draft-statusin e vetë të cilin Kosova e injoroi bile as që e lexoi”, thotë Maxharraj.
Ai shton se, u bënë presione nga të gjitha anët që draft-statusin të shkruaj qeveria e Kosovës çfarë ishte edhe detyrë e saj.
Sipas tij, këtë e kishte kërkuar edhe vetë kryeministri i Kosovës në Ohër, por çuditërisht u refuzua nga ekipi Borell, Escobar dhe Lajçak.
“Kështu në skenë dolën tre krerët e shteteve më të fuqishme të Evropës Koncelari i Gjermanisë, Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Marcon dhe Kryeministrja e Italisë, Gerogia Melon që morën përsipër hartimin e një marrëvshje midis Kosovës dhe Serbisë duke e hartuar atë në bazë të Planit Franko-German, së pari në Bruksel më 27 shkurt 2023 me një dokument bazë dhe me 4 shkurt 23 ne Ohër me një shtojcë për implementimi e kësaj marrëvshje”, thotë ai.
Profesori pohon se, kjo marrëvshje sipas asaj që shkruhet në të nuk e ka njohjen de jure të Kosovës.
“Ky nuk ishte gabim i Kurtit, sepse të mëdhenjt vendosën kështu, por kjo marrëvshje e Brukselit dhe e Ohrit sikur e ka brenda njëfar njohje de fakto ku shihet përmes pranimit të dokumenteve, simboleve e shumë çka tjetër. Këtë marrëvshje në parim e kanë pranuar, njohur edhe Kosova dhe Serbia, por derisa kreministri i Kosovës insistonte që kjo marrëvshje për të qenë valide edhe ndërkombëtarisht insistoi edhe të nëshkruhet nga të dyja palët, por këtë e refuzoi presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili më pastaj edhe deklaroi haptas se këtë marrëvshje nuk e ka nënshkruar dhe se për Serbinë ajo është inekzistente (e pa qenë), çfarë edhe e refuzoi atë për qëllimet e tij sepse gjithmonë ai insistonte në refuzimin e njohjës së Kosovës në çafërdo forme që të vjen ajo”, përfundon Maxharraj.