Qasja e Trump në dialogun Kosovë-Serbi/ Ky është parashikimi i fuqishëm nga njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Është mundësi për arritjen e…!

Politika

Qasja e Trump në dialogun Kosovë-Serbi/ Ky është parashikimi i fuqishëm nga njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare: Është mundësi për arritjen e…!

Nga: M.H Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 12:01
Donald Trump dhe Albin Kurti

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka sjellë paqartësi në Evropë.

Dhe, kjo mjegulli vlen edhe për qasjen që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Nuk dihet ende se çfarë qasje do të ketë administrata e tij ndaj procesit të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo gjithmonë duhet theksuar miqësinë e kahmotshme që SHBA mbanë tash e sa vite me Kosovën.

Mundësia që të ketë qasje negative për Kosovën është pak e logjikshme të ndodhë. E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Image
Shqiprim Pula

Ai thotë se politika e SHBA është e qartë dhe me objektiva kohore të përcaktuara.

Sipas tij, gërshetimi i interesave të zyrtarëve të caktuar është përkthyer në hijezim të interesave shtetërore dhe kjo ka ndodhur edhe me Kosovën, prandaj dhe jemi ballafaquar me situata pasigurie politike e diplomatike.

“ShBA-të pa dyshim se do të kenë politikë të jashtme të qartë dhe me objektiva kohore të përcaktuara, si për Lindjen e Mesme, Lindjen e Largët edhe për kontinentin tonë Europën, për shkak të luftës në Ukrainë por vëmendje do të ketë edhe mbi procesin e dialogimit ndërmjet Kosovës e Serbisë. Jo rrallë ndodhë që gërshetimi i interesave të zyrtarëve të caktuar është përkthyer në hijezim të interesave shtetërore dhe kjo ka ndodhur edhe në raport me Kosovën në të kaluarën jo të largët, prandaj dhe jemi ballafaquar me situata pasigurie politike e diplomatike, e për rrjedhoj jemi të mbuluar nga ndjesia e paparashikueshmërisë”, u shpreh ai.

Pula më tej, thotë që Kosova duhet të ndërtoj një strategji të fuqishme politike e diplomatike për epokën Trump në ardhje.

Ai përmend disa nga gjërat që Kosova duhet të filloj të i bëjë.

“Republika jonë ka të përcaktuar një partneritet në tema e aleancë në veprime me ShBA-të, e në këtë kuptim, n'a duhet shpejt dhe qartë të ndërtohet një strategji e fuqishme politike e diplomatike për epokën Trump në ardhje. Por, çfarë n'a duhet si parësore është një lobim strategjik me administratën e re, duke përcaktuar dhe promovuar interesat e përbashkëta shtetërore, me theks të veçantë rrugëtimin tonë të anëtarësimit në Aleancën VeriAtlantike - NATO; armatosjen e ushtrisë me armatimet e duhura e të domosdoshme; bashkërendimin e veprimeve shtetërore për të shmangur rreziqet ndaj vlerave perëndimore nga shtetet antiperëndimore; si dhe të kundërshtohet dhe ndalohet narrativa Sovietike mbi "normalizimin e marrëdhënieve" përmes së cilës Serbia po e vë në dyshim legjitimitetin e opinionit ligjor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi shtetësinë e Kosovës prandaj do duhej një 'Pakt Paqeje' ashtu sikur e arritur ndërmjet Sllovenisë e Serbisë e vitit 1991 apo ajo ndërmjet Kroacisë e Serbsië e vitit 1996 për të garantuar paqen e përhershme, njohjen reciproke, pajtimin e popujve që të ndërtohen marrëdhënie normale korrekte fqinjësore”, shpjegoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Zgjedhja e Trump për President të SHBA-ve duhet parë si mundësi për arritjen e një paqeje të përhershme në rajon

Në bised e sipër njohësi thotë që Kosova nuk duhet të ketë ‘frikë’ për ardhjen e Trump në pushtet, përkundrazi duhet parë si mundësi për paqe në rajon.

Gjithashtu ai thekson që Kosova duhet të vazhdoj me mbështetjen ndaj SHBA.

“ShBA-ja do të vendos prioritetet e saja mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë, por edhe deklarimet e herë-pas-hershme të presidentit Trump të pazakonta rreth politikës së jashtme ka ndjellur ndjesinë e një frike për kërkesat legjitime të shteteve të vogla siç është vendi ynë, por megjithatë varet nga ne se sa e mbajmë të zgjuar vëmendjen Amerikane për mbështetjen që n'a duhet së bashku me politik-bërësit dhe vendim-marrësit Amerikan. Kështu zgjedhjen e Trump për President të ShBA-ve nuk duhet parë si frikë por më tepër si mundësi për arritjen e një paqeje të përhershme në rajon, kjo, njëkohësisht do t'i rriste dhe mbronte interesat e Kosovës por edhe të ShBA-ve në rajon e Europë”, përfundoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat