“Trump-it kjo i shkakton jo vetëm bezdisje, por edhe pakënaqësi”/ Grenell-i po mbetet jashtë Administratës? Ja pse miqësia me Vuçiqin e bën armik të Kurtit

Politika

“Trump-it kjo i shkakton jo vetëm bezdisje, por edhe pakënaqësi”/ Grenell-i po mbetet jashtë Administratës? Ja pse miqësia me Vuçiqin e bën armik të Kurtit

Nga: M.L. Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 18:11
Donald Trump

Donald Trump është rizgjedhur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) javën e kaluar.

Aktualisht, presidenti i sapo zgjedhur është duke e konsoliduar kabinetin e tij presidencial, ndërsa figurat e emëruara deri tashë në postet e rëndësishme kanë bërë jo pak bujë në opionin.

Në Republikën e Kosovës rikthimi i Trump-it në postin e presidentit nga ngjallur paksa “panik” për shkak të politikave që ai i kishte zhvilluar në mandatin e parë sa ishte president.

Sidomos mundësia që ish-emisari për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenel të emërohet në ndonjë post të rëndësishëm në administratën e re, i ka kthyer shqiptarët e Kosovës në retrospektivë.

Ata po e kujtojnë kohën kur Grenell së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi mbështesnin një ide për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çdo ditë që po kalon e nuk po përmendet emërimi i Grenellit në ndonjë post, në Kosovë po ndjehet njëfarë “lehtësimi”, për mos implementimin e idesë famëkeqe.

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka ofruar një analizë të thellë mbi politikën e jashtme të administratës Trump dhe ndikimin e saj në Ballkan, me fokus të veçantë në Kosovë dhe rolin e diplomatëve të lartë amerikanë si Richard Grennell.

Për profesorin, mos zgjedhja e Grennell vjen nga prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

“Donald Trump fitoi bindshëm dhe meritueshëm garën për president të shtetit më të fuqishëm të globit, SHBA-ve. Madje jashtë parashikimeve të manipuluara të ekspertizave, analizave dhe sondazheve të sponsorizuara nga Soros në favor të demokratëve amerikanë. Fitorja e tij është interpretuar dhe pritur ne skepticizëm ndër shumë prej nesh shqiptarëve. Kryesisht për shkak të rolit të Richard Grennell në rajonin tonë e sidomos në Kosovë. Ishte një rol jo fer, I njëanshëm I tij dhe madje I motivuar, nëse kemi parasysh deklaratën e zotit Grennell, se “unë punoj për para”!

Image
Dr. Enver Bytyç

Meqë jemi këtu, po e nis nga pozita e ambasadorit Grennell në administratën Trump. Deri më sot nuk ka marrë ndonjë detyrë dhe rol të caktuar. Pretendoi dhe garoi për postin e sekretarit të Shtetit, por presidenti I sapo rizgjedhur emëroi në atë post senatorin, Marco Rubio. Mos zgjedhja e Grennell besoj se vjen nga prioritetet e politikës së jashtme amerikane. Gjithkush e di se asnjë president I SHBA-ve nuk zgjedh sekretar shteti dikë, pse ai ka rol në Ballkan. Ballkani vjen në mendjen e presidentit, nëse ai lexon diçka për të në ndonjë gazetë prestigjioze amerikane.  Ndryshe politika amerikane ka përparësi shumë herë më të mëdha. Është Lindja e Largët dhe Oqeani Paqësor në Azi, janë konfliktet e pandërprera në Lindjen e Mesme. Dhe këtyre I është shtuar agresioni rus në Ukrainë. Këto për momentin, por ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në Amerikën Latine, Afrikë e gjtkë. Janë gjithashtu marrëdhëniet transatlantike dhe me Bashkimin Europian. Ballkani ka më pak rëndësi për botën edhe sesa Kaukazi, prej nga vijnë reyerva të mëdha gazi e nafte”, ka thënë ai.

Profesori ka rikujtuar se Richard Grennell ishte I fokusuar vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe kaq nuk mjafton të jesh sekretar i Shtetit Amerikan.

Pse u “injorua” Grenell?

Ai përmendi edhe elemente të tjera që mund të kenë quar në këtë injorim të z. Grenell.

“Por ka edhe element të tjerë. Ju kujtohet me sa entuziazëm e priste në fillim Angela Merkel kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Por, pas dy vitesh u ftohën marrëdhëniet midis tyre. Sepse zoti Rama nuk ruajti ekuilibra, I tejkaloi caqet e sjelljes së tij banale edhe në adresë të saj. E njëjta gjë besoj ka ndikuar edhe te Donald Trump në adresë të Richard Grennell, I cili nuk mori as pozicionin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare. Kam përshtypjen se Grennell ka krijuar shumë kundërshtarë sidomos në Europë, por edhe në Ballkan. Nëse ke mik Aleksandër Vuçiq do të bësh automatikisht armik Albin Kurtin. Nëse ke mik Milorad Dodik, atëherë do të armiqësohesh me përfaqësuesin boshnjak në Federatën e BH. Po kështu ka ndodhur në Mal të Zi e gjetkë. Mos ruajtja e ekuilibrave i shkakton problem presidentit. Kjo ndodh në të gjitha marrëdhëniet njerëzore. Ekuilibri krijon besim të qëndrueshëm dhe besimi krijon më pas marrëdhënie të qëndrueshme”, ka shtuar ai.

Po ashtu, dr. Bytyçi ka shfaqur përshtypjen e tij se z. Grennell ka bërë shumë premtime në emër të Donald Trump, ndërsa ka vlerësuar edhe figurat e emëruara deri më tash në postet e rëndësishme.

“Një lideri me karakteristikat e Trump kjo i shkakton jo vetëm bezdisje, por edhe pakënaqësi. Ndërsa sa i përket stafit të ri të presidentit të sapo zgjedhur amerikan, kjo për mua të paktën për këtë fazë, është një surprizë e këndshme e pozitive. Marco Rubio është përzgjedh në krye të DASH jo vetëm për aftësitë e tij të mprehta në politikën e jashtme. Ai është një antikomunist I dëshmuar dhe i vendosur. Është e kundërta e “djalit të Sorosit”, Antony Blinken. Është njeriu që do të zbatojë premtimet elektorale të presidentit në politikën e jashtme, pa qenë nevoja të shtyhet vazhdimisht nga shefi i tij i qeverisë amerikane. Ky është një mesazh i mrekullueshëm, sepse ose forcat e majta, aleate të SHBA-ve do të zbatojnë parimet e tij konservatore, ose do të përfitojnë të djathtët. Por nuk do të përfitojnë të djathtët e lidhur me ideologjinë perverse të Geroge Soros. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Ndërkaq edhe përzgjedhja e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, si dhe e Drejtorit të CIA-s janë garanci për një politikë të jashtme të qëndrueshme dhe të balancuar. Një Donald Trump, në dukje i pabalancuar në deklarime dhe disa herë në qëndrimet e tij, vjen me një ekip që krijon së paku bindje se do të ketë ndoshta balancën më të mirë se çdo paraardhës I tij në qeverisje. Nëse do të ketë balancë, do të ketë edhe drejtësi dhe qëndrueshmëri, paqe dhe siguri në botë e në Ballkan. Ndërsa sa i përket Kosovës, përzgjedhja e kësaj treshe që përmendëm më lart, ishte më shpresëdhënëse se përzgjedhja e administratës së Joe Biden, I njohur si mik I Kosovës”, ka potencuar ai.

Sipas tij, ne do të mësojmë gjatë vitit të ardhshëm 2025 se çfarë do të jetë qëndrimi amerikan për Kosovën, por që ky qëndrim do të jetë më i mirë sesa i presidentëve paraprak.

“Por unë pres se ky qëndrim do të jetë shumë më i mirë sesa qëndrimi i Barak Obamës e madje edhe më I mirë sesa qëndrimi i Joe Biden në mandatin e tij presidencial. Kini parasysh: - Ishte George S. Bush, ai që paralajmëroi Serbinë për Kosovën në prag Krishtlindjesh të vitit 1992. Më pas ishte Bill Clinton, ai që urdhëroi NATO-n të bombardojë Serbinë. Por që për hir të së vërtetës flirtoi edhe me Boris Jelcin për Kosovën. Pastaj ishte George Ë. Bush, ai që shpalli de facto pavarësinë e Kosovës. Këta të tre kanë miqësi midis tyre. Por nuk kanë ndonjë miqësi me Obamën ose Biden. Obama, me bisedimet e ashtuquajtura teknike pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha legjitimitet pavarësisë së Kosovës dhe me krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, në fakt iu kundërvu shtetësisë dhe pavarësisë së saj.

Donald Trump do ta formësojë, besoj unë këtë pavarësi edhe nga pikëpamja e njohjes dhe legjitimitetit ndërkombëtar. Se si, le të shohim. Përzgjedhja e tre musketierëve të politikës së jashtme amerikane më bën të jem shumë optimist”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat