Presidentja Osmani kërkoi garanci ndërkombëtare për çështjen e sigurisë/ Ramabaja flet për këtë kërkesë – vjen me një paralajmërim për Kosovën!

Politika

Presidentja Osmani kërkoi garanci ndërkombëtare për çështjen e sigurisë/ Ramabaja flet për këtë kërkesë – vjen me një paralajmërim për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 15 nëntor 2024 Në ora: 22:18
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha të premten se nuk mund t’i kërkohet Kosovës zbatimi i detyrimeve që dalin nga marrëveshja me Serbinë derisa Beogradi nuk hedh asnjë hap drejt zbatimit të saj.

Ndërsa ngriti mundësinë e zbatimit të njëanshëm të saj në këmbim të garancive ndërkombëtare për çështjen e sigurisë, njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Pra në qoftë se partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar që ne te ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahjen ndërkombëtare, pra garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re megjithatë deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar lidhur me një gjë të tillë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se kjo është vetëm një ide e saj personale dhe jo qëndrim i institucioneve të vendit, Presidentja Osmani i tha agjencisë së lajmeve Kosovapress se më një qasje e tillë, Kosova ka përfituar në të kaluarën.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve politike, Sadri Ramabaja.

Ai e cilësoi deklaratën e Osmanit të nxituar duke vazhduar ta përmend Marrëveshjen e Ahtisarit.

Image
Sadri Ramabaja

E më tej, Ramabaja foli edhe për luftën në Ukrainë dhe garancinë ndërkombëtare që ajo e kishte në vitin 1994.

Është një deklaratë e nxituar.

Kosova nuk mund dhe nuk guxon të zbatojë këto marrëveshje njëanshmërisht, siç ka vepruar me Marrëveshjen e Ahtisarit …

Garancione ndërkombëtare kishte edhe Ukraina në vitin 1994, kur dorëzoi kokat bërthamore Rusisë, por tani po përballet me luftë dërmuese”, u shpreh ai.

Në bised e sipër njohësi thekson që jemi në proces të shembjes së rendit ndërkombëtar unipolar dhe mbarështrimit të konturave të rendit të ri multipolar.

Autonomia politike dhe administrative për veriun, është me efekte shkatrrimtare për Republikën.

Ne po jetojmë çaste vendimtare historike, kur priten ndryshime në rrafshin planetar.

Jemi në proces të shembjes së rendit ndërkombëtar unipolar dhe mbarështrimit të konturave të rendit të ri multipolar”, përfundoi Ramabaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat