“Ëndrra” për pushtet, vjen ‘goditja’ për Haradinajn e opozitën: Koha e tyre ka mbaruar!

Politika

“Ëndrra” për pushtet, vjen ‘goditja’ për Haradinajn e opozitën: Koha e tyre ka mbaruar!

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 14:02
Liderët e partive opozitare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me çdo kusht po synon që të jetë pjesë e pushtetit të ardshëm.

Pasi zgjedhjet e reja parlamentare po afrohen, ai ka shtuar kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.

Përveç kësaj, Haradinaj, së fundi befasoi me një propozim, që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e kryeministrit.

Ai propozoi që të bëjnë rotacion me PDK-në dhe LDK-në në lidhje me postin e kryeministrit, “njëri një vit, tjetri një vit, tjetri një vit”.

Mirëpo, kjo ide nuk duket se do mirëpirtet nga partitë e tjera opozitare.

E për këtë çështje dhe qëllimet e Haradinajt për të marrë postin e kryeministrit, në një prononcim për “Bota sot” foli anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi.

FIllimisht, tha se deklarata për roatcion tregon se e ka mendjen vetëm te pushteti dhe se kreut të AAK-së nuk i intereson asgjë tejtër.

Image
Anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi.

“Deklarata e zotit Haradinaj për një qeverisje me rotacion ishte një prej deklaratave të tij më të sinqerta qeë e tha nga nëndija, pra Haradinaj e ka mendjen vetëm si të kapet për pushtet dhe gjithçka tjetër s’ka rëndësi!

Qeverisja me rotacion më kujtoi ish federatën jugosllave ku edhe atje kishin arritur një pajtim që secila njësi federative të qeveriste nga një vjet me ish-Jugosllavinë!”.

Krahas kësaj, anëtari i Guxo potencoi se kjo do mbetet vetëm endërr e Haradinajt, pasi nuk do arrijë në karrigen e kryeministrit.

“Ideja e Haradinaj për të qenë secili lider opozitar nga një vjet në krye të qeverisë, është si me thënë: një vit vjedh ti, një vit ai dhe një vit unë!

Po falë Zotit koha e tyre ka mbaruar njëherë e mirë, dhe ideja e rotacionit për karrigen e kryeministrit mbetet vetëm një ëndërr e bukur për Haradinajn”, përfundoi Luan Gacaferi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat