“Bota ‘mban frymën’”/ Eksperti i sigurisë vjen me një parashikim pas vendimit të Biden - ky skenar mund ta pret Ballkanin!

Politika

“Bota ‘mban frymën’”/ Eksperti i sigurisë vjen me një parashikim pas vendimit të Biden - ky skenar mund ta pret Ballkanin!

Nga: M.Haziri Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 09:31
Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në thellësi të territorit rus, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters tre burime që kanë dijeni për këtë çështje.

Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me rreze të gjatë veprimi në ditët në vazhdim, thanë burimet për Reuters, pa dhënë detaje për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e operacioneve.

Ky vendim i Shteteve të Bashkuara, rreth 2 muaj përpara se Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar, vjen pasi për muaj me radhë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte kërkuar që ushtria e vendit të tij të lejohej të përdorte armatimet amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse që gjenden larg kufirit.

Në lidhje me këtë vendim që nga mbrëmja e djeshme ka pasur reagime të mëdha.

Mirëpo a mund të ketë ndonjë përshkallëzim më të thellë të situatës?

A do të ketë ndikim kjo çështje në Ballkan?

Për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa duke shtjelluar këtë temë dhe ndikimin e këtij vendimi.

Image
Fatjon Softa

Ai thotë se me këtë vendim mund të kemi përshkallëzim të konfliktit Rusi – Ukrainë.

Sipas tij, ky përshkallëzim i rrezikshëm, mund të krijojë probleme serioze të sigurisë globale.

Përshkallëzim i konfliktit Rusi - Ukrainë, Presidenti SHBA në largim President Joe Biden autorizoi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë, në përgjigje të dërgimit nga Koreja e Veriut të 12000 ushtarëve në Rusi.

Ky përshkallëzim i rrezikshëm, mund të krijojë probleme serioze të sigurisë globale. Në ditët në vazhdim, bota mbanë frymën për çfarë mund të ndodhë. Ky moment mund të ndryshoj ekuilibrat dhe përdorimin e armëve të avancuara që Ukraina disponon nga ndihma SHBA”, u shpreh ai.

Në bised e sipër eksperti kujton një deklaratë të Putinit që nëse ndodhë një vendim i tillë, NATO do të jetë në luftë me Rusinë.

“Situata mund të nxisë dhe motivojë goditjen e zonave me konflikte si Ballkani që janë anëtare të NATO-s dhe ku sistemet e sigurisë janë më të dobëta”, shtoi tutje ai.

Kujtojmë deklaraten Putin: Nëse Ukraina përdorë armët me rreze të gjatë, NATO është në luftë me Rusinë!

Bota në duart e Donald J. Trump për vendimet e tij.

Situata mund të nxisë dhe motivojë goditjen e zonave me konflikte si Ballkani që janë anëtare të NATO-s dhe ku sistemet e sigurisë janë më të dobëta”, përfundoi eksperti i sigurisë, Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat