Haradinaj “ëndërron” për karrigen e kryeministrit: Profesori tregon se çfarë ndodhë nëse realizohet qeveria me rotacion

Politika

Haradinaj “ëndërron” për karrigen e kryeministrit: Profesori tregon se çfarë ndodhë nëse realizohet qeveria me rotacion

Nga: A.SH Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 20:09
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti më nuk duhet të vijë në pushtet dhe se duhet të krijohet qeveri e re me kryeministra në rotacion.

Kjo sipas Haradinajt, në mënyrë që udhëheqjen e ekzekutivit ta kenë një vit AAK, një LDK dhe një PDK...!

Profesori Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se po u realizua kjo ide do të bëhej qeveria më unike në botë.

Sipas tij, mllefin që e ka Haradinaj ndaj Kurtit nuk e kanë pasur as Vuçiq e as Vulin.

“Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që qeveria e ardhshme të drejtohet me rrotacion: një vit nga AAK-ja, një vit nga LDK-ja, një vit nga PDK-ja, ndërsa për vitin e katërt nuk është bërë ende një deklaratë. Ky vit mund të jetë edhe nga Lista Srpska, për t'ua kthyer borxhin, pasi Haradinaj i priti mbi 9 orë, derisa ata u kthyen nga Beogradi për të votuar për të si kryeministër.

Nëse realizohet ky rrotacion i pozitave të kryeministrave, do të ishte një shembull unik në botë.

Mllefi i z. Haradinaj ka të bëjë kryesisht me kryeministrin aktual, Albin Kurtin, të cilin ai nuk po mund ta duron në këtë post. Kritika ndaj Kurtit është aq e fortë saqë as Vuçiqi dhe Vulini nuk e kanë kritikuar aq shumë sa Haradinaj. Që kur Albin Kurti është ulur në karrigen e kryeministrit, tash e katër vjet, ai nuk ka shpëtuar nga sharjet, ofendimet dhe përçmimet deri në çmenduri.

Haradinaj vazhdon kritikat kur thotë: "Kurti nuk është më kryeministër. Ju kam thënë edhe më herët, nuk do të jetë më kryeministër. Nuk qeverisë Vetëvendosje, dhe për këtë arsye nuk e ka përfshirë në rrotacion për kryeministër."

Ata që thonë se diçka nuk mund të realizohet në realitet, shpesh thonë se duhet të shihni ëndërr. Kjo duket se është ajo që Haradinaj po bën tash e katër vjet, duke ëndërruar si mund të kthehet në pushtet dhe të përfundojë punët që i kishte lënë përgjysmë kur ishte kryeministër. Por Haradinaj duket se ka harruar se ka kaluar koha e "pronto" mafisë, kur për kryeministër mund të bëheshe edhe me një grusht deputetësh. Prandaj, Haradinaj mund të shohë vetëm ëndrra për pozitën e kryeministrit”, thotë ai.

Tutje, Maxharraj thotë se Haradinaj nuk duhet të shoh ëndërr për qeveri as me rotacion as pa rotacion, sepse populli në fund e thotë fjalën e tij.

“Haradinaj në vend që të merrej me partinë e tij, për reformimin e saj, për masovizimin e saj, e jo me Albin Kurtin. Kësaj radhe as që mund të shohë ëndërr për kryeministër, por nuk e ka të sigurt as të kapërcej pragun në zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj nuk duhet të ngutet të bëjë plane e as te shohë ëndërr për ndonjë kryeministër të ardhshëm as me rrotacion e as pa rrotacion sepse siç po pëshpërite populli me 9 shkurt 2025 përsëri votën do t’ia jep Albin Kurtit, pse, sepse këtë e dinë vetë populli, votuesi i cili veç tani ka vendos se cila pari do t’i fitojë zgjedhjet. Për këtë nuk vendos as Haradinaj e as opozita”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat