Parafushata zgjedhore e Kosovës në diasporë: Analistët komentojnë deklaratën e ambasadorit gjerman për kufizimet e tubimeve në Gjermani

Politika

Parafushata zgjedhore e Kosovës në diasporë: Analistët komentojnë deklaratën e ambasadorit gjerman për kufizimet e tubimeve në Gjermani

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 20 nëntor 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Subjektet politike të Kosovës, ka nisur parafushatën e tyre edhe në diasporë, përkatësisht në Gjermani, Zvicër dhe vendet e tjera ku ka shqiptarë.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 9 shkurt dhe fushata ka filluar për partitë edhe pse jo zyrtarisht.

Ato vazhdimisht po mbajnë takime e tubime në vende të ndryshme.

Por, mbase kësaj radhe i “goditi” një deklaratë e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka informuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe partitë politike për rregulloren specifike për “fushatën” që po zhvillohet në Gjermani nga politikanët e Kosovës me diasporën.

Ai zbuloi se leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve.

 “...Rregullorja parashikon ndër të tjera se … Në përgjithësi, leja nuk do të jepet nëse ngjarja e fushatës zhvillohet brenda një periudhe më pak se tre muaj përpara datës së zgjedhjeve në vendin përkatës”, shkruan Rohde.

Arifi: Ambasadori gjerman i ka paralajmëruar partitë politike për një aspekt ligjor që ekziston në Gjermani dhe në shumicën e vendeve perëndimore

Njohësi i politikës, Avni Arifi në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e ambasadorit gjerman nuk ka prapavijë politike.

Image
Avni Arifi

Ai kritikon Kurtin për këtë situatë sepse ai e di që ishte refuzuar të marrë pjesë në një tubim zgjedhor të VLEN-it.

Derisa, Arifi thotë se edhe partitë opozitare nisën tubime masive në Gjermani dhe mu për këtë Gjermania u dërgoi porosi për këtë çështje.

“Jo, nuk ka prapavijë deklarata e tij por ai ka paralajmëruar partitë politike për një aspekt ligjor që ekziston në Gjermani dhe në shumicën e vendeve perëndimore. Këtë Kryeministri Kurti e ka marrë vesh në Prill kur kishte planifikuar të merrte pjesë në Gjermani në tubimin zgjedhor të VLEN dhe atëherë i ishte refuzuar kjo leje. Ne dijeni të kësaj informate ai kishte filluar fushatën para zgjedhjeve nën ombrellën e “takimeve me mërgimtarë”, por në fakt ishte fushatë zgjedhore.

Partitë opozitare i janë kundërpërgjigjur menjëherë po ashtu me tubime masive dhe duke parë këtë situatë qeveria gjermane u ka dërguar porosi që gjera të tilla mos të ndodhin gjatë periudhës zgjedhore”, deklaron Arifi.

Burjani: Shtetet nuk ndalin tubime të një shteti tjetër

Kurse, profesori Blerim Burjani, thotë se shtetet nuk ndalin tubime sepse qëllimi i tyre është vetëm elektoral.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë se, leje për këtë gjë mund të kërkohet vetëm për shkaqe sigurie.

Shtetet nuk ndalin tubime të një shteti tjetër, thjesht ato tubime lobizuese mbahen në lokacione të mbyllura, dhe nuk kanë qëllime tjera përveç elektorale. Leje nuk kërkohet për këtë çështje vetëm në një shtet tjetër për shkaqe sigurie ndalon tubime të kësaj natyre, pra tubimet mund të mbahen ne lokacione  dhe me leje kur KQZ shpallë fushatën një mujore apo më ndryshe me vendim.

Tubime të kësaj natyre ka mbajt Edi Rama në Greqi me emigrantë, në Itali, pra qëllimi i thjesht lobim për votime.

Gjermani nuk merret me zgjedhjet në shtet tjetër dhe të një shteti tjetër, por mund të kërkohet leje nga autoritetet, po kërkohet leje për një masovitet organizativ politik”, përmbyll Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat