Dëshmia e Çoçajt në Speciale; vjen paralajmërimi për zhvillime dramatike: Ky mund të jetë i dyshuari i radhës?

Politika

Dëshmia e Çoçajt në Speciale; vjen paralajmërimi për zhvillime dramatike: Ky mund të jetë i dyshuari i radhës?

Nga: P.Rudi Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 17:13
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish pjesëtari i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së, Nezir Çoçaj, ka nisur të hënën dëshminë në Gjykatën Speciale, e ku Çoçaj ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe në vitin 2021.

Gjatë dëshmisë së tij, Çoçaj është përballur me pyetje nga prokuroria lidhur me SHIK-un, organizatë kjo që ishte udhëhequr nga Kadri Veseli, i gjendet i akuzuar në Speciale.

“Nuk e di se çfarë ka thënë zotëri Shala. Nuk bëhet fjalë për janar të ’99-ës. Atë nuk e di dhe mund ta di zotëri Ferat Shala, por unë po flas për takimin që kam pas me zotin Shala pas lufte më 2001. Nuk e di se çfarë kompetencash ka pas për ZKZ-në, atëherë ka qenë ZKZ. Pra, në janar të ’99-ës kanë qenë strukturat e ZKZ-së dhe nuk ka pas të bëjë fare me SHIK”, tha ndër tjerash Çoçaj në Speciale.

E pas dëshmisë së Çoçajt, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti thotë se dëshmia e tij është fillim i zbulimit të anës së errët të SHIK-ut.

“Gjykimi në Hagë tani ka hyrë në fazën më delikate dhe sigurisht më të rëndësishme të saj, të gjykimit të aktivitetit të SHIK-ut. Dëshmia e Nezir Çoçaj kur u pyet për SHIK është vetëm fillesa e një karvani për rolin e SHIK në vrasjet e pasluftës. Meqenëse u përmend shumë mund të jetë i dyshuar dhe dëshmitar i radhës Ferat Shala”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Siç thotë Mehmeti, gjatë muajit prill priten zhvillime dramatike në Speciale.

“Po ashtu pritet që të jenë dëshmitarë mbase edhe në cilësinë e të dyshuarve edhe komandantët e zonave, siç ishte rasti me Shukri Bujën. Gjithashtu, deri në prill kur pritet që gjykata të ketë mbaruar me dëshmitarët të na presin zhvillime shumë dramatike, me emrin e Kadri Veselit si më të përmendur si ish shef i SHIK-ut”, thekson Mehmeti.

“Gjykata do te përpiqet në këtë muajt e fundit të pasqyrojë me dëshmi aktakuzën e saj ndaj ish “katërshes së madhe” që po gjykohen si dhe në rolin e tyre paslufte, për krimet e supozuara. Besoj se vrasjet e isha aktivistëve të LDK pas vitit të ri do të jenë temë e trajtimit”, përfundon Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat