“Spastrimin etnik dhe diskriminimin në Kosovën Lindore po e ndihmon edhe Gjykata Kushtetuese e Serbisë”

Politika

“Spastrimin etnik dhe diskriminimin në Kosovën Lindore po e ndihmon edhe Gjykata Kushtetuese e Serbisë”

Nga: A.SH Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese në Serbi, ia ka refuzoi ankesën biznesmenit Safet Demiri për kthimin e adresës në Serbi.

Ky veprim ka nxitur reagime të shumta.

Nga Qeveria e Kosovës, zëvendëskryeminisri Besnik Bislimi, ka thënë se “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët.

Ai vendim cenon të drejtat themelore të njeriut, dëshmon pse shqiptarët nuk i besojnë sistemit dhe ngurrojnë të nisin proceset gjyqësore”.

Derisa, profesori Refik Hasani për “Bota sot”, ka thënë se spastrimi etnik i shqiptarëve po bëhet edhe nga Gjykata Kushtetuese serbe.

Ai të vetmen shpresë thotë se është të drejtohemi në instanca gjyqësore të Strasburgut dhe mekanizma të Bashkimit Evropian dhe OKB-ës.

“Edhe Gjykata Kushtetuese e Serbisë, po e ndihmon spastrimin etnik-diskriminimin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes pasivizimit të adresave

Safet Demirit, nga Medvegja i mohohet e drejta për të kthyer adresën edhe nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

Spastrimin etnik-diskriminimin në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc përmes pasivizimit të adresave po e ndihmon edhe Gjykata Kushtetuese e Serbisë.

E vetmja shpresë është të adresohet në instanca Gjyqësore të Strasburgit dhe Mekanizma të Bashkimit Evropian dhe OKB-ës”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat