“Rrjeti i SHIK-ut ilegal e kriminal...”, eksperti ‘godet’ opozitën për ligjet e miratuara në kohën e tyre

Politika

“Rrjeti i SHIK-ut ilegal e kriminal...”, eksperti ‘godet’ opozitën për ligjet e miratuara në kohën e tyre

Nga: N. Sh. Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 22:59
Ilustrim

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava ka folur për konfiskimin e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme nga politikanët në Kosovë.

Ai thotë se, në Kosovë ligji ka funksioni me shumë të meta i cili u krijua dhe u miratuan nga strukturat që kryesisht ishin anëtarët e SHIK-ut, e që në ato poste i emëronin ato struktura gjyqësore, me njerëz që atyre iu përshtateshin e që duheshin t’i kryejnë detyrat e tyre sipas urdhrave të tyre, dhe nga ajo kohë e deri më tani ata i kryenin detyrat e atyre shefave të tyre.

“Prandaj tani nuk duhet të jetë befasi as kjo situatë e tillë kaotike që mbretëron në këtë institucion të drejtësisë, në gjyqësor. Në këtë mandat qeverisës, kanë filluar  të hidhen hapat e parë pozitiv në përpjekje të reformimit të sistemit të drejtësisë dhe pavarësimit të tij nga grupet e interesit. Masa serioze janë ndërmarr nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ku deri më tani, dhe provave të dëshmuara në praktike, ekspert nga  njohur të lëmive të drejtësisë i kanë punuar në mënyrë permanente dhe profesionale ato ligje të përgjithshme dhe akte administrative, ku janë dëshmuar e zbuluar të gjitha ato mangësi nga përvojat e deri tashme të pasluftës. Edhe tani besohet se Ministria e Drejtësisë me punën e tyre që do ta bëjnë, do ta spastrojnë edhe administratën por edhe sistemin e drejtësisë nga ata njerëz që  deri më tash kanë shkaktua reputacion negativ”, thotë ai.

Sipas tij në një të ardhme të afërt kjo ministri do ta kthej autoritetin e munguar deri më tani.

“Procesi i reformave që vijnë nga Ministria e drejtësisë mundë të iu shërbej edhe tjerave shtete si shembull pozitiv,  dhe si iniciativë që  në ato shtete ku ka qalime-mangësi të tilla, sikur që ishin te ne, edhe ata të ndërmarrin veprime te tilla si shembull i ndryshimit të ligjeve negative, dhe avancimeve të ligjeve sikur ligjet tona”, thotë ai.

Prandaj ai shton se Ministria e Drejtësisë po tregon dhe dëshmon se Qeveria e Kosovës, respektivisht në rastin konkret Ministria e Drejtësisë, e ka përkushtimin dhe vendosmërinë serioze për të krijuar rend dhe ligj, funksionim sa më efikas në sistemin gjyqësor, gjë që u dëshmuan së fundi me miratimin e ligjit më të ri, të plotësuar dhe ndryshuar për Konfliktet Administrative.

“Kosova ka pasur edhe më parë ligje të tilla por ka qenë i ndërtuar me plot zbraztësira të cilat janë keq shfrytëzuar sipas dëshirës së gjyqtarëve, sipas interesit të klientelës dhe grupeve të interesit, nëntokës kriminale e krimit të organizuar të instaluar nga strukturat e SHIK-ut ilegal para institucional e para politik. Ligji i ri përcakton parimet, rregullat dhe procedurën e gjykimit të konflikteve administrative, konflikte këto që ngritën ndaj organeve publike si pasojë e veprimeve ose mos-veprimeve të tyre gjatë procedurës administrative dhe është një ligj për të cilin meritojnë lëvdata serioze i gjithë stafi i angazhuar për hartimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë, në krye më ministren Albulena Haxhiu. Qëllimi i ligjit të ri është pikërisht rritja e efikasitetit të gjyqësorit për ti gjykuar këto raste në kohë të arsyeshme, duke ju ofruar mbrojtja e duhur gjyqësore e të drejtave të tjera të palëve, janë qëllimet thelbësore të këtij Ligji”, shton ai.

Sipas tij, në këtë mandat qeverisës, ky ligji është bërë ashtu sikur që duhet dhe është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse janë evituar dhe korrigjuar të gjitha vakumet që kanë ekzistuar me ligjin e kaluar dhe tani nga ky ligj përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Me ligjin e ri janë bërë shumë rregullime dhe saktësime, e njëra prej tyre është edhe mundësia për Gjykatën për zhvillimin e procedurës me shkrim, pa prezencën e palëve, në raste të caktuara, gjë që shkon në funksion të efikasitetit dhe azhuritetit më të madh të zgjidhjes së rasteve. Edhe me ligjin e vjetër gjyqtarët kanë mundur të zgjidhin rastet pa i zvarritur por ka pasur zbrazësi e vakum, duke mos u udhëzuar deri në fund gjyqtarët se si të veprojnë ata, dhe i kanë shfrytëzuar ato sipas lidhjeve të interesit. Për miq e për dosta kanë kryer punë e për të tjerët i kanë shikuar mes gishtrinjëve dhe i kanë zvarritur. Tash me këtë ligji vihet në situatë kur gjyqtarët nuk mundë të veprojnë jashtë kornizave ligjore sepse aty ju thuhet qartë që gjyqtarët e shkallës së parë, nuk kanë të drejtë ta refuzojnë ta rikthejnë te administrata, port ta pranojnë vendosin dhe zgjidhin ashtu siç e parasheh ligji”, pohon eksperti.

Tërnava thekson se, në të kaluarën ka pasur edhe aso hapësire që lëndët të kthehen e shëtitin poshtë lartë nga administrata gjyqësore e cila ka qenë e korruptuar, e inkriminuar dhe e kapur, sepse dihet fare mirë që të gjitha administratat dihet që janë të instaluara në të kaluarën, në të gjitha nivelet, nga ai lokal e deri në atë qendror, janë instaluar dhe kontrolluar nga SHIK-u ilegal dhe para institucional.

“Njerëzit e vendosur aty kanë qenë të inkriminuar e të korruptuar, të pozicionuar që ti procedojnë rastet vetëm sipas lidhjeve, sipas porosive të shefave të tyre ilegal, të korruptuar e të inkriminuar. Tash me këtë ligj është limituar koha dhe procedura, që vetëm në rastet tepër të veçanta, raste tepër specifike të caktuara, lëndët mundë të rikthehen në shkallen e parë, ndryshe pavarësisht se si ka vendosur shkalla e parë e gjykatës, shkalla e dytë nuk ka të drejtë ta rikthen rastin në shkallën e parë, por shkalla e dytë duhet ti jep zgjidhje meritore dhe të mos luhet loja e pingpongut duke u zvarritur mos zgjidhja me dekada, ndikuar nga grupet e interesit të krimit të organizuar”, pohon Tërnava.

Ai shton se është shumë pozitive dhe në interes të palës është përcaktimi i saktë afateve ligjore sa më të shkurta dhe veprime tjera që mundësojnë zgjidhjen efikase të rasteve nga Gjykata, me pamundësi të zvarritjes së tyre.

“Sanksionimi i ndalimit të kthimit të lëndëve gjyqësore në rishqyrtim dhe rivendosje në organet publike pamundëson involvimin dhe ndikimin e strukturave të krimit, dhe rrjetit të SHIK-ut ilegal e kriminal që ka shtrirë rrjetin e tij në të gjitha nivelet e administratës për dekada të kaluara. Në funksion të efikasitetit të zgjidhjes së këtyre rasteve është edhe limitimi i rasteve të kthimit në rishqyrtim dhe rivendosje nga gjykata e shkallës së dytë në gjykatën e shkallës së parë por duhet ta gjykon dhe përfundon ashtu sikur që e parasheh ligji. Sa më parë të jetësohen ligjet e reja në gjykatat e Kosovës, dhe evitimet e atyre mangësive të ligjeve të deritashme në ato gjykata, edhe Kosovës shpejtë mund ti kthehet reputacioni pozitiv, e që edhe shtete tjera mund ta kopjojnë shtetin tonë në këtë pikëpamje, dhe reputacioni pozitiv do ti rritet Kosovës se si luftohet ligjërisht krimi, dhe shteteve fqinje do t’iu shërbej si shembull se si me këto ligje të reja luftohen krimet, dhe zbardhja e krimeve, dhe në ato ministri të drejtësisë punojnë vetëm njerëzit e merituar”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat