Eksperti zbardh prapaskenat e mesazheve të fundit në veri – ja çka po synojnë bandat serbe!

Politika

Eksperti zbardh prapaskenat e mesazheve të fundit në veri – ja çka po synojnë bandat serbe!

Nga: A.M. Më: 21 nëntor 2024 Në ora: 21:00
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut. Fotografi ilustruese

Në katër komunat e veriut të Kosovës të martën janë shfaqur postera me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mesazhin "Po vijmë për Krishtlindje".

Shfaqja në veri e postareve të tillë apo grafiteve me mesazhe që bëjnë thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë ose thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, nuk është gjë e re.

E në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Si fillim, tha se këto shfaqje të grafiteve e posterave provokuese janë kthyer në rutinë.

“Shfaqja në veri të Kosovës në komunat me shumicë me mesazhe ku bëhet thirrje për kthimin e Ushtrisë Serbe në Kosovë apo thirrje për rezistencë ndaj Qeverisë së Kosovës, janë kthyer në rutinë të përsëritur. Policia e Kosovës e ka hetuar këtë rast apo dhe raste të tjera, për qytetarët nuk ka pasur informacion se kush qëndron pas tyre”.

Image
Fatjon Softa.

Gjithashtu, Softa përmendi edhe organizatat “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”, të cilat janë përfshirë në sulme dhe organizime që kishin synim destabilizimin e situatës në veri të Kosovës.

“Kujtojmë ndër kohë që në fillim të qershorit u shfaq një poster me Presidentin Aleksandar Vuçiq, i shoqëruar nga mesazhi: “Komandant suprem, po të presim”. Në shkurt, persona të panjohur kishin shpërndarë fletëpalosje në ndërtesat e Mitrovicës së Veriut me thirrje për rezistencë, të cilave u paraprinë edhe mbishkrime si, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. “Brigada e Veriut” ndërkohë, dhe “Mbrojtja Civile”, që u shpallën në qershorin e 2023 si organizata terroriste nga Qeveria Kurti, e bindur se pjesëtarë të tyre ishin përfshirë në sulme të ndryshme kundër Policisë së Kosovës”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, eksperti paralajmëroi se klima nuk është e favorshme, derisa përmendi mundësinë për ta mbajtur gjallë flakën e konfliktit.

“Festat e Krishlindjeve të Serbisë janë me 7 janar, dhe këto shërbejnë nga segmente ekstremiste për të mbajtur gjallë flakën e konfliktit dhe shtyzat për konflikt.

Klima nuk është e favorshme për ngjarje, aktorët dhe faktorët serbë janë me sytë nga Trump dhe administrata e re që vjen me 20 janar, dy javë pas krishtlindjeve serbe”, përbylli Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat