“Dikush i ra “ziles”, u turbullu qielli, erdhën fortuna dhe stuhi të forta”/ Profesori: Ja si shpëtoi Kosova nga ndarja!

Politika

“Dikush i ra “ziles”, u turbullu qielli, erdhën fortuna dhe stuhi të forta”/ Profesori: Ja si shpëtoi Kosova nga ndarja!

Nga: N. Sh. Më: 22 nëntor 2024 Në ora: 18:02
Hashim Thaçi

Pas kërkesës së Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit kishte reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi për zbatimin e saj duhet ta kenë pikënisje tërësinë, e jo vetëm pjesë të saj.

“Nuk është marrëveshja bazike një tryezë suedeze ku mund ta marrësh gjellën tënde të preferuar dhe t’i hedhësh të tjerat. Gjashtë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshje, plus aneksi i zbatimit nga Ohri i marsit të vitit të kaluar me 12 pika, pra duhet ta kemi pikënisje tërësinë, jo ndonjë pjesë duke mohuar tërësinë. Unë e kam diskutuar edhe në Bruksel këtë”, tha Kurti.

Tek i është referuar Asociacionit, kryeministri Kurti ka përmendur një kusht, që sipas tij, themelimi i kësaj trupe nuk mund të bëhet pa e njohur Serbia rendin kushtetues të Kosovës.

“Nuk mund të ofrojë unë kafe pa filxhan. Cili është burimi legal juridik i asociacionit, a është Kushtetuta e Kosovës, apo diçka tjetër. Beogradi thotë nuk e pranoj Kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse jemi duke diskutuar. Nuk mund të thuash: Unë kam marrë sa kam marrë, dua të marr edhe më shumë, por ti nuk ekziston. Ata duhet ta pranojnë Kosovën, çkado që kërkojnë për serbët në Kosovë duhet ta kërkojnë përbrenda rendin juridik dhe kushtetutës të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Ndërsa, Bashkimi Evropian gjatë ditës së sotme e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se duhet hapa konkret dhe jo vetëm deklarata.

“Ne mirëpresim gatishmërinë e deklaruar të Kosovës për të filluar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, kërkojmë që të përputhet deklarata me veprime konkrete dhe të fillojë ta bëjë këtë menjëherë. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha obligimet e tyre të dialogut pa ndonjë vonesë të mëtejshme apo vendosjen e parakushteve të reja në mënyrë që të bëjnë përparim në rrugën e tyre përkatëse evropiane. Dështimi për të zbatuar atë që është rënë dakord do të ndikojë në aftësinë e tyre për të avancuar në aspiratat e tyre evropiane. BE-ja është lehtësuesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo palë në marrëveshje”, tha Stano.

Në lidhje me këtë çështe ka folur analisti politk Binak Maxharraj, i cili tha se Serbia ishte ajo që nuk ishte e interesuar për dialog.

Ai shprehet se qëllimi i Serbisë nuk ishte dialogu, por ishte veriu i Kosovës dhe këtë e ka interes nacional e kombëtar.

“Për këtë interes nacional të Serbisë, veriu i pavarur e plotë ari e argjend që nuk gjendën askund në botë, nuk na qenka interes “nacional i Kosovës” por i Serbisë. Bile kjo katrahurë rreth ndarjes së Kosovës shkoj shumë larg deri në Shtëpinë e Bardhë përmes “tradhtisë” së ish-ambasadorit Richard Grenell dhe çdo gjë ishte gati që Serbisë t’i iep  veriu. Por, dikush i ra “ziles”, u turbullu qielli, erdhën fortuna dhe stuhi të forta të cilat e detyruan një avion që të kthehet, mos të shkoj në Shtëpinë e Bardhë, dhe kështu shpëtoi Kosova nga ndarja”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, sipas Rezoluteë 1244 e cila është ende në fuqi sot e kësaj dite Kosovën e trajton si pjesë e tertitorit të ish-RFJ-së që nënkupton edhe si pjesë e Serbisë.

“A nuk ëshët ky një non sens idioteskt i hartuesve të këtij draft- statuti që me këtë Rezolutë duan me ja lidhë këmbët Kosovës. Pse, këta kopila hartues në këtë preambulë nuk e fusin edhe vendimin e GJND-së të drejtesisë të vitit 2010 ku theksojnë se shpallja e pavarësisë së Kosovës është legjitim në tërë territorin e saj, është në përputhje me të gjitha konventat dhe ligjet ndërkombëtare”, thekson profesori.

Ndryshe, kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjet për normalizim të marrëdhënive, por ka shtuar se partneriteti në zbatim është i pamundur pa respektimin e plotë të marrëveshjeve nga Serbia.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës hapa konkret për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duke thënë se ky është obligim ligjor i Qeverisë. Por, kryeminkstri Kurti ka thënë nuk e themelon Asociacionin. Qeveria e ka quajtur draft-statutin Evropian një non-paper pa nënshkrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat