Ditë më parë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Në konferencën e Sigurisë në Beograd, ai ka theksuar duhet shumë punë që të arrihet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe e radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet bërë shumë punë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka potencuar Hill.
Tutje, Hill ka thënë se Lajçaku ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai thotë Hill së bashku me Hovenier po kërkojnë të shpërblejnë me territore daradne një shtet fashisë.
Ymeri tutje përmend edhe ambasdoren Kim në Tiranë dhe të veprimet e saj.
“Ambasadori Hill në Beograd, është mercenar i Serbisë, i cili, së bashku me ambasadorin Hovenier në Prishtinë, kërkon të shpërblejë me territore dardane një shtet fashist, një shtet agresor, në kurriz të një shteti viktimë. Ky është qëndrimi më skandaloz i diplomatëve sorosistë amerikanë jo vetëm ndaj Republikës së Dardanisë, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar. Siç dihet, të gjithë këta diplomatë sorosistë në Beograd, në Prishtinë dhe në Tiranë, i kanë pasur të sinkronizuara qëndrimet e tyre antishqiptare. Kujtoni për një çast ambasadoren Kim në Tiranë, e cila përqafohej publikisht me dy figurat më të urryera - Ramën dhe Erion Veliajn - dy përfaqësues këta të vulgut sorosist në Shqipëri. Kujtoni për një çast ish-ambasadorin amerikan në Tiranë Ëithers, i cili, pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kur erdhi në pushtet e majta neokomuniste me kryeministër Ramën, kryetradhtarin e kombit shqiptar, ja çfarë pati deklaruar:
“Unë dua t’i përçoj urimet e mia të sinqerta, kryeministrit të ardhshëm Rama. Ai është një njeri me një inteligjencë unike, prespektivë dhe vizion, i palodhur në devotshmërinë për Shqipërinë. Fitorja e tij ishte e mirëvotuar dhe mëse e merituar. Një sërë detyrash janë përpara tij, por askush si ai nuk ka vlerat për t’ju udhëhequr në epokën e re që ju pret. (Citohet sipas: “Ëithers letër shqiptarëve: vota e 23 qershorit, akt historik...”. Faqja e internetit “ResPublica”. 01 korrik 2013)”, u shpreh ai.
Më tej, profesori thekson që Kosova ka një shtet serb brenda Republikës së Dardanisë, keni mikroshtetin ortodoks të kishave dhe manastireve serbe, të cilat nuk e njohin autoritetin shtetëror.
“Pra, Hilli, si sorosist i thekur në shërbim të Serbisë fashiste, kërkon krijimin Asociacionit, i cili do të ishte një shtet brenda shtetit. Por Kosova ka një shtet serb brenda Republikës së Dardanisë, keni mikroshtetin ortodoks të kishave dhe manastireve serbe, të cilat nuk e njohin autoritetin shtetëror. Ato kisha dhe manastire dikur kanë qenë kisha dhe manastira katolike, por shqiptarët, për pazotësinë e tyre për shkak të përçarjes shumëshekullore, lejuan që t’ua rrëmbejë serboshovinizmi”, përfundoi Ymeri për “Bota sot”.