Sanksionet ndaj Kosovës, deputeti me kritika të ashpra ndaj BE-së – përmend edhe “marrëveshjet e fshehta” të saj me Rusinë!

Politika

Sanksionet ndaj Kosovës, deputeti me kritika të ashpra ndaj BE-së – përmend edhe “marrëveshjet e fshehta” të saj me Rusinë!

Nga: A.M. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 18:06
Flamujt e BE-së.

Ka kaluar më shumë se një vit, që nga koha kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës.

Kohët e fundit, është përfolur mjaft në lidhje me largimin e tyre, por që nuk ka diçka konkrete në këtë pjesë.

E në lidhje me këto masa, në një bashkëisedim me “Bota sot” ka folur deputeti nga radhët Listës ‘Guxo’, Nasuf Bejta.

Ai këto masa ndëshkuese i cilësoi si të padrejta, derisa tha se ata konfirmojnë politikat jo parimore të BE-së ndaj Kosovës.

Po ashtu, ai përmendi edhe marrëveshjet e europianëve me Rusinë, kur kanë qenë në pyetje shqiptarët

Image
Deputeti nga radhët Listës ‘Guxo’, Nasuf Bejta.

“Sa u takon masave që BE i ka vendosur ndaj Kosovës edhe më herët jam deklaruar se ato janë vendosur shumë njëanshëm. Vendosja e këtyre masave nuk mund të argumentohet përveç politikave jo parimore ndaj shqiptarëve që i kanë rrënjët në historinë e hershme, ku dihet botërisht se çfarë dëmi i kanë shkaktuar kombit tonë.

Përndryshe, a ka kush që ndryshe mund ta arsyetoj mllefin dhe urrejtjen ruse ndaj nesh kur as nuk luftuam me ta e as nuk i kemi në kufi…

Marrëveshjet e europianëve me Rusinë, kur kanë qenë në pyetje shqiptarët gjithmonë e kanë pasur edhe nga një aneks marrëveshje të fshehtë në dëm të shqiptarëve”, shpejgoi ai.

Kurse, deputeti i ‘Guxo’ konsideroi se shtetit serb do duhej t’i vendoseshin sanksione, që nga vitet e 90-ta.

“Konsideroj se Serbisë është dashur t’i vendosen sanksionet që nga vitet 90. Ajo nuk ka bërë asnjë përmirësim dhe çdo ditë e më agresore po tregohet, sepse me ledhatimet që po ia bëjnë po i japin kurajo dhe mundësi për agresivitet…”, përfundoi Nasuf Bejta për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat