“Koordinim me opozitën apo Vuçiqin!”, deklarata të forta pas vendimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Politika

“Koordinim me opozitën apo Vuçiqin!”, deklarata të forta pas vendimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Arife Morina Nga Arife Morina Më 25 nëntor 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Siç dihet, zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë, pritet të mbahen me 9 shkurt, të vitit 2025.

Për këtë, shumica e zhvillimeve në vend po lidhen pikërisht me këto zgjedhje.

E së fundi, erdhi në paralajmërimi nga Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – Zllatan Ellek, i cili në një paraqitje televizive tha se pret që partia e tij të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Ai ka thënë se pret që Lista Serbe (parti e cila ka mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar), t’i fitojë 10 ulëset e rezervuara për minoritetet në Kuvendin e Kosovës.

Sipas disa raportimeve, Ellek pritet të bëjë konfirmimin zyrtar për pjesëmarrje në zgjedhje, më 11 dhjetor.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe do të marrë pjesë në një proces zgjedhor në Kosovë, prej vitit nëntorit të vitit 2022, kur serbët patën dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Për këtë vendim të Listës Serbe, natyrshëm lindën dyshime dhe pikëpyetje, marrë parasysh tash e dy vite serbët kanë bojkotuar institucionet e Kosovës.

Natyrshëm lindin dyshimet për një plan dhe koordinim të Listës Serbe me qeverinë e Beogradit.

Batusha: Bindja ime është që LS ka një plan me partitë opozitare për të ndryshuar verdiktin demokratik të qytetarëve

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosej, Agon Batusha.

Si fillim, tha se çdo parti që certifikohet nga KQZ ka të drejtë të jetë pjesë e zgjedhjeve, por që në rastin e Listës Serbe, kjo e fundit është koordinuar politikisht me Serbinë.

Image
Agon Batusha

“Është e drejtë e secilit subjekt politik të certifikuar nga KQZ që të marrë pjesë në zgjedhje.

Natyrisht, pjesëmarrja e LS në zgjedhjet parlamentare dhe bojkotimi i atyre lokale, shihet qartazi që është i koordinuar politikisht me Beogradin zyrtar”.

Po ashtu, deputeti i LVV-së beson që Lista Serbe ka edhe një plan me partitë opozitare të Kosovës, për të cilin dha detaje më të hollësishme.

“Bindja ime është që LS ka një plan me partitë opozitare për të ndryshuar verdiktin demokratik të qytetarëve dhe të përsërisin skenarin pandemik 2020, për të marrë pushtetin në mënyrë anti-demokratike.

Kam thënë dhe e përsërisë që opozita mundet me bo qeverinë vetëm me mbështetjen e LS. Andaj, ky është edhe qëllimi i pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje”, përfundoi Agon Batusha për “Bota sot”.

Qarri: Vuçiq po e detyron dorën e vet të zgjatur në Kosovë, të ashtuquajturën “Listë serbe” që të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurti

Kurse, analisti politik, Gani Qarri vendimin për pjesëmarrjen e Listës Serbe e ndërlidh me zhvillimet e fundit në veri, në pjesën në të cilën qeveria Kurti ka shtrirë sovranitetin.

Për këtë, tha se Vuçiq është alarmuar dhe i ka dhënë direktiva LS-së që të marrë pjesë në zgjedhje, me qëllim që këtë parti bandë, ta fus përsëri si pykë ndarëse, ndërmjet qytetarëve serbë dhe institucioneve të shtetit të Kosovës.

Image
Gani Qarri

“Qeveria aktuale e Kosovës, e cila shkaku i neglizhimit permanent nga udhëheqësit e inkriminuar të qeverive të kaluara, që në vend të vendosjes së rendit e të ligjit, për shkak të profiteve të veta, ishin të interesuara për zhvillimin e kontrabandës dhe forcimin e kooketimit me kriminelët serb të veriut, si Millan Radoiçiqi, Zvonko Veselinoviq etj, në fillim të marrjes së mandatit, veriun e vendit tonë, e gjeti me vetëm 1 zyrë për ruajtjen e kufirit me Serbinë, kurse brenda mandatit të parë të saj, ajo përkundër të gjitha pengesave dhe vështirësive e ngriti atë në 9 sosh, duke vendosur pjesëtarët më të përkushtuar të mbrojtjes së shtetit dhe shtrirjes së rendit e të ligjit, si dhe rritur forcimin e kapaciteteve ligjzbatuese për përballimin me sukses të çdo sfide, siç dëshmoi edhe rasti i mposhtjes me sukses të agresionit terrorist serb, të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjë të Zveçanit.

Ndaj Vuçiq & Co të alarmuar se dorëheqjet e porositura të paradyviteve, nga vet ai, të policëve dhe të ashtuquajturës "listë serbe" nga institucionet e Republikës së Kosovës, kanë ndikuar në mënyrë shumë pozitive për rivendosjen e rendit e të ligjit, shtrirjen e plotë të shtetësisë dhe mbrojtjen me sukses të sovranitetit shtetëror e territorial të Republikës së Kosovës në veri të vendit, me shpresën se kryetarët e komunave në veri, do t’i emërojë nga radhët e “listës serbe", me të cilët do të përpiqet ta ndërpresë apo dëmtojë suksesin e shtetit të Kosovës në veri, ai tani po detyron dorën e vet të zgjatur në Kosovë, të ashtuquajturën "Listë serbe" që pas dy viteve, të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, në mënyrë që këtë parti bandë dhe kontroverse, ta fus përsëri si pykë ndarëse, ndërmjet qytetarëve të minoritetit serb dhe institucioneve të shtetit të Kosovës”.

“Elek e ka nisur ‘brutalisht’ akoma pa filluar fushata parazgjedhore”

Krahas kësaj, Qarri në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” komentoi edhe deklaratën e Ellek, ku ttha se ky i fundi ka nisur propagandën akoma pa filluar fushata parazgjedhore.

“Kështu që me bindjen se mund parandalojë vazhdimësinë e sukseseve të Qeverisë së Kosovës në veri, ku pas çlirimit të tyre nga bandat kriminale dhe katrahura terroristo-mafioze e organizatave terroriste serbe, të Milan Radoiçiqit edhe qytetarët e pakicës serbe, kanë thelluar bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, siç e dëshmon edhe zbulimi i vazhdueshëm i vendfshehjeve të armatimit, municionit dhe uniformave ushtarake të Serbisë deri në rastet e pak ditëve më parë. Kreu i të ashtuquajturës "listë serbe, Zlatan Elek, përkundër mospjesëmarrjeve të mëparme, në votimet lokale, tani deklaron se partia që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet nacionale të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025 në Kosovë.

Madje propagandën e tij, ala-serbe, Elek e ka nisur "brutalisht" akoma pa filluar fushata parazgjedhore, duke propaganduar se më 9 shkurt do të shkojnë në zgjedhje dhe do t’i fitojnë të 10 mandatet në Kuvend, njëjtë si dikur në kohërat e kaluara, kur kryekriminelët e të ashtuquajturës" listë serbe", si kryeterroristi Millan Radoiçiq, që ishin në kryesi të kësaj liste, jo vetëm kooketonin, por bashkë me politikbërësit e qeverive të inkriminuara, e kishin kthyer veriun në oazë të kontrabandës e krimit të organizuar, dhe priteshin me nderime nga presidenti e kryeministri në zyrat shtetërore”, nënvizoi ai.

Në fund, analisti potencoi planin që ka Vuçiq me Listën Serbe, të cilët sipas tij, pas zgjedhjeve parlamentare, do synojnë të rikthejnë përsëri ndikimin tek serbët lokal, dhe të ristartojë rigrupimin e terroristëve serb në veri të vendit.

“Për aq më tepër, duke shpresuar se pas zgjedhjeve të reja, do të ndryshojë qeverisja dhe e ashtuquajtura "Listë serbe" do t’i emërojë kryetarët e komunave në veri nga radhët e saj, duke hy serish në koalicion me partitë e inkriminuara, Ellek e sheh pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhje" edhe si prezervativ, për prishjen e balancave akltuale politike dhe pengimin e vazhdimit të qeverisjes së Kosovës nga Albin Kurti, katapultimin e opozitës pas datës 9 shkurt 2025, në pushtet, pamundësimin e ruajtjes së rendit e të ligjit në veri dhe rikthimin e gjendjes së dikurshme kaotike atje, me dominimin e serishëm të bandave kriminale serbe!

Andaj duke qenë se me ruajtjen me sukses të zonës kufitare, mbylljen e rrugëve ilegale, parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e lirisë së qytetarëve dhe rendit e qetësisë publike edhe në veri si në gjithë territorin, nga Qeveria aktuale e Kosovës, Vuçiq dhe bandat kriminale e terroriste serbe, kanë humbur jo vetëm ndikimin por gati edhe lidhjet e "forta" që kishin deri para pak kohësh, përmes grupeve kriminale dhe organizatave terroriste serbe si të ashtuquajturat "brigada e veriut" dhe "mbrojtja territoriale, të cilat shteti i Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste, ka ndaluar me ligj veprimtarinë e tyre dhe ka dëbuar kriminelët dhe terroristët serb në Serbi, plani i Vuçiqit është që përmes pjesëmarrjes së të ashtuquajturës "listë serbe" në zgjedhje dhe riaktivizimit të saj, në politikën kosovare, ta rikthej përsëri ndikimin tek serbët lokal, dhe të ristartojë rigrupimin e terroristëve serb në veri të Kosovës, për shkaktimin e problemeve të reja dhe paraqitjen e kësaj pjese, si të pamundur për tu qeverisur nga Kosova”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat