Në veri Policia e Kosovës po lufton grupet kriminale, dhe ditët e fundit atje ka gjetur armatim dhe paisje të ndryshme.
Kurse, sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar nga veriu i vendit se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor të ri në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.
Ai ka thënë se aty do të shërbejë policia kufitare.
Eksperti i siguruisë, Drizan Shala në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kjo është për t’u mirëpritur dhe kontribon në ofrimin dhe sigurinë në vend.
Sipas tij, masat mbrojtëse, stacionet dhe nënstacionet kanë impakt të mirë për sigurinë.
“Investimet në infrastrukturë për institucionin e sigurisë në vend është e mirëpritur dhe bazohet në analizën e saj strategjike të mbulueshmërisë për një rajon të caktuar e cila kontribon në ofrimin dhe sigurinë e vendit.
Përgjatë vijave kufitare aty ku mund të konstatohet që duhet të kemi stacione dhe nënstacione policore është gjithmonë një tregues të kujdesit të institucioneve të sigurisë për atë territor dhe popullatë.
Pra, masat preventive janë këto stacione dhe nënstacione dhe që do të kenë impakt të mirë në sigurinë e RKS”, deklaron eksperti Shala.