Avokati shqiptar me parashikimin e fuqishëm për Serbinë/ I jep lajmin e keq për takimin e radhës me Kosovën – ja çfarë e pret!

Politika

Avokati shqiptar me parashikimin e fuqishëm për Serbinë/ I jep lajmin e keq për takimin e radhës me Kosovën – ja çfarë e pret!

Nga: M.Haziri Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 15:04
Spartak Ngjela

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq do të mbahet në muajin dhjetor.

Ai në një postim në llogarinë e tij në facebook ka treguar se dy javët e fundit kanë qenë produktive vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris.

Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay dhe gjetkë, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, shkruan ai.

Ndërsa minuta më parë u bë me dije që takimi i radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel do të zhvillohet më 17 dhjetor dhe kjo është konfirmuar edhe nga zyra e zv/kryeministrit Besnik Bislimi.

Kujtojmë që takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt në fund të tetorit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai shprehet skeptik që ky takim i radhës mund të sjellë ndonjë gjë të re.

Sipas tij, Lajçak nuk do të mund të sjellë ndonjë ndryshim nga këto bisedime pasi nuk kanë as forcë juridike.

Asgjë nuk mund të pritet, sepse Kosova e ka garantuar pavarësinë e saj me votimin në Këshillin e Sigurimit, dhe territori i saj juridikisht është territori i Kosovës kur ajo ka qenë Krahina Auronome që në kohën e kushtetutës se fundit të ish Jugosllavisë.

Lajçak e ca, lodhen kot, se nuk kanë forcë juridike”, u shpreh ai.

Më tej, avokati përmend edhe përzgjedhjen e Trump duke thënë që i njejti nuk do të bëjë asgjë në favor të Serbisë.

Madje çështja e Kosovës ka ecur me njohjen e pavarësisë nga mbi 100 shtete.

Serbët janë hedhur në një sulm banal se e kanë shpresën e presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump.

Asgjë nuk bëjnë dot.

Garancia e Kosovës qëndron në Uashington”, përfundoi Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat