“Jeta e Albin Kurtit është në rrezik nga...”, “alarmon” ish- agjenti i SHIK-ut, tregon mënyrat...

Politika

“Jeta e Albin Kurtit është në rrezik nga...”, “alarmon” ish- agjenti i SHIK-ut, tregon mënyrat...

Nga: N.E Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 19:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Prek Kodra është në listën e 21 masave të sigurisë të lëshuara nga SPAK, por emri i tij është ekspozuar më herët në operacionin “Metamorfoza” si një individ me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gazetari Eni Ferhati kishte shpjeguar të hënën në studion e “Opinion” më shumë sa i takon këtij personazhi të botës së krimit.

“Personazh që kishte marrë porosi dhe kishte siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer disa vrasje në operacionin “Metamorfoza”. U ekspozua dhe gjatë një e-maili që na u dha prej iranianëve ku flitej si një njohës i mirë i armëve të gjata, i dyshuar si snajperist dhe që do bënte atentat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti”, ka thënë Ferhati.

Përpos këtyre, Prek Kodra është edhe autor i dyshuar për atentatin ndaj Ardjan Çapjas. Ky i fundit është dënuar me burg përjetë me vendim të formës së prerë.

“Nëse e mbani mend nga Kodra e Krastës, në atë kohë shënjestra i shpëtoi atentati dhe autori i dyshuar ishte pikërisht Prek Kodra i cili ishte kontraktuar nga kjo organizatë kriminale në Elbasan për të eliminuar kundërshtarin e tyre.”

Sipas gazetarit, operacioni i fundit i SPAK është i pari i këtyre përmasave.

“Nga trafiku i lëndëve narkotike prej Amerikës Latine, pastrim parash, vrasje, atentate dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasje, janë akuzat ndaj personave në listë”, ka deklaruar ai.

Ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se kryeministri Albin Kurti u ka prishur pazaret e mëdha.Ai përmend arsyet pse Kurti nuk dëshirohet.

“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti me qeverinë e tij kanë prishur pazare të mëdha, që nga ndarja e Kosovës, deri te krimi i organizuar, kjo qeveri ktheu veriun e Kosovës nën sovranitet shtetëror të Kosovës, edhe pse veriun nga qershori i vitit i 1999 e sundonte ushtria dhe shërbimi sekret i Francës dhe Serbia përmes policisë sekrete dhe të bandave e kriminelëve serbë që veriun e kanë shndërruar në El Dorado, parajsë të kriminelëve të drogës, kontrabandës, vrasjeve, prostitucionit, tregtisë me emigrantët dhe studio të shërbimeve sekrete që kanë qëndrim armiqësor ndaj shtetit të Kosovës. Strukturat serbe të sigurisë në veri ishin lejuar nga vetë ndërkombëtarët të ashtuquajturit “miqtë tanë””, shprehet Miftari.

Image
Ish- agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari

Albin Kurti është në rrezik për jetën, thotë Miftari, gjersa shton se ai ka prishur pazaret të pista të shteteve armiqësore e pazaret të politikanëve tradhtarë e të korruptuar të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë.

“Paramendojeni disa shqiptarë ditës ishin patriota e disa heronj të gjallë e gjeneralë të vetëshpallur të luftës së UÇK-së, kurse natës i dërgonin strukturave paralele serbe Veseloviçit, Radojçiqit, i dërgonin beton e material ndërtimor që ta ndanin urën e Mitrovicës, ta ndanin veriun e Kosovës me benda dhe ndërtonin natës lagje të tëra që ilegalisht me para të Beogradit që shteti serb po i ndërtonte në veriun e Kosovës, ku sillte edhe refugjatë serbë problematik nga Kina e Bosnja për ta ndryshuar strukturën etnike në favor të Serbisë. Dhe nafta, benzini, vaji industrial, drogë, cigare, alkool, kafe, armë, prostituta, ushqime, teknika të bardhë me me dekada futeshin ilegalisht në Kosovë me ndihmën e policisë, doganës dhe politikanëve të Beogradit dhe Prishtinës dhe të ndërkombëtarëve që secili përfitoi dhjetëra e qindra miliona nga krimi i organizuar, prandaj sot dhe sidomos në ditët e ardhshëm Albin Kurti është në rrezik edhe për jetën e tij. Kjo pasi ai ka prishur pazare të mëdha që ishin në dëm të Kosovës, pazare të pista të shteteve armiqësore e pazare të politikanëve tradhtarë e të korruptuar të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë”, shprehet Miftari.

Sipas tij, rreziku më i madh i kryeministrit të Kosovës vjen nga mundësia e helmimit të tij ose një atentat përmes ndonjë droni vetëvrasës i dirigjuar nga dhjetëra e qindra kilometra larg.

“Dhe sulmet, progagandat, lajmet e rreme të koordinuara nga Serbia, nga opozita e korruptuar e Kosovës dhe disa zyrtarëve ndërkombëtar pro serb, sulmet e planet etiketimet mbi tokë si planet e nëntokës kundër Albin Kurtit janë të pritshme edhe në të ardhmen. Kjo pasi armiqtë e kryeministrit përveç Beogradit zyrtar janë edhe opozitarët e korruptuar e të shitur shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia që tentojnë ta ndajnë Kosovën, kuptohet armiqtë të kryeministrit tonë janë grenellistat, e dhëndurët serbë dhe krimi i organizuar e kontrabandës janë kundër Albin Kurtit dhe nuk habitem nëse do të ketë plane për ta vrarë me snajper, as plane për ta helmuar, as plane kur publikisht dosti i Hashim Thaçit e Sami Lushtakut joshte publikisht policët e Kosovës që ruajnë kryeministrin që t’i bënin atentat ta vrasin. Nuk do të ishte befasi edhe nëse e vrasin kryeministrin Albin Kurti, pasi pothuajse gjithë heronj tanë kombëtarë gjatë krejt historisë si Hasan Prishtina, Avni Rrustemi etj., janë vrarë nga dora tradhtare e të paguar nga armiqtë e popullit shqiptar, ne nuk kemi ndryshuar si popull as sot. Sipas mendimit tim, rreziku më i madh i kryeministrit të Kosovës vjen nga mundësia e helmimit të tij ose një atentat përmes ndonjë droni vetëvrasës i dirigjuar nga dhjetëra e qindra kilometra larg”, përfundon ish- agjenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat