“Përplasjet” në krye të shtetit, Zeqiraj: ‘Lista GUXO’ kishte mision kombëtar largimin e pushtetit kriminal të PAN-it, tash LDK-ja...

Politika

“Përplasjet” në krye të shtetit, Zeqiraj: ‘Lista GUXO’ kishte mision kombëtar largimin e pushtetit kriminal të PAN-it, tash LDK-ja...

Nga: M.Lakna Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 19:06
Faton Peci, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla

Kishte shumë kohë që përflitej se Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk i kan raportet si në fillim kur u bënë bashkë kundër të keqes politike që kishte “mbërthyer” vendin gjatë 20 viteve të pasluftës. Anën e kryeministrit Kurti flitej e shihej qartë që e mbante edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla me të cilën Osmani e kishte themeluar Listën Guxo.

Përçarja u vërtetua javës që shkoi me adresimin vjetor të Presidentes Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Aty presidentja nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë rreth raporteve me aleatët dhe mbi të gjitha nuk u përshëndet as me Kurtin as me Gërvallën.

Pas këtyre zhvillimeve u tha se edhe një pjesë e deputetëve dhe anëtarësisë së Listës GUXO mund të rikthehen në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndonëse deri tash nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Për situatën e krijuar, gazeta “Bota sot” ka biseduar me anëtarin e hershëm të LDK-së dhe veprimtarin e shquar të diasporës, z. Idriz Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai ka deklaruar se këto ndryshime janë të domososhme dhe një gjë e tillë u pa edhe në vizin 2021.

“"Ku ka zë, nuk është pa gjë",- thotë një urtësi popullore. Vërtet, po pëshpëritet për disa lëvizje, jo vetëm të deputetëve të LVV, por edhe të një pjese të anëtarësisë të Listës -GUXO-. Dhe, pëshpërimat u paraprijnë zërave, veprimeve. Ndonjëherë ndryshimi është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i domosdoshëm. I tillë ishte -ndryshimi- në zgjedhjet e shkurtit 2021.

Komandantët e koalicionuar në PAN ", e kishin mbushur kupën", zullumi ishte trashur, duke e mbajtur pushtetin me ndihmën e Isa Mustafës dhe të rrethit të tij vicioz, pa përfillur kundërshtinë e elektoratit, anëtarësisë, Këshillit të Përgjithshëm, Grupit të deputetëve, madje as të vetë Kryesisë të LDK-së. Dhe, megjithatë, të gjitha këto pazare të pista, me PAN-in, përgjakës i partisë së Rugovës dhe Kosovën, bëheshin falsifikueshëm, në emër të LDK-së!? Vrasje dhe zhvatjet të pasurive të brezave shqiptarë, deri në rrënim të Kosovës, janë vepra ekskluzive të komandantëve PAN-istë. Me kot mburrën me ndërtimin e infrastrukturës, rrugëve dhe autostradave, sepse ato janë nga shitjet abuzive të gjithçkaje të trashëguar si dhe ndihmat shumë miliardshe nga shtetet e industrializuara perëndimore. Gjermania edhe sot pyesin "ku mbetën 5 (pesë) miliardët e dhuruara Kosovës?!”, ka rikujtuar Zeqiraj.

Sipas tij, lëvizjet partiake në vendet demokratike, bazohen në ngritjen e mirëqenies, me punën që bëjnë partitë, respekektivisht, qeveritë në pushtet, ndërsa në Kosovë, por edhe në Ballkanin e vonuar në pluralizëm, anëtarësia më shumë është militante, e lidhur me partinë dhe kryetarin e saj, se sa me logjikën e rritjes ekonomike, mirëqenien e qytetarëve.

14 shkurti i ndryshimeve të mëdha

Ai ka kujtuar lëvizjet e bëra në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 duke theksuar se të njëjtat kishin rrjedhë logjike pasi për herë të parë është anashkaluar militantizmi partiak, për ta bërë me çdo çmim ndryshimin.

“Të prirë nga Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, mijëra anëtarë nga LDK-ja dhe PAN-i, votuan Lëvizjen Vetëvendosje. Edhe pse anatemimi skajor, i padrejtë e paushall, ndaj dy bijave krenare të Kosovës, Vjosës dhe Donikës, nisma e tyre ishte plotësisht e drejtë, ngaqë "komandantët" e kriminalizuar duhet dhënë llogari, për të bëmat e tyre kriminale dhe assesi të jenë në pushtet.

II. Çdo ndarje partiake rrezikon, në mos shpërbërjen, zvogëlimin, gjithsesi. Ndarja brenda një subjekti politik, dëmton partinë. Nëse nuk arrin masën e shpërbërjes, të paktën, zvogëlimi i partisë bëhet. Përjashtim ka bërë largimi nga LVV i zhurmaxhiut Dardan Molliqaj, me grupin e tij prej 12 deputetësh, duke mos fituar asnjëri prej tyre në zgjedhjet pasuese. Sepse ndarja nuk kishte motiv, programi i Molliqaj, me shokë, ishte dhe vazhdon të jetë regresiv, i majtizmit demode stalinist”, ka thënë ai.

Më tej, Zeqiraj ka rikujtuar se të gjitha ndarjet nga LDK-ja, kanë dështuar deri në shuarje dhe se vetëm Lista GUXO kishte një mision ndryshe.

“Megallomania Edita Tahiri; kontraversi Bujar Bukoshi; inatçiu Nexhat Daci. Për ndryshim nga ndarjet e cituara, Lista -Guxo- kishte një mision ndryshe, ishte, thellësisht, në të mirë të Kosovës, sepse shteti ishte kapur nga komandantët e kriminalizuar me vrasje politike, hajni zyrtare, haraç masiv. Ndërsa klani i Isa Mustafës, në koalicion me ata, u mundësonte komandantëve vazhdimin e pushtetit provokativ, cinik dhe kriminal.

Lista ose partiza -GUX O-, krijesë e Vjosa Osmanit, Donikë Gërvalla dhe Faton Pecit, pavarësisht mbijetesës apo shuarjes, me guximin qytetar, intelektual e kombëtar, kishte misionin e shenjtë dhe fisnik, ndërprerjen e pushtetit super-kriminal të PAN-it dhe të individëve jashtë tij, të cilët, paradoksalisht e trupërisht, i mbanin në pushtet partitë-banda: PDK, AAK dhe NISMA. Pra, partia -GUXO- dhe LVV, me largimin e tyre nga pushteti vrastar e hajnor të PAN-it, realizoi një mision kombëtar e fisnik - njëherësh. Pavarësisht nëse vazhdojnë bashkëpunimin politik me LVV, ose kthehet në bazën e saj LDK-e të reformuar me lidership, pjesërisht, të ri-përtërirë, pozitiviteti i këtij subjekti është dëshmuar, sepse i shporri bandat nga qeverisja kriminale”, ka nënvizuar ai.

Megjithatë, veprimtari Zeqiraj thekson se binomi Vjosa-Donika, me shokë e shoqe, janë dhe mbetën shembull, model i guximit qytetar e intelektual, për demokraci dhe kundër servilizmit qyqar politik.

Më tej ai ka folur edhe për situatën në LDK duke thënë se anëtarësia e partisë prisnin nga Lidershipi i ri analizën e humbjeve serike dhe distancimin emëror të ish-klanit drejtues.

“Akumulimi shumëvjeçarë i konformizmit partiak, nga frika e përçarjes, ndarjes, ka shmangur analizën, duke u lënë mundësinë shkaktarëve të vet-korrigjohen. Vullnetin e mirë, butësinë e Lidershipit të ri, disa klanorë mëkatarë, po e keqpërdorin vrazhdësisht, duke u bërë palë me opozitën destruktive PAN-iste, herë haptazi dhe më shumë fshehurazi, si kolonë e pestë brenda partisë. Prandaj, pas çdo stërkeqje të partisë, është i domosdoshëm debati dhe analiza serioze. Kjo do të ishte profilaksia më e mirë, për parandalimin e fundosjes të partisë.

III. Pas ndëshkimit meritor, që i bëri anëtarësia dhe elektorati Isa Mustafës dhe klanit të tij brenda Kryesisë dhe kurrë LDK-së, Lidershipi i ri, i prirë nga Profesor Lumir Abdixhiku, i dalë nga Kuvendi i 10-të i jashtëzakonshëm, ngjalli shpresën e ndryshimit. Zgjedhjet lokale që i pasuan ato parlamentare, ndodhën kur LDK-ja kishte nismuar reformat. Lidershipi i ri kishte lënë zyrat dhe filloi bashkëbisedimin me anëtarësinë, elektoratin e partisë, përfshirë edhe "dezertorët", madje edhe popullin. Rezultati ishte i pritshëm dhe LDK-së iu kthyen tej 120 mijë votues, shtesë e kuotës, krahasuar me zgjedhjet paraprake qendrore. Besimi është lëndorë, faktik në kryetarin e ri dhe ekipin e tij”, është shprehur ai.

Për Idriz Zeqirajn, parafushata është premtuese, për ri ngritjen e LDK-së.

“Prurjet dhe kthimet individuale, ndoca kuadro e deputetë veç kanë ndodhur. Deputeti Ekrem Mustafa, nga Lista -GUXO-, ka hedhur idenë se "pritën lëvizje të reja", duke aluduar për "mundësinë e kthimit të një pjese të Listës -Guxo-, të rikthehen në shtëpinë amë- LDK-e". Megjithëse rezervohet për të dhënë ndonjë informacion konkret, madje as emra nuk jep. Kështu mendon edhe një aktivist i Listës -GUXO-, Balton Dërguti.

Krejt ndryshe nga largimet e më hershme, sidomos grupet minore, që provuan ta sfidonin Presidentin Rugova, apo të mëvonshme që lakmuan ta pasonin atë largimet masive të 2021-ës, kishin mendim fisnik, për ta bërë ndryshimin, pasi uzurpuesit e partisë së Rugovës, si patericë e PAN-it, rrënues të Kosovës, rrezikonin seriozisht shuarjen e LDK-së!”, ka nënvizuar Zeqiraj.

Sipas tij, lidershipet e kaluara të LDK-së, pas Rugovës, të rikthyerit individual apo gruporë, i kanë trajtuar si dezertorë, armiq, siç i trajtonte filosllavi Enver Hoxha, armiqtë e klasës.

Ata i mbanin larg çdo strukture partiake, sikur ata të ishin të infektuar me sëmundjen e leprozës. Ndërkohë që anëtarësia e LDK-së dhe kuadrot e frymës rugoviane mendonin ndryshe, donin t`i afronin, sepse njihnin kontributin e tyre ndër vite dhe kishin mirëkuptim për arsyen e largimit, ashtu edhe të kthimit.

Po shembulloj me qëndrimin parimor dhe të guximshëm të një këshilltari të lartë politik, i cili nuk u pajtua me trajtimin e të kthyerve ose që ishin të gatshëm të bëhen sërishmi pjesë e LDK-së. Pa përfillur eprorin, të cilin e këshillonte, reagoi se "duhet një qasje ndryshe për të gjithë ata që duan të kthehen në partinë amë dhe jo të akuzohen pse janë larguar". Shefi i tij mori masën ekstreme të largimit nga puna këshilluese. Ai është krijues dhe botues i suksesshëm, tashmë, ambasador në Vatikan”, ka nënvizuar Zeqiraj/ Vijon nesër...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat