Sulmi në Zubin Potok/ Halimi zbërthen arsyet e këtij akti terrorist – përmend hapin e radhës që Vuçiq mund ta bëjë!

Politika

Sulmi në Zubin Potok/ Halimi zbërthen arsyet e këtij akti terrorist – përmend hapin e radhës që Vuçiq mund ta bëjë!

Nga: M.Haziri Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 22:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmja e djeshme është shoqëruar me një sulm terrorist nga serbët në Zubin Potok.

E gjatë ditës së sotme autoritetet e Kosovës i kanë arrestuar tetë të dyshuar dhe kanë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë të shtunën në lidhje me një shpërthim në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, njoftoi ministri i Brendshëm i Kosovës.

Shpërthimi mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare ta akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Armend Halimi inga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Ai thotë se Serbia është një shtet i pandëshkruar për krimet e luftës dhe kjo sjellë pasoja.

Image
Armend Halimi

Gjithashtu Halimi thekson që një Vuçiq, sjellë për pasojë pandryshushmëri të Serbisë.

“Siç kam thënë gjithëherë, një Serbi e padisiplinuar (e pandëshkuar) për krimet e luftës, ka sjellë për pasojë një pushtet në vazhdimësi me njerëzit të Milloshit, Vuçiqin.

Një Vuçiq, sjellë për pasojë pandryshushmëri të Serbisë. Një Serbi e njëjtë e viteve të 90-ta, ka sjellë destabilizim në rajon e rrezik agresioni ndaj Kosovës.

Për pasojë përveç asaj çka pamë për 22 vite në veri të vendit, pastaj edhe sulmin terrorist në Bajnskë. Mos ndëshkimi i tij, pastaj sulmet e tjera si ai mbrëmshëm”, u shpreh ai.

Më tej, Halimi thekson që për këto veprime të Serbisë në mënyrë indirekte janë edhe bashkësia ndërkombëtare pasi nuk e kanë ndëshkuar asnjëhere.

Duke nënvizuar ai shton se Serbia nuk ka guximin akoma për sulm të hapur, do të provoj me këso sulme terroriste, për çka duhet të kemi kujdes në infrastrukturë kritike.

Por, në krejt këtë, bashkëfajtor njëfare mënyre me Serbinë janë indirekt bashkësia ndërkombëtare,.

Prandaj, kemi theksuar, se Kosova duhet palëkundër të luftoj krejt këtë, pa përjashtuar edhe oponentët e brendshëm të Serbisë.

Duke qenë se Serbia nuk ka guximin akoma për sulm të hapur, do të provoj me këso sulme terroriste, për çka duhet të kemi kujdes në infrastrukturë kritike (asete me interes nacional), tubime publike, objekte shkollore, kulte fetare, etj”, përfundoi Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat