Tha se “Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiqi e Putini”, analistët i kundërpërgjigjen ashpër Haradinajt

Politika

Tha se “Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiqi e Putini”, analistët i kundërpërgjigjen ashpër Haradinajt

P.R. Nga P.R. Më 1 dhjetor 2024 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti, Ramush Haradinaj, nuk po i ndal sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Së fundi, në vazhdën e akuzave, Haradinaj ka thënë se  ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’.

“Kurti për Kosovën është më serb se Vuçiq edhe se Putini. Ky njeri ka punuar intenzivisht me kriju mosbesim mes popullit të vet dhe Amerikës, ka ushqy fushata denigruese ndaj Amerikës e zyrtarëve të tyre. Na ka larguar nga NATO, ka shku aq larg sa ka krijuar një mosbesim edhe me KFOR’in. Të gjitha këto pastër agjendë serbe-ruse. 24 mars 99, kur Amerika me NATO-n e kanë sulmu Serbinë dhe caqet serbe, kushdo që e largon Kosovën nga porosia e asaj dite, ai vetëm mund ta ketë emrin shqiptar. Por punët është ka i bën për Serbi e për Rusi”, deklaroi Haradinaj.

E këto akuza të vazhdueshme të Haradinajt po kritikohen dhe po kundërshtohen ashpër nga analistë dhe njohës të skenës politike. Sipas tyre, nga paniku i fitores së Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit, Haradinaj tashme po shkon drejt humnerës politike, duke e quar AAK-në drejt rrënimit si parti politike.

Akuzat "banale" të Haradinajt

Image
Faton Mehmeti

Analisti Faton Mehmeti thotë për gazetën “Bota sot”, se akuzat e Haradinajt vijnë si rezultat se Kurti i ndali luksin për ish pushtetarët, përfshirë edhe Haradinajn.

“Nuk më befason asgjë çfarë thotë Ramushi, siç thotë populli kur " humb malli humb edhe koka", e tani që ‘s’ka luks, tenderë e pushtet është tërbuar Haradinaj. Akuza të tilla pa asnjë bazë vetën sa e forcojnë Albinin, derisa AAK shkon drejt rrënimit”, shprehet Mehmeti.

Ai i quan banale akuzat dhe sulmet e Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti, pikërisht tani kur Kosova po përballet me sulme të vazhdueshme nga ana e Serbisë.

“Duke e ditur se e ka të vështirë të kalojë pragun është tërbuar e po bën koalicione me të tjerët vetëm që mos të mbetët jashtë kuvendit. Në njërën anën është për të ardhur keq në çfarë niveli ka rënë z. Haradinaj, njeriu që sikur mos të hynte në politikë do kishte respektin që sot nuk e ka. Aq banale janë akuzat e tij sa nuk ia vlen as te merremi me ato, thjeshtë mungesa e pushteti po i mungesë arsye liderit të AAK”, thekson Mehmeti.

Ndryshimi i Haradinajt

Image
Gani Qarri

Kurse analisti Gani Qarri deklaron se që nga arrestimi në Paris, Ramush Haradinaj ka ndryshuar krejtësisht.

Nga arrestimi i Ramush Haradinajt më 4 janar 2017 në pjesën franceze të Aeroportit të përbashkët ndërkombëtar në Basel-Mulhouse, me kërkesën e Serbisë, nga Policia franceze, ky njeri ka ndryshuar tërësisht dhe përveç pajtimit për faljen e 8300 hektarëve tokë autoktone të Kosovës, Malit të Zi, i cili deri atëherë ishte me këmbëngulje "kundër" ai ndoshta i ligështuar nga kërcënimet e gjykatës franceze se "do" të ekstradohej për gjykim në Serbi, mund të ketë marrë detyrime, që pas faljes së Çakorrit, Zhlebit dhe Kullës, Malit të Zi, ti bëjë koncesione edhe më të mëdha jo vetëm tokësore por dhe ligjore e kushtetuese edhe Serbisë dhe kriminelëve serb të veriut, si Radoiçiqi me shokë, për tu liruar nga arresti në Francë”, deklaron Qarri.

Ashtu si Mehmeti, edhe Qarri thotë se frika e humbjes dhe mos kalimit të pragut zgjedhor më 9 shkurt, e ka ‘çmendur’ Haradinajn.

“Kështu që fitorja e Albin Kurtit edhe për një mandat tjetër, si dhe rënia e AAK-së nën pragun zgjedhor, siç edhe pritet të ndodhë me 9 shkurt 2025, do t`ia prishte të gjitha planet dhe humbiste përjetësisht mundësinë, për përmbushjen e lëshimeve ndaj Serbisë, të cilat mund ti ketë marrë përsipër, me dokumente të nënshkruara në Francë, dhe tani nga frika se ato mund të publikohen për opinion, o ka filluar ta humb ekuilibrin mendor, apo dhe vuan fort nga sëmundje të pa njohura psikike, që mund të shkaktohen nën vuajtje të tilla të rënda”, shprehet Qarri, i cili madje kërkon që Haradinajt t’i bëhen edhe kontrolle mjekësore.

“Andaj para se të merret me fjalët e tij, shteti e ka për detyrë, që urgjentisht ti bëjë një kontroll të detajuar shëndetësore dhe nëse është duke shpifur, të dërgohet në mbajtje dhe kontrollohet me mbikëqyrje 24 orëshe-policore, në të kundërtën, nëse konstatohet se vuan nga sëmundje psikike, të dërgohet menjëherë dhe pa vonesë, në klinikat për rehabilitim, ngase fjalori i tij, vërtet ka kaluar çdo kontroll të lejuar dhe ka filluar të bëhet kontaminues dhe i rrezikshëm edhe për publikun. Në fakt pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia, së paku mendohej, apo  thënë realisht edhe dëshirohej dhe kishte shumë shpresë e vullnet nga qytetarët e shumëvuajtur të këtij vendi, për një fillim të ri, jetë të qetë, pa brenga dhe të begatë në Kosovën e çliruar nga okupimi serb, shpresë të cilën Ramushat, Hashimat, Limaj me shokë, etj e vranë dhe plandosën për tokë, veçanërisht me moszbardhjen e qindra vrasjeve dhe plagosjeve të pasluftës, autorët e të cilave, tash e një çerek shekulli, po ruhen me konspiracion të thellë, që të mos dihen nga familjarët, opinioni dhe qytetarët e Kosovës”, nënvizon Qarri për “Bota sot”.

“Pra me ardhjen e gangsterëve në udhëheqjen e partive të inkriminuara dhe në krye të shtetit të Kosovës, si Thaçi, Ramushi, Limaj etj, politika shkurtë-pamëse, servile dhe e orientuar në hajni e vjedhje dhe pasurim pa kushte e super të shpejtë, karrierizëm oportunist e deri te akuzimet për likuidim të konkurrentëve politik, shkaktojë jo vetëm huti, por edhe pezëm të madh tek qytetarët të cilët ende pa harruar përjetimet e rënda nga okupimi gjenocidial serb, ranë në dëshpërim dhe zhgënjim total me këta njerëz, ndaj kjo dhe kontribuoi që Albin Kurti ti fitonte mbi 50% të votave, për ndryshimin e katrahurës që për më tepër se dy dekada shkaktuan dhe lan pas këta musketarë donkishotesk”, shton analisti Qarri. 

Më tej, Qarri e quan “pervers” fjalorin e Haradinajt kundrejt kryeministrit Kurti.

“Duke i pasur të gjitha këto parasysh, nuk habit edhe fjalori pervers dhe i pa dokumentuar, asnjëherë dhe me asnjë argument i Liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ndaj kryeministrit Albin Kurti, madje duke gënjyer publikisht se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini, fjalë me të cilat Haradinaj, më së shumti po e dëmton veten, ngase populli i këtij vendi nuk ka harruar, dhe e di fort mirë, se mbi dhjetëmijë hektar tokë autoktone të Kosovës, nuk i ka fal Albin Kurti, por Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi me shokë, të cilët aranzhuan me vepra, avantura politike dhe keqpërdorimi të parave të popullit, duke kërkuar në konferenca e takime ndërkombëtare dhe paguar edhe firma të huaja për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste.

Se si dhe çfarë ka punuar Albin Kurti për Kosovën, nuk duhet pyetur ata që falën tokat e vendit të vet, shteteve hegjemoniste fqinje, ku kampion është pikërisht Ramush Haradinaj me mbi 8300 hektarët e tokës së Kosovës, dhuruar Malit të Zi, për një qëndrim të kufizuar kohor, në karrigen e kryeministrit, njerëz të tillë janë tërësisht të pa denjë dhe me besim, plotësisht të humbur te qytetarët e Republikës së Kosovës, ndaj dhe akuzojnë fare kot, oponentët e super-suksesshëm në politikën largpamëse për shtetin e Kosovës”.

Qarri thotë se ishin pikërisht Thaçi e Haradinaj ata të cilët e kthyen veriun e Kosovës në çerdhe të strukturave kriminale serbe.

“Për Kurtin duhet pyetur qytetarët e çliruar shqiptar e serb të veriut, nga bandat kriminale dhe terroriste serbe të Millan Radojçiqit, Zvonko Veselinoviqit,  Nemanja Radivojeviqit etj, krahu i djathtë i kryeterroristit Milan Radoiçiq, i dyshuari së fundi edhe për sulmin me granatë dore në stacionin policor të Zveçanit dhe atë të kanalit të Ibër-Lepencit, të cilët bashkë me politkbërësit gangster si Thaçi, Haradinaj & Co, e kishin kthyer veriun në Oazë të kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke kooketuar edhe vet ngusht me ta, për përfitimet e veta materiale, por edhe pritur në zyrat e kryeministrit dhe të presidentit të Kosovës, krye terroristin serb me damkë, Millan Radojçiq”, shton Qarri.

Ai thotë se pas sulmit të fundit serb në kanalin e Ibër-lepencit, të gjithë politikanët duhet të dalin në mbështetje të qeverisë së Kosovës.

“Rasti më i ri terrorist në kanalin e Ibër-lepencit në veri të Kosovës, dëshmoi më së miri se kryeministri Kurti, përkundër lehjeve të gjithfarëllojshme anash, ai jo vetëm që nuk e largoi Kosovën nga aleatët, por pikërisht aleatët janë të parët, ata që dalin në mbështetje të Qeverisë Kurti dhe shtetit të Kosovës, ngase të gjitha ato, që ka ndërmarrë kjo Qeveri në mandatin e saj të parë, për shtrirjen e shtetësisë dhe vendosjen e rendit e të ligjit në veri të Kosovës, duke ndaluar edhe organizatat terroriste serbe dhe dëbuar pjesëtarët e tyre dhe kriminelët serb në Serbi, kanë dhënë rezultate të mëdha deri të pabesueshme, me të cilat kanë filluar të befasohen për të mirë edhe miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtar, ndaj dhe i ofrojnë Qeverisë Kurti mbështetje!”.

“Përndryshe fushata denigruese e qëllimkëqija dhe akte mosbesimi e futje të thikave pas shpine, ndaj Amerikës dhe shteteve tjera mike, që ndihmuan çlirimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës, kanë kryer me vetëdije dhe inskenime inkriminuese Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi & Co, duke e liruar nga aktakuza edhe kryekriminelin serb të vënë në Listën e Zezë të SHBA-ve, Millan Radojçiqi dhe detyruar policët kufitar si dhe doganierët e Kosovës, për mos kontrollimin e "mallrave" që futeshin (kontrabandë) nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, për ç` shkak komuniteti ndërkombëtar, atëbotë i pati akuzuar publikisht në raportin vjetor, udhëheqësit e Kosovës edhe për trafikim apo kontrabandim të armëve me kriminelët serb përmes kufirit Kosovë-Serbi”, shpjegon Qarri.

Për fund, Qarri thotë se 9 shkurti do ta dërgojë në pension liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Andaj as që ja vlen fare, të komentohet ky far lloj skizofrenik i diskursit politik, të Haradinajt apo edhe të humbësve tjerë të këqij, si ai, të zgjedhjeve, me gjuhë kaq të ulët fyese dhe akuza të pabazuara politike, ngase shumica e qytetarëve të Kosovës, tanimë janë bindur 100%, se rasti Haradinaj nuk është rast që meriton trajtim politik, por rast akut që kërkon urgjentisht trajtim të rrufeshëm mjekësor nga specialistë të njohur, për të kuptuar realisht gjendjen e tij të vërtetë shëndetësore dhe shpëtuar, mundësisht nga pasojat e mëtejme edhe fizike, kurse sa i takon qëndrimit të sovranit, besojë thellë se në zgjedhjet e reja, medoemos do të marrë edhe përgjigjen e duhur. Dhe me 9 shkurt të vitit 2025, pa bërë zhurmë të madhe si ai dhe me rafinesën e çmuar shumë lartë të votës së popullit, siç dinë të veprojnë vetëm qytetarët e vetëdijesuar të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj do të dërgohet me gjentilencën më shembullore në pension të parakohshëm "invalidor" si njeriu më i dështuar politik dhe me barrën, përjetësisht të paharruar të fajit të tij të rëndë, për faljen e 8300 hektarëve tokë autoktone të Republikës së Kosovës, Malit të Zi, faj të cilin ai edhe në varr do ta marrë me vete, faj që nga qytetarët, do të mbahet mend përgjithmonë dhe nuk mund t`ia shlyej kurrë nga biografia, jeta as vdekja”, përfundon analisti Gani Qarri “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat