Tomë Gashi flet për sulmin në Zubin Potok/ Vjen me një parashikim jo të mire: Nëse nuk arrestohen terroristët…!

Politika

Tomë Gashi flet për sulmin në Zubin Potok/ Vjen me një parashikim jo të mire: Nëse nuk arrestohen terroristët…!

Nga: M.Haziri Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 10:00
Tomë Gashi

Serbia dhe veprimet e saj terroriste si duket nuk kanë të ndaluar ndaj Kosovës.

Mbrëmja e 29 nëntorit u shoqërua me një shpërthim në kanalin e ujit "Ibër-Lepenc" në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit si dhe i shërben Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Ky sulm terrorist që ndodhi në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ishte i treti në një periudhë 72 orëshe në veriun Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti e quajti "sulm kriminal dhe terrorist, dashakeq" nga fqinj verior agresiv e armiqësor që ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Ndërkombëtarët e dënuan këtë akt terrorist në Kosovë duke kërkuar përgjegjësitë e këtij sulmi.

Derisa Serbia nuk pranoi të ketë gisht në këtë shpërthim.

E në lidhje me këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai filloi me një kronologji të situatës duke përmendur sulmin në Banjskë dhe shpjeguar që mosndëshkimi i Serbisë për atë sulm sjelli sulmin tjetër në Zubin Potok.

Gashi përmendi qëllimin e Serbisë me shpërthimin në Zubin Potok, duke theksuar dëmet që do të kishim nëse intervenimi nuk do të ishte i shpejt.

“Sulmi i dytë terrorist po ndodhë brenda 14 muajve, sulmi i pare ishte në shtator të vitit të kaluar ku terroristët serb të pajisur me gjithçka vranë policin tonë Afrim Bunjaku me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës. Në tentativë që ta bënin këtë ne ju përgjigjëm zjarrit me zjarr dhe i vramë 3 terrorist, shumë i arrestuam e disa i plagosëm. Kjo ishte hera e parë që vramë terroristët serbë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Si pasojë e mosndëshkimit të terroristëve të Vuçiqit me piunin e tij Radoiçiq këta kryen sulmin e dytë terrorist duke vënë eksplozivë në kanalin e ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit si dhe i shërben Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj, që gjendet në Zubin Potok të veriut, me qëllim të dëmtimit serioz të infrastrukturës vitale të Kosovës. Sepse pa ujë që vjen nga Ujmani përmes sistemit Ibër - Lepenc nuk mund të punojë termoelektrana që prodhon rrymën e Kosova do të mbetej në terr dhe gjysma e Kosovës do të mbetej pa ujë të pijes nëse shpejt nuk do të sanohej dëmi i shkaktuar”, shpjegon ai.

Në fund, avokati nënvizon që nëse Serbia nuk ndëshkohet nga ndërkombëtarët atëherë sulmet e tilla terroriste nuk do të ndalen.

Serbia nuk do të ndalet nëse nuk e ndalë bashkësia ndërkombëtare dhe nëse nuk arrestohen terroristët serbë. E nëse bashkësia ndërkombëtare nuk i ndalë dhe ata vijnë në Kosovë ne do t’i ndalim siç i kemi ndalë në shtator të vitit të kaluar në Banjskë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat