Kanali i Ibër Lepencit u sulma të premten të kaloi.
Dëmi ishte i madh, dhe u dënua nga të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar.
Kosova mban përgjegjëse Serbinë, kurse Serbia ka deklauar se nuk qëndron prapa sulmit.
Profesori Muhamet Kelmendi thotë se sulmi në Ibër Lepenc është fillimi i një lufte të ashpër guerile me elemente terroriste të shtetit serb.
Sipas tij, aksione kriminale do të ketë edhe në objekte dhe stukturën e shtetit edhe në Prishtinë dhe në vende tjera të Kosovës.
"Të premten u sulmuan kanali i ujësjellësi të ujit për Termocentralit B dhe të qyteteve të Rrafshit të Kosovës.
Shpërthimi i bërë në veri, në fshatin Varag, është vetëm fillimi i një lufte të ashpër guerile me elemente terroriste të shtetit serb.
Sulmet dhe shkatërrimet e infrastrukturës në Kosovë, të objekteve shtetërore dhe të njerëzve të uniformuar e pushtetarëve do të thellohet.
Me njësitet e veta që mendohet se shteti serb i ka nëpër kisha dhe të qytetarët serbë në veri dhe në komunat tjera me shumicë serbe, si në Graçanicë, në Shtërpc, në Kllokotë dhe në vendet tjera, do të futen në aksione sipas një plani serb të përgatitur dhe që udhëhiqet nga Beogradi.
Aksione kriminale do të ketë në veri dhe në pjesën të ndryshme të Kosovës. Madje priten aksione shumë më të ashpëra në anën tjetër të Lumit Lim.
Serbia me aksionet e veta do të atakon objekte dhe stukturën e shtetit edhe në Prishtinë, në Pejë, në Gjilan, në Ferizaj, në Mitrovicë dhe në vendet e ndryshme të Kosovës”, deklaron profesori.
Më tej, ai thotë se qëllimi është krijimin i një gjendjeje luftarake në mënyrë që të ikë NATO nga Kosova dhe të sulmohet Kosova nga Serbia për të ripushtuar.
“Aktet terroriste do të bëhen ndaj aseteve dhe edhe ndaj personave me përkatësi të ndryshme nacionale. Kriminelët serbë mund të kryejnë akte kriminale edhe ndaj qytetarëve serbë.
Në bastisjet e bëra pas aktit terrorist u gjetën nëpër shtëpi të kriminelëve edhe rroba dhe emblema ushtarake, si dhe emblena të UÇK-së. Kjo për të kryer akte terroriste dhe për të akuzuar të tjerët. Madje kështu priten edhe akte kriminale ndaj serbëve në emër gjoja të UÇK-së.
Krejtë kjo për të treguar Republikën e Kosovës si shtet terrorist.
Pikësynimi është krijimin i një gjendjeje luftarake në mënyrë që të ikë NATO nga Kosova dhe të sulmohet Kosova nga Serbia për të ripushtuar.
Këtej e kemi minoritetin serb të pa inkuadruar në organet e shtetit të Kosovës dhe për këtë shkak janë tërhequr policët, gjyqtarët, prokurorët e administrata serbe nga shteti.
Mbi këtë bazë nuk morën pjesë në zgjedhje dhe tash po shihen aksionet terroriste në Republikë.
Marrë këtë çështje kështu mbetet mobilzimi i forcave në Kosovë. FSK kërkohet të armatoset dhe të rritet në numër.
Edhe Policia e Kosovës kërkohet të rritet në numër dhe të armatoset me armë adekuate të luftës
Tash për tash është NATO dhe nuk ka rrezik të agresionit serb. Mirëpo, kjo pritet në zhvillimet e ardhshme.
Do të vijë koha kur Kosova do të ndeshet drejtpërdrejtë me shtetin serb.
Për këtë duhet të përgatitet shteti”, përfundon ai.