Një shpërthim që ka ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar fqinjin verior të Kosovës, Serbinë, për "sulm kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Ndërkaq, përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë dënuar fuqishëm shpërthimin në Ibër-Lepenc.
Mirëpo në një vijë me Qeverinë nuk qëndruan opozita e cila në vazhdimësi po mundohet të akuzoj pozitën për ndodhitë në Kosovë, që nuk kanë lidhje me të.
Reagimi nga Haradinaj:
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të fundit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë qasjeje proaktive dhe politika të gabuara në veriun e vendit.
Haradinaj tha se shpërthimet e fundit, përfshirë atë në Zubin Potok, janë dëshmi e paaftësisë së institucioneve për të menaxhuar situatën dhe për të mbrojtur infrastrukturën strategjike të Kosovës.
Reagimi nga Eliza Hoxha:
Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Hoxha ka përmendur kryeministrin Albin Kurti.
Tutje, ajo ka përdorur një thënie të moçme shqiptare për të komentuar.
“Të gjitha shpërthimet e Albinit. Të gjitha shpërthimet e Albinit. Fiju fiju fryn veriu..
Këto reagime sipas analistëve lanë të kuptohet që “etja për pushtet” tashmë ka arritur në pikën ku nuk dallohen të vërtetat por interest personale.
Kujtojmë që për shkak të sulmit në Zubin Potok, gjatë ditës së sotme kryeministri Kurti ka pasur një takim me liderët e QUINT-it të cilët shprehen mbështetje Kosovës dhe ndihmë për gjetjen e personave përgjegjës.
Tishukaj-Sadiku: Është koha më shumë se kurrë që të jemi të përgjegjshëm
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputetja Mirlinda Tishukaj-Sadiku.
Ajo e sheh të çuditshme reagimin e opozitës në momentin kur rrezikohet mbarëvajtja e vendit duke theksuar që në këto raste mbështetja ndaj Qeverisë duhet të jetë maksimale.
“Unë nuk mund të flas në emër të opozitës e as t’i komentoj mediat jap opinionin një gjë mund të ju them me siguri të plotë në kohën kur sulmohet infrastruktura kritike e shtetit, kur është rrezikuar mbarëvajtja për një moment e Termocentralit të Kosovës vërtetë është e çuditshme kjo qasje e opozitës.
Në vend që të dilnin në mbështetje të fuqishme për qeverinë Kurti ata gjejnë kohë për deklarime qe fatkeqësisht citohen edhe nga mediat serbe.
Deklarime jo të logjikshme dhe racionale”, u shpreh ajo.
Tutje, deputetja thekson që një veprim të tillë nga opozita e tanishme e kemi parë edhe kohën e Covidit kur u shkarkua Qeveria Kurti 1.
Mesazhi që deputetja jep është një bashkëpunim pozitë-opozitë kundër Serbisë.
“Mendësia e tillë për pushtet më së miri është treguar në kohën e pandemisë Covid ku për marrje të pushtetit u shkarkua Qeveria Kurti 1.
Mesazhi im është ne e dim kush është armiku ynë shekullor Serbia është koha më shumë se kurrë që të jemi të përgjegjshëm dhe të sillemi e deklarojmë arsyeshëm karshi betimit që e kemi dhënë si përfaqësues të Kosovës”, foli deputetja për “Bota sot”.’
Mehazi: Të kota janë sulmet e partive opozitare
Ndërsa profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, i sheh të paarsyeshme deklaratat që opozita i bënë ndaj kryeministrit Kurti.
Ai thekson që opozita me këto lloj mënyra nuk mundet ta rrëzoj kryeministrin.
“Të kota janë sulmet e partive opozitare dhe të disa mediave të shitura ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës në mënyrë fanatike jo vetëm ndaj terroristëve serbë në Banjskë e Zubin Potok, por edhe ndaj opozitës së kriminalizuar të cilët janë të gatshëm t'ia falin Serbisë pjesën veriore të Kosovës vetëm për ta përmbysur, Albin Kurtin, e për të qeverisur Kosovën si do Serbia.. Mirëpo ja që politika inteligjente dhe patriotike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka shpërthyer kufijtë e Kosovës dhe ka kapluar politikën globale botërore të BE-s e SHBA-s.
Të vegjël janë Abdixhiku, Krasniqi dhe Haradinaj për të përmbysur Kurtin, aq është lartësuar kryeministri i Kosovës sa që të gjithë, ama të gjithë që nga opozita, Shqipëria, BE-ja e SHBA-ja e shohin që nga poshtë si lis të lartë të pamposhtur që i shkojnë degët vërdallë nga furtunat e sulmeve të njëpasnjëshme djathtas, majtas, para, prapa, por lisi i lartë politik qëndron stoikisht para këtyre sulmeve”, thotë ai.
Tutje, profesori vazhdon bisedën duke theksuar që inteligjencën e Kurtit e kuptojnë evropianët mirëpo është në dëm të Kosovës nëse nuk votohet në zgjedhjet e radhës.
“Nëse gjatë zgjedhjeve parlamentare të muajit shkurt qytetarët dhe votuesit në Kosovë e përbuzin me humbje Albin Kurtin po qe se nuk e duan dhe nuk mund ta përballojnë inteligjencën politike të Albin Kurtit atëherë këtë inteligjencë politike të Kurtit do ta shfrytëzojnë shtetet e fuqishme evropiane për të punuar për ata, BE-në. Nëse shqiptarët nuk e kuptojnë trurin e Albin Kurtit, ka kush e kupton e ajo është BE-ja. Vlera evropiane në gjirin e saj do ta pranojë me kënaqësi inteligjencën politike të Albin Kurtit.
Në momentin kur Kosova do ta dëbojë Albin Kurtin, BE-ja krahëhapur do ta pranojnë me poste të larta evropiane”, shpjegoi tutje.
Nga ana tjetër profesori bënë një përmbledhje të atyre që janë kundër kryeministrit Kurti, duke filluar nga Haradinaj e deri tek Rama.
Duke përfunduar Mehazi thekson që Vuçiq nuk e dëshiron në pushtet Kurtin pasi i njëjti nuk do ta lejojë asnjëherë Asociacionin.
Pse të gjithë janë kundër Kurtit?
“Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është kundër Kurtit për shkak se ia fali Malit të Zi pa ju dhimbsur fare Kaçorrin dhe Zhlebin.
-Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është kundër Kurtit për shkak se do t'ia fal Serbisë Mitrovicën, Trepçën, Ujmanin e më gjerë, mirëpo Kurti nuk lejon;
- LDK-ja është kundër Kurtit, për shkak se Mustafa ia humbi imazhin e partisë institucionale qeverisëse8 Kosovës me nënshkrimin e asociacioneve operative serbe më 2015.
- Edi Rama është kundër Kurtit për shkak se ia prish "Ballkanin e hapur të kriminalizuar serb.
-KFORI është kundër Kurtit për shkak se kryeministri i Kosovës nuk i lejon që ta plaçkisin e zhvatin Kosovën në bashkëpunim me kriminelët serb të Radojçiqit
-PDK-ja është kundër Albin Kurtit për shkak se me anë të votave të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, donte të legjitimonte e zyrtarizonte enklavat serbe në brendësi të Kosovës, mirëpo Kurti nuk lejon.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e urren Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, për shkak se politikisht është më i mençur se ai dhe kurrë nuk e lejon që të krijojë asociacionet serbe në Kosovë, e urren Kurtin sepse sa herë që takohet me te e ngarkon Serbinë para botës me gjenocidet serbe 200 vjeçare në Kosovë, e urren Kurtin se Vuçiqit ia prish planin e asociacioneve ortodokse-sllave në Kosovë”, përfundoi profesori Mehazi për “Bota sot”.