Shpërthimi në Zubin Potok/ Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare ngre alarmin – zbulon dy qëllimet e Serbisë për Kosovën!

Politika

Shpërthimi në Zubin Potok/ Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare ngre alarmin – zbulon dy qëllimet e Serbisë për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 15:51
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Nga ky shpërthim, nuk ka pasur viktima ani pse dëme të mëdha materiale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e mbajti përgjegjëse Serbinë, për "sulmin kriminel dhe terrorist", i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.

Për këtë sulm terrorist reaguan edhe ndërkombëtarët duke e dënuar ashpër dhe kërkuar përgjegjësit kryesor.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula.

Image
Shqiprim Pula

Ai filloi me një kronologji të situatës duke përmendur sulmin në Banjskë dhe qëllimin që ky sulm terrorist ka pasur në Kosovë.

Sipas tij, qëllimi taktik i këtij sulmi terrorist, besohet të jetë dëmtimi i shërbimit të ujit, energjisë dhe një mori shërbimesh tjera në vendin tonë, me ndikim të drejtëpërdrejtë në shtatë (7) Komuna dhe në tre (3) ndërmarrje ekonomike poashtu.

Republika e Kosovës është sulmuar nga grupe para-shtetërore Serbe me agresion ushtarak mbi rendin kushtetues dhe integritetin territorial në rastin e Banjskë së Zveçanit më 24 Shtator, 2023 dhe vetëm pas një viti e dy muaj e një javë, Republika e Kosovës sulmohet sërish përmes një sulmi terrorist po tani mbi asete shtetërore si infrastrukturë vitale më 29 Nëntor, 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zakonisht, sulmet terroriste së paku kanë dy qëllime, përpos shkaktimit të dëmeve edhe shkaktimit të frikës së pasigurisë në masë. Andaj, qëllimi taktik i këtij sulmi terrorist, besohet të jetë dëmtimi i shërbimit të ujit, energjisë dhe një mori shërbimesh tjera në vendin tonë, me ndikim të drejtëpërdrejtë në shtatë (7) Komuna dhe në tre (3) ndërmarrje ekonomike poashtu. Fatkeqësisht, një fqinjë problematik si Serbia duket që nuk e ka ndal luftën, veçse tani ka ndryshuar metodat dhe taktikën”, u shpreh ai.

Pula më tej, thekson që ndërkombëtarët nuk e kanë vlerësuar si duhet situatën e sigurisë dhe se qytetarët e Republikës së Kosovës mund të sulmohemi edhe me sulme kimike e biologjike dhe jo vetëm terroriste me mjete ushtarake.

Akterë të caktuar ndërkombëtar, e në veçanti nga ata të cilët kanë qenë të angazhuar në procesin e dialogut prej vitesh tashmë, n'a është dëshmuar se, jo vetëm që nuk e kanë vlerësuar siç duhet situatën e sigurisë në rajon por edhe kanë gabuar në vlerësim të figurave politike në Serbi, prandaj dhe, Serbia vazhdon të provokoj e sulmoj fqinjët e saj. Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të sulmohemi edhe me sulme kimike e biologjike dhe jo vetëm terroriste me mjete ushtarake, prandaj duhet të jemi vigjilentë dhe të rrisim kapacitetet tona ushtarake e të sigurisë për t'i bë ballë çdo lloj sulmi eventual në të ardhmen deri në një anëtarësim në Aleancën VeriAtlantike”, përfundoi Pula për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat