Sulmet e Serbisë dhe mbështetja e Rusisë, koha për sanksione ndërkombëtare

Politika

Sulmet e Serbisë dhe mbështetja e Rusisë, koha për sanksione ndërkombëtare

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 4 dhjetor 2024 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kosova dhe Serbia tash e një kohë janë në bisedime për të arritur një raport normalizues mes vete.

Është Vuçiq ai që nuk po arrin ende të pranojë realitetin dhe po vazhdon me veprime destabilizuese.

Ende pa u dënuar Serbia për sulmin në Banjskë, të njëjtit arritën të bëjnë sulmin e radhës.

E kësaj radhe ata sulmuan në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, ku dëmtuan kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga i cili furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termo - elektranave të saj.

Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës.

E pas kësaj ngjarjeje është Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila mbajti një fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Ajo ka përmendur aktin terrorist të ndodhur të premten me shpërthimin e kanalit të Ibër-Lepencit, duke alarmuar se Evropa nuk ka shumë kohë për sinjale më të vendosura.

Krye-diplomatja u shpreh se Serbia nuk e do Evropën, por vetëm eurot e Evropës.

Derisa në këtë pikë përmendi edhe Putinin:

”Ky nuk është tension etnik. Ata nuk e duan Evropën, ata i duan vetëm eurot nga Bashkimi Evropian”.

”Vuçiq ka imazh të njëjtë sikur Putin.”

A është koha që ndërkombëtarët të marrin masa ndëshkuese për Serbinë kur dihen lidhjet e saj me Rusinë?

Ky version ka korrigjuar disa gabime të vogla drejtshkrimore dhe gramatikore, duke përmirësuar rrjedhshmërinë dhe saktësinë e tekstit.

Shabani: Vetëm me vendim të prerë dhe sanksion serioz mund të ndërpriten veprimet ilegale të Serbisë

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Ai thotë se ndërkombëtarët janë në dijeni për lidhjet që Serbia ka me Rusinë, mirëpo nuk po marrin masat që duhet ndaj Serbisë.

Image
Amir Shabani

Sipas tij, Kosova tani duhet të i forcojë raportet me BE dhe SHBA në mënyrë që të jetë sa më afër anëtarësimit.

Sa i përket lidhjes së ngushtë të Serbisë me Rusinë, nuk është se ndërkombëtarët nuk e kanë parasysh, mirëpo pengesa është tek mosveprimi i duhur ndaj Serbisë e cila përveç në konfliktin rajonal që ka me Kosovën, ajo po rreshtohet me agresorin ndërkombëtar që është Rusia.

Sa i përket deklaratës së kryediplomates Gërvalla është e qartë, por diplomacia e Kosovës patjetër duhet t'i forcojë lidhjet me SHBA-në dhe BE-në në nivel maksimal dhe të punojnë në sinkronizimin e legjislacionit të BE-së me qëllim të anëtarësimit të plotë në Union”, u shpreh ai.

Shabani më tej, thekson që vetëm me vendim të prerë dhe sanksion serioz mund të ndërpriten veprimet ilegale të Serbisë.

“Faktori ndërkombëtar duhet dënuar aktin terrorist të Serbisë që ka shkaktuar në kanalin Ibër-Lepenec dhe të detyrojë qeverinë serbe në pagimin e dëmshpërblimeve të njëpasnjëshme ndaj Kosovës. Vetëm me vendim të prerë dhe sanksion serioz mund të ndërpriten veprimet ilegale të Serbisë dhe më e rëndësishmja - populli serb të votojnë një qeveri pro-evropiane, pro raporteve të mira miqësore dhe pro stabilitetit jetësor në vend dhe rajon”, vlerësoi njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Amir Shabani për “Bota sot”.

Mehmeti: Serbia dhe Rusia janë një

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet se deklarata e Gërvalles është e drejtë pasi mosndëshkimi i Serbisë në rastin e Banjskës ka arritur të sjellë edhe sulmin e fundit në Zubin Potok.

“Ministrja Gërvalla ka thënë atë që duhet thuhet, me BE që është fajtore indirekt për sulmin në Ibër-Lepenc. Nëse do të kishte reagim më të fortë nga BE për rastin e Banjskës dhe Serbia do ishte sanksionuar fortë kurrë s’do të ndodhte rasti i fundit. Por reagimi i butë ka prodhuar sulmin e fundit terrorist”, u shpreh ai.

Në fund, analisti paralajmëron sulme të tjera nëse ndaj Serbisë nuk vendosen sanksione të fuqishme.

“Jam i bindur se prapë do të ketë sulme nga Serbia nëse BE, SHBA nuk reagojnë dhe dënojnë fuqishëm Serbinë. Serbia dhe Rusia janë një, këtë gjë duhet ta di bota dhe se ajo është përgjegjëse për dy sulme terroriste, Banjskës dhe Ibër-Lepenc. Sanksione të fuqishme ndaj Serbisë, ose do ketë edhe sulm të tretë terroristë shumë shpejt”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat