Radoiçiq, “hero” i Serbisë apo terrorist? Ja pse nuk mund t’iu besohet autoriteteve serbe për ngritjen e aktakuzës?!

Politika

Radoiçiq, “hero” i Serbisë apo terrorist? Ja pse nuk mund t’iu besohet autoriteteve serbe për ngritjen e aktakuzës?!

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 4 dhjetor 2024 Në ora: 18:12
Banjska gjatë 24 shtatorit 2023

Sulmi terrorist në Banjskë ndodhi para një viti, më 23 shtator 2023.

Nga pamjet e qarta të ngjarjes, doli se organizator i sulmit dhe pjesëmarrës direkt ishte terroristi serb, Milan Radoiçiç.

Ai iku nga Kosova dhe është i lirë në Serbi ose diku tjetër, por se i njëjti duket se vazhdon të mbajë veriun e Kosovës nën tensione me veprimet e tij.

Së fundmi, pati një sulm në Zubin Potok, në kanalin e Ibër-Lepencit, një ngjarje që shërbeu si një alarm për të gjithë, pasi Serbia ka nisur një "luftë hibride" kundër Kosovës.

Disa individë ndërkombëtarë e kanë krahasuar këtë sulm me ato që po zhvillohen nga Rusia në Ukrainë.

Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjë person të dënuar për sulmet terroriste.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit ka deklaruar se në fund të këtij viti ose fillim të vitit 2025 do të merret një vendim lidhur me ngritjen ose jo të aktakuzës ndaj Milan Radoiçiçit.

Ai tha se pret një bashkëpunim të duhur me EULEX-in, siç u shpreh Kryeprokurori, Nenad Stefanoviç, në një intervistë për Kosovo Online.

Mehazi: Për Serbinë, Vuçiqin, Stefanoviqin terrorizmi i Radojçiqit në Banjskë është heroike e kurrsesi akuzuese

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se "ngritja e akuzës" ndaj Millan Radoiçiqit është fasadë e jashtme e lyer me "drejtësi dhe gjykatë serbe".

“Intervista e Kryeprokurorit të Prokurorisë së lartë të Beogradit, Nenad Stefanoviq, është nën grupin e fjalëve të jurispordencës partiake të presidentit Aleksandar Vuçiqit, i cili në emrin e terroristit Radojçiqit organizoi sulmin terrorist në Banjskë dhe s'e deklarata e tij për "ngritjen e akuzës" ndaj Millan Radojçiqit është fasadë e jashtme e lyer me "drejtësi dhe gjykatë serbe" të Radojçiqit dhe Vuçiqit”, thotë ai.

Sipas tij, Radoiçiqi nuk do të akuzohet sepse ai ka sulmuar Kosovën, dhe personat që sulmojnë Kosovën nuk akuzohen nga Serbia.

Tutje, thotë se kjo mund të bëhet vetëm nëse SHBA, BE i kërkojnë që në këmbim të bëhet asociacioni në komunat me shumicë serbe.

“Dhe fjalët e intervistës së prokurorit serb, Nenad Stefanoviqit: "lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Millan Radoiçiqit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit" shprehin dyshime, se "jo" nuk do akuzohet, Radojçiqi, për shkak s'e ka sulmuar qeverinë armiqësore të Serbisë, Vuçiqit e kryeprokurorisë serbe. Për prokurorinë serbe dhe Vuçiqin akuza e dënimi me burg i Radojçiqit është tradhti kombëtare, prokuroritë e gjykatat serbe jo nuk burgosin persona që kanë sulmuar Kosovën sikurse që ishte terroristi serb Radojçiqi.

Prokuroria dhe gjykata serbe mund ta akuzojnë Radojçiqin vetëm nëse ndërkombëtarët, BE-ja apo SHBA-të presidentit të Serbisë, Vuçiqit, i premtojnë realizimin e asociacioneve serbe jashtë kushtetutës së Kosovës, vetëm nëse terroristi Radojçiqi del kundër interesave të Serbisë mund të burgoset, sa për sulmet në Banjskë të Zveçanit nuk do akuzohet.

Për Serbinë, Vuçiqin, Stefanoviqin terrorizmi i Radojçiqit në Banjskë është heroike e kurrsesi akuzuese”.

Kelmendi: Serbia ka interes për shkatërrimin e Republikës së Kosovës

Image
Muhamet Kelmendi

Kurse, profesori dhe juristi Muhamet Kelmendi, thotë se një deklaratë e tillë për ngritje të aktakuzës së Radoiçiqit nga Serbia, bëhet pikërisht në kohën kur Serbia e përkrahur nga Rusia përsëri po akuzohet për aksion terrorist në Kosovë.

“Në kohën e fundi nga Beogradi po theksohet se ka mundësi që këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm të merret ndonjë vendim lidhur me ngritjen ose jo të aktakuzës ndaj Millan Radoiçiqit.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanovic, tha:

“Në fillim të vitit 2025 do të merret vendimi lidhur me ngritjen ose jo të një aktakuze ndaj Millan Radoiçiqit”.

Kjo deklaratë po bëhet në kohën kur Serbia e përkrahur nga Rusia përsëri po akuzohet për aksion terrorist në Kosovë.

Sulmi terrorist ndaj kanalit Ibër-Lepenc e ka vërë në lëvizje tërë Qeverinë serbe. Si nga niveli qendror, ashtu edhe nga strukturat prokuroriale po deklarohet se Serbia nuk qëndron prapa veprimit në linjën e ujit.

Krimineli i luftës Vuçiq tha:

Serbia është shtet serioz dhe nuk kryen aksione të tilla. Ne duam pasqyrim të gjendjes. Duam bashkëpunim me organet ndërkombëtare dhe të vendit për hetimin e ngjarjes, por pa e prekur në asnjë rast sovranitetin e shtetit”.

Deklaratat e tilla janë tipike të udhëheqësve kriminel. Kryhen krime të rënda me rrezikim të lartë dhe deklarohet bashkëpunim si formë e ikjes nga përgjegjësia”, thotë ai.

Tutje, Kelmendi shprehet se aspektin juridik-politik i vetmi shtet që ka interesa për keqësimin e gjendjes në Kosovë është Serbia.

Ai shton, se për rastin në Banjskë, askush nuk u arrestua e dënua, andaj për rastet terroriste në Kosovë, autori apo autorët duhet lypur te shteti serb dhe Serbia.

Shikuar në aspektin juridik-politik i vetmi shtet që ka interesa për keqësimin e gjendjes në Kosovë me luftë hibride dhe me akte terroriste është shteti serb.

Tash e më shumë se 1 vit gjendet në Serbi krimineli terrorist Radoiçiq. Atje mbrohet nga ligji dhe respektohet si forcë çlirimtare e atdhetare.

Asnjë anëtarë i grupit të kriminelit Radoiçiq nuk po hetohet në Serbi. Askush nuk është burgosur dhe nuk priten veprime të tilla.

Edhe deklarata e kriminelit të luftës Vuçiç është vetëm akt i kriminelëve për t’i larguar dyshimet si autor, organizues dhe financues të aktit terrorist mbi kanalin Iber-Lepenc.

Vetëm Serbia e përkrahur nga Rusi ka interesa të destabilizimit të gjendjes në Kosovë.

Vetëm shteti serb i përkrahur nga Rusia vepron me armë kundër Kosovës.

Serbia synon ripushtimin apo ndarjen e Kosovës.

Kundruall këtyre pikësynimeve edhe autori apo autorët e aktit terrorist në Kosovë duhet lypur te shteti serb dhe Serbia.

Aty është dhe qëndron interesi për ta dëmtuar Republikën e Kosovës.

Organizimi i veprimeve kriminale dhe e akteve terroriste po vjen vetëm nga Serbia dhe në ato aksione terroriste shteti serb po përkrahet hapur nga Rusia”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat