“Këto janë rastet e vetme në histori…”, Ramabaja ‘godet’ qeveritë e kaluara për koordinim me Listën Serbe – ja pse e përmend Thaçin

Politika

“Këto janë rastet e vetme në histori…”, Ramabaja ‘godet’ qeveritë e kaluara për koordinim me Listën Serbe – ja pse e përmend Thaçin

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 10:08
Sadri Ramabaja

Pasi dhjetë deputetët e Grupit Parlamentar “Lista Serbe” dolën në seancën e Kuvendit të enjten, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk i lejuan të ulen.

Mes tyre pasoi një debat i shkurtër dhe, në fund, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ndërpreu seancën, duke thënë se deputetët e Listës Serbe po “provokojnë”, sepse vijnë një herë në gjashtë muaj “për t’i keqpërdorur paratë e taksapaguesve” në Kosovë.

“Në anën tjetër, ju luftoni kundër Kosovës me të gjitha mjetet që i keni. Shkoni dhe qëndroni pranë kryekriminelit [Millan] Radoiçiq dhe keni guxim të vini në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, kjo seancë ndërpritet dhe ju kërkoj të largoheni nga salla”, tha Konjufca, i cili gjithashtu vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti.

E në lidhje me verpimtarinë e Listës Serbe, si dhe zhvillimet e fundit në Kuvend, në një prononcim për “Bota sot” foli profesori Sadri Ramabaja.

Së pari, ai u shpreh se kjo parti politike është produkt i Marrëveshjes që u nënshkrua në vitin 2013.

Po ashtu, përmendi faktin se si me këtë Listë, Kosova indirekt bashkëqeverisej për dy dekada, pasi asnjë qeveri su formua pa të.

“Siç dihet, Lista Serbe është produkt politik i Marrëveshjes së vitit 2013, që ia ka lënë trashëgimi skenës dhe jetës politike Hashim Thaçi.

Lista Serbe de fakto është nusprodukt i strukturave kriminale të Serbisë të organizuara, trajnuara dhe dirigjuara nga Beogradi.

Për fat të keq, legalizimi i strukturave krimniale në trajtën dhe formatin e një force politike legale, përfaqësuese të minoritetit serb, i kanë nxjerrë nga jeta politike forcat politike autoktone të serbëve kosovar. Duke qenë e vetmja forcë politike serbe e përfaqësuar në Parlament, Lista Serbe qe shndërruar në faktor politik për vite të tëra. Asnjë qeveri nuk krijohej dot pa pranin e saj në koalicion. Me këtë fakt, Kosova indirekt bashkëqeverisej për dy dekada, realisht tok me Beogradin”.

Profesori vlerësoi se qeveria Kurti është legjislatura e parë që e ka defaktorizuar Listën Serbe.

Në këtë pikë, ai përmendi edhe KFOR-in, derisa kritikoi këtë të fundit për qasjen ndaj LS-së.

“Është legjislatura e parë, kur Lista Serbe defaktorizohet tërësisht. Kjo është arsyeja reale përse Beogradi do të ndërmarrë veprime të asaj natyre në veriun e Republikës, duke pretenduar të krijoj kaos dhe vakum institucional.

Në skenarin për krijimin e kaosit i ndihmojë në masë të madhe edhe qëndrimi i KFOR-it si të ishte farë OJQ-je a strukturë murgjish. Skenat e majit të vitit 2023, kur pjesëtarët e strukturave të sigurisë serbe, që ishin më aktivë gjatë atyre përleshjeve, gjymtuan rreth 100 ushtarë, dy prej të cilëve qenë detyruar të amputonin gjymtyrë”, deklaroi ai.

Më tej, Ramabaja potencoi se ky tolerim i forcave të KFOR-it e ka trimëruan Listën Serbe dhe strukturat kriminale serbe.

Madje, tha se duke marrë parasysh veprimtarinë kriminale të saj, kjo listë do duhej të shpallej organizatë terroriste, ngjashëm si Rojat e Urës dhe Brigada e Veriut].

“Kjo sjellje e KFOR-it, segmenteve të KFOR-it hungarez e italina, sikur trimëruan këto struktura, që të ndërronin strategji veprimi dhe kaluan në aksione ushtarake. MË 24 shtator bën sprovën për aneksimin e veriut. Ndërkaq ndërkohë po këto forca, ndërmorën aksionin diversionist me karakter terrori ndaj infrastrukturës kritike, me qëllim që të krijonin kaos dhe panik të shkallës së gjerë në nivel të Republikës, meqë po të kishin suksesin e planifikuar, do të paralizohej prodhimi i energjisë në Termocentralet tona dhe do të ngelnin pa ujë të pijes mbi 700.000 qytetarë.

Nëse kemi parasysh gjithë këtë gaë aktivizmi të këtyre strukturave, e Lista Serbe është e qartë, është krahu politik i tyre [mos të harrojmë faktin se Millan Roadoiçiqi, që pranoi se ishte në krye të agresionit të 24 shtatorit 2023], atëherë Lista Serbe do të duhej të shpallej si forcë politike simortër e dy organizatave tjera që tashmë janë shpallur si organizata terroriste [e kam fjalën për Rojat e Urës dhe Brigada e Veriut]. Këtë veprim, pra shpalljen e Listës Serbe si forcë antikushtetuese, terroriste, do të duhej ta iniconte Këshilli Qendror i Zgjedhjeve ose vetë Prokuroria e Shtetit”.

Këtë rast, e ndërlidhi me partitë politike në shtetit gjerman, ku nëse veprojjnë kundër rendit e ligjit të vendit, ato edhe shpallen parti anti-kushtetuese

“Në Gjermani, partitë politike mund të shpallen antikushtetuese nëse ato veprojnë kundër rendit demokratik dhe kushtetues të vendit. Gjykata Kushtetuese Federale është organi që vendos mbi këtë çështje. Deri më sot, dy parti politike janë shpallur antikushtetuese dhe janë ndaluar:

 1. Partia Socialiste e Rajhut Gjerman (SRP) - Në vitin 1952, kjo parti, e cila shihej si trashëgimtare ideologjike e Partisë Naziste, u shpall antikushtetuese për shkak të qëllimeve të saj që minonin rendin demokratik.

 2. Partia Komuniste e Gjermanisë (KPD) - Në vitin 1956, kjo parti u shpall antikushtetuese për shkak të qëllimeve të saj që synonin rrëzimin e rendit demokratik dhe zëvendësimin e tij me një sistem komunist.

Këto janë rastet e vetme në historinë e Gjermanisë Federale ku partitë janë ndaluar si antikushtetuese. Një shembull më i vonshëm është përpjekja për të ndaluar Partinë Nacional-Demokratike të Gjermanisë (NPD), e cila është cilësuar si ekstremiste e djathtë. Megjithatë, në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese vendosi që, ndonëse NPD-ja përfaqësonte ideologji kundërkushtetuese, ajo nuk kishte mjaftueshëm ndikim për të kërcënuar rendin demokratik dhe për këtë arsye nuk u shpall antikushtetuese"

Në fund, profesor potencoi se ka ardhur koha që veprime të ngjashme të merren edhe në Kosovë, ë saktë ndaj kësaj partie sebe.

Ndërsa, kishte edhe disa fjalë për veprimet e deputetëve të LVV-së në senacën e fundit parlamentare.

“Ndaj Listës Serbe, ka ardhur koha të inicohen veprime të kësaj natyre. Pastaj do të duhej që Gjykata jonë të jap vendimin meritor.

Sjelljet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, po edhe fjalën e kryeparlamentarit, jam i prirë t'i shikoj më shumë si akte politike, që kishin për qëllim të parandalonin skenarët e luftës së pistë elektorale, që duket se kanë qenë të paramenduara në koordinim mes Listës Serbe dhe së paku të njërës prej forcave politike opozitare”, përmbylli Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

comment5 komente
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat