Zeqiraj: Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit nuk është ogur i mirë për LVV-në dhe Guxo, por më së shumti do të dëmtohet…

Politika

Zeqiraj: Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit nuk është ogur i mirë për LVV-në dhe Guxo, por më së shumti do të dëmtohet…

Nga: H.O. Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 22:38
Albin Kurti/ Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani së fundi ka folur për mosmarrëveshjet që ka me Kryeministrin Albin Kurti. Në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ajo hoqi dyshimet për atë që diskutohej për një kohë të gjatë.

Mirëpo, sa mund të ndikoj ky raport ndërmjet presidentes dhe kryeministrit në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti?

Lidhur më këtë ҫështje, ka folur për ‘Bota sot’ veprimtari dhe publicisti Idriz Zeqiraj. Ai thotë se, thyerjet përplasjet, aq më tepër në prag të zgjedhjeve parlamentare, nuk janë ogur i mirë për dy subjektet në koalicion, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën "Guxo". Është rrjedhojë logjike se kjo çarje do ta dëmtojë, në një masë, partinë në pushtet. Themi -në një masë-, sepse në zgjedhjet lokale, që pasuan ato parlamentare, partisë amë, LDK-së, iu kthyen 120 mijë anëtarë, votues. Andaj, numri mbështetës të Vjosë Osmanit, gjithsesi, ka pësuar tkurrje, rënie.

“Anatemat korale ndaj protagonisteve të ndryshimit, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, sidomos nga klani i Isa Mustafës, se, gjoja, Vjosa dhe Donika tradhtuan LDK-në, janë shpifje dhe intrigime të tandemit Isa-Hashimi. Realisht, ato u përzunë, madje vrazhdësisht, nga LDK-ja. Është shpifje e qëllimshme, madje e poshtër, se Vjosë Osmani tradhtoi Fatmir Sejdiun, Isa Mustafën dhe, së fundi, Albin Kurtin! Përkundrazi, Vjosa dhe Donika, po e përcillnin, me vëmendje të shtuar e dhimbje të madhe, me një grup besnikësh të Presidentit Rugova, rënien rapide të LDK-së. Po mundoheshin ta ndalnin këtë rrjedhë të trishtme të partisë, dikur krenare e kryezonjë, të themeltarit Rugovë. Por, në këto përpjekje ato po tradhtoheshin nga kalkulimet e disa bashkëmendimtarëve, të cilët nuk ishin të gatshëm t`i humbisnin favoret që kishin apo prisnin t`i merrnin nga Isa Mustafa”, vlerëson ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj thotë gjithashtu se ‘përballja e Vjosë Osmanit me Isa Mustafën, në Kuvendin e 8-të të LDK-së, me nenin e shpikur dhe të shpifur, 50+1 % dhe atë me votim partizançe, me aklamacion, ishte akt i poshtër dhe kriminal i Isa Mustafës, me klanin e tij, për ta eliminuar konkurrencën përballë Vjosës Osmanit’.

“Ish-presidenti Sejdiu e ka denoncuar faktin, se Isa Mustafën e ka katapultuar në krye të LDK-së Hashim Thaçi me SHIK-un e tij. Dhe, kjo u dëshmua me koalicionet e përsëritura, hiç parimore me PDK-në, respektivisht, PAN-in, i cili është vrasës faktik i ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove të LDK-së. Koalicionet ishin kundër vullnetit të anëtarësisë dhe të strukturave të LDK-së, madje -si për inat të shqiptarëve-, Isa Mustafa, me klanin e tij, e mbante PAN-in, respektivisht, krimin dhe kriminelët në pushtet. Fakton dhe kulmon me vizitën shpërblyese të Mustafës, tek shefat e tij në Hagë! Pra, anëtarësia, elektorati i LDK-së mezi priti t`u printe një Vjosë dhe një Donikë, binom me integritet të plotë, të cilat, me guximin qytetar dhe intelektual, me një përgaditje solide, mposhtën Isa Mustafën, me klanin e tij dhe PAN-in me komandantët mujshorë dhe rrast të kriminalizuar. Për goditjen e Vjosës dhe Donikës, PAN-i dhe klani Mustafa kanë një ujdi koordinuese, sepse ato nuk pranuan të jenë patericë e PAN-it dhe krimit. Donika -i ka dhënë krimit emër-, qysh gjatë luftës dhe pas saj”, thekson ai.

Zeqiraj thotë se bëri këtë parantezë, për të demantuar bindshëm shpifjet monstrume se Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, rrënuan LDK-në. Thotë se reagimi tij dëshmohet me faktin se ndryshimi i bërë, largimi i PAN-it dhe klanit Mustafa, ktheu njëherësh edhe elektoratin e LDK-së, në partinë amë, pasi erdhi në udhëheqje Lidershipi i ri, i kryesuar nga Lumir Abdixhiku.

“Dhe, ky është një tregues i qartë, se Isa Mustafa nuk kishte asgjë të përbashkët me LDK-në, por, ishte futur si argat i Hashimit dhe SHIK-ut kriminal, për ta rrënuar LDK-në. Mjerisht, ia arriti, me ndihmën e një rrethi vicioz, e bëri klan, për interesa karrieriste dhe privilegje të tyre personale.  Me praninë time, si delegat në 4 (katër) Kuvendet zgjedhore të LDK-së, kam reaguar zëshëm, se po e shpieni në greminë, LDK-në zëmadhe të Presidentit Rugova. Ndërkohë që heshtnin të 358 delegatët në sallën kuvendore! Ky ishte një krim -sui generis-, sepse e kishin degradur Kuvendin, deri në hiçsi, nulitet, zero!!! Të gjithë ata që më kanë akuzuar apo vazhdojnë të më akuzojnë, se "po akuzon LDK-në", janë hiç më pak se trutharë dhe naivë funksional. Sepse në çdo rast kam bërë dallimin e qartë të Isa Mustafës dhe klanit të tij, me LDK-në, e cila, pamëdyshje meriton nderim, respekt dhe pushtet, pasi nuk ka qenë dhe nuk është as vrastare dhe as hajnore, siç janë partitë-banda të PAN-it”, tha Zeqiraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat