Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani ka thënë se listat e partive nuk është e se kanë ndonjë të re.
Sipas tij, edhe aderimet e bëra nuk janë fort me njerëz të rëndësishëm, e që sipas tij, janë vetëm numër në lista.
Për VV-në, Burjani thotë se e tërë fuqia zgjedhore mbështetet të një njeri.
“Listat e deputetëve për zgjedhje e 9 shkurtit 2025- pritet rënie e interesimit për zgjedhje.
“VV është në gjendje më të vështirë, as aderime e as asgjë! Pra partia në pushtet mund të ballafaqohet me befasi të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. VV tek elektorati prezanton vetëm Kurtin dhe asgjë tjetër, e tërë fuqia zgjedhore mbështetet në një njeri”, thotë ai.
Derisa, për PDK dhe LDk thotë se nuk kanë aderime eminente.
“Lista e deputetëve: Në LDK s'ka asgjë të re përveç hyrja në LDK të disa njerëzve pa ndikim në elektorat por edhe jo serioz, lista është e përbërë nga njerëz të vjetër që nuk ka nevojë me fol për këta njerëz të cilët nuk kanë sjellë asgjë në Kuvend për shumë vite.
As në PDK s'ka emra eminent që kanë aderu, vetëm disa persona që nuk përfaqësojë diçka të veçantë në PDK, përveç numër në listë që do të zënë, të parëndësishëm”, përmbyll ai.