BE-ja përdori standarde të “dyfishta” në dialogun Kosovë-Serbi/ Analistët: Nuk priten rezultate as më 17 dhjetor

Politika

BE-ja përdori standarde të “dyfishta” në dialogun Kosovë-Serbi/ Analistët: Nuk priten rezultate as më 17 dhjetor

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 12 dhjetor 2024 Në ora: 19:01
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuciq

Mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbijetojë situata e vjetër: Nuk ka komunikim mes dy vendeve. Serbia është ajo që refuzon çdo marrëveshje dhe vazhdon të përsërisë deklaratat se nuk do të zbatojë asnjë marrëveshje dhe se nuk do ta njohë kurrë shtetin e Kosovës. As dialogu i ndërmjetësuar nuk po sjell rezultate.

Më 17 dhjetor pritet të mbahet një takim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh, një njoftim i tillë është bërë nga Bashkimi Evropian.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të bisedojë me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zv/kryeministri Bislimi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se nuk pret rezultate nga takimi i 17 dhjetorit.

Në këtë version kam përmirësuar disa aspekte të gramatikës dhe fluksit të frazave për ta bërë më të qartë dhe më koherent tekstin.

“Takimi i datës 17 dhjetor nuk është se mund të prodhojë, ose do të duhej të prodhonte, pritshmëri, qoftë në Bruksel, qoftë në Prishtinë apo në Beograd. Ai po ndodh në një moment kritik për tri arsye: Kemi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, kemi ardhjen e figurave të reja që do të jenë në komision dhe kemi largimin e zotit Lajçak, i cili e përfundon mandatin”.

“Realisht, kjo nuk është periudha më e mirë për të nisur diçka më të madhe, por me gjasë nuk ka gatishmëri as nga pala serbe për t’u marrë seriozisht me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit”, ka thënë ai.

Ahmeti: BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, duhet të ndryshoj strategji

Analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se rezultatet në dialog janë minimale duke shtuar se BE-ja duhet të ndryshojë strategji, të mos veprojë me standarde të dyfishta.

Image
Analisti Hidajet Ahmeti
Foto galeri

“Nëse kthehemi në retropektivë atëherë shohim se marrëveshjet e arritura nuk kanë gjetur zbatim, rrjedhimisht rezultatet në dialog janë minimale nga pritjet.

BE-ja si ndërmjetëse e dialogut, duhet të ndryshoj strategji, pasi nga qasja e njëjtë do të kemi rezultat të njëjtë.

Standardet e dyfishta në dialog nuk prodhojnë rezultate objektive në raport me temat, por çdoherë krijojnë ndasi më të mëdha në dialog”, thekson ai.

Mehmeti: BE-ja nuk është e aftë, për ta përmbyll këtë proces

Edhe analisti, Faton Mehmeti nuk pret asgjë nga ai takim.

Ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar për përafrimin e qëndrimeve, duke shtuar se vetëm janë thelluar divergjencat.

Image
Faton Mehmeti
Foto galeri

“Për takimin e 17 dhjetorit nuk besoj se do të ketë diçka risi. Kosova do të vazhdojë ta lë përgjegjëse Serbinë për rastin në Ibër Lepenc, Serbia do ta mohojë një gjë të tillë, ndërmjetësuesit do të thonë të bëhen hetime, kështu që këto do të jenë deklarata pas këtij takimi.

Nuk pres ndonjë gjë për shkak se rrethanat nuk kanë ndryshuar pozitivisht në kuptimin që të ketë përafrim të qëndrimeve por vetëm sa janë thelluar divergjencat mes palëve kështu që, thjeshtë, BE dëshiron të përmbyll këtë vit me rutinën e saj të zakonshme”, potencon ai.

Fajtore për këtë, Mehmeti lë BE-në, e cila nuk ishte e aftë që ta përmbyll këtë proces.

“BE-ja nuk është e aftë, për ta përmbyll këtë proces, andaj sa më gjatë që vazhdon të jetë BE-ja ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, aq më e gjatë do të jetë edhe zhagitja e procesit, kështu që BE me pak fjalë duhet ta pranojë që ka dështuar, nuk ka arritur asgjë sepse deri tani e ka përkëdhelur Serbinë”, shprehet analisti.

comment2 komente
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat