Joseph ngriti alarmin për Putinin/ Eksperti i sigurisë zbërthen deklaratën – zbulon qëllimet e Rusisë, përmend edhe Ballkanin!

Politika

Joseph ngriti alarmin për Putinin/ Eksperti i sigurisë zbërthen deklaratën – zbulon qëllimet e Rusisë, përmend edhe Ballkanin!

Nga: M.Haziri Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 20:03
Edward Joseph

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.

Ai ka folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë.

E në lidhje me këtë deklaratë të Joseph ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Ai thotë se nëse SHBA tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën do të favorizonte Kinën dhe Tajvanin.

Sipas tij, pavarësisht çdo gjëje hapësira e Ballkanit është në fokus dhe ka elemente që dëshirojnë ta destabilizojnë.

Image
Fatjon Softa

Edward Joseph ka folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë.

Tërheqja e SHBA nga mbështetja për Ukrainën, do të ishte inkurajuese për Kinën ndaj Tajvanit. Hapësira Ballkanike është në fokus, ka elementë që dëshirojnë një destabilitet, mund të jetë Maqedonia një faktor i tillë, marrëdhëniet dhe bllokimi integrimit të saj nga Bullgaria.Përpjekja e qeverisë maqedonase për të hequr gjuhën shqipe do të prishë raportet dhe marrëveshjen e Ohrit. Në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit nuk ka marrëveshje territoriale. Nuk ka kantone, nuk ka entitete dhe cdo cenim i saj do krijonte një katastrofë”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë përmend disa nga faktorët që sjellin rrezik potencial dhe real në Ballkan.

Faktorët e luftës në Ukrainë janë prezentë në Ballkan dhe prandaj këto faktorë janë gjallëruar, edhe ndryshimet e Sirisë, janë frymëzues për këto elemente, duke dashur dhe synuar konflikte dhe luftë për të shkatërruar përpjekjet e mëdha të vendeve tona për stabilitet dhe integrim në EU. Ndryshimet politike në Maqedoni, grupet politike në Mal të Zi, Bosnjë Hercegovine, dhe paratë ruse që investohen në kanale të kamufluara, prezenca e shtuar e shërbimëve sekrete të tyre, është një rrezik potencial dhe real në Ballkan”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Në fund, ai nënvizon që tendenca për të fituar Presidencën në Rumani me një individë pro rus, Vendimi Biello Rusisë për tu tërhequr nga negociatat me EU, janë tregues që Putin punon në shumë drejtime.

“Putin ka krijuar një katastrofë në Ukrainë, që ka dëmtuar shumë dhe vet Rusinë, prandaj është punuar dhe investojnë tek grupet pro ruse, duke përgatitur një destabilitet dhe konflikte në disa fronte. Tendenca për të fituar Presidencën në Rumani me një individë pro rus, Vendimi Biello Rusisë për tu tërhequr nga negociatat me EU, janë tregues që Putin punon në shumë drejtime”, përfundoi eksperti i sigurisë, Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat