Avokati shqiptar i shuan shpresat Rusisë/ Flet për deklaratën e fundit të Joseph: Ka antiamerikanë, këta i paguan…!

Politika

Avokati shqiptar i shuan shpresat Rusisë/ Flet për deklaratën e fundit të Joseph: Ka antiamerikanë, këta i paguan…!

Nga: M.Haziri Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 12:31
Spartak Ngjela

Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë se, në rajonin e Ballkanit ka aktorë të dëmshëm që mezi presin sinjale për përforcim të pozitës së presidentit rus, Vladimir Putin, dhe dobësim të Perëndimit, prandaj pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë i sheh edhe në këtë rajon.

Ai ka folur për integrimet e rajonit në Bashkimin Evropian, për luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe vendimet e fundit të autoriteteve amerikane për të futur zyrtarë tjerë në listë të zezë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ngjela i jep të drejtë deklaratës së Joseph duke thënë se dorëzimi ndaj Putinit për shqiptarët sigurisht që është antishqiptari.

Gjithashtu avokati thotë që shqiptarët kanë zgjedhur rrugën drejt Perëndimit mirëpo që kemi në shoqërinë tonë antiamerikanë që paguan nga Beogradi dhe Moska.

Ka shumë të drejtë, dorëzimi ndaj Putinit për shqiptarët sigurisht që është antishqiptari.

Forca e shqiptarëve është shqiptaria. Rusia është keqbërësi ynë historik i kombtarizmit tonë gjithëshqiptar.

Por shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e tyre drejt Perëndimit, dhe, sidomos drejt Uashingtonit.

Amerikanizmi ynë është suksesi ynë në të dy shtetet tanë.

Nëse në shoqërinë tonë ka antiamerikanë, këta i paguan Beogradi dhe Moska. Por të shiturit nuk kanë forcë as që ta shprehin.

Shqiptaria sot në Gadishullin Ilirik u zhvillua dhe u bë me dy shtete, kryesisht nga forca e ndihmës së politikës amerikane, dhe kjo forcë ishte ajo që, për pavarësinë e Kosovës, e detyroi Rusinë dhe Kinën që të abstenonin në Këshillin e Sigurimit”, u shpreh ai.

Më tej, Ngjela përmend bombardimin e NATO-s në Beograd duke shtuar që erdhi me ndihmën e shqiptarisë.

Mirëpo ai nënvizon që shqiptarëve po iu mungon një doktrinë gjithëshqiptare për ngritjen edhe më lart të shqiptarisë.

Bombardimi i Beogradit nga NATO, ishte suksesi ynë për Kosovën shtet të dytë shqiptar, por me influencën e madhe të politikës amerikane.

Gjithçka erdhi me forcë në ndihmë të shqiptarisë që ishte në rrezik të madh historik për ekzistencën e saj në Kosovë.

Prandaj...

Si ka mundësi që politika shqiptare të shikojë nga Rusia?!

Kjo është një pamundësi absolute!

Ne shqiptarëve tani na duhet një doktrinë gjithëshqiptare për ngritjen edhe më lart të shqiptarisë.

Ende ne nuk kemi një marrëveshje doktrinare të shqiptarisë për të tre shtetet shqiptare që janë në Ballkanin Perëndimor: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, shpjegon avokati.

Në bised e sipër Ngjela thotë sukseset e shqiptarëisë kanë hedhur Putinin në një aktivitet kundër shqiptarisë në Ballkan.

“Por askush të mos harrojë që, brenda shqiptarisë, kemi edhe Çamërinë që, bashkë me Kosovën, kanë qenë amaneti i Rilindjes sonë Kombëtare dhe i të gjithë patriotëve të mëdhenj shqiptarë në Shekullin e Njëzet.

Prandaj, janë të gjitha këto suksese të shqiptarisë, që e kanë hedhur Putinin në një aktivitet kundër shqiptarisë në Ballkan”, foli avokati.

Ngjela tutje thotë që shqiptarët janë të bashkuar dhe Rusia nuk mund të bëjë asgjë.

Duke shtuar avokati thotë që të shitur janë vetëm barishte zvarranike që nuk kanë asnjë forcë kundrejt shqiptarisë.

Po shqiptarët?

Deri tani të gjithë janë të bashkuar.

Era ruse le të fryjë, por listat e mëdhenj e të drejtë të shqiptarisë as që po e pyesin fare.

Ata rrinë vetëm drejt, dhe qeshin me Moskën.

Dhe, të shitur janë vetëm barishte zvarranike që nuk kanë asnjë forcë kundrejt shqiptarisë.

Por në Ballkan janë edhe Serbia me Malin e Zi. Këta janë dy shtete me kombësi sllave. Dhe, si të tillë, nga Rusia mund të shohin, ndërsa shqiptarët e Malit të Zi, kuptohet që janë brenda unitetit tonë gjithëshqiptar.

Shqiptarët e Ballkanit të gjithë janë me shqiptarinë.

Kurse shtetet sllave le të shkojnë ku të duan, por kjo nuk u intereson fare shqiptarëve, të cilët tani e kanë të qartë rrugën e tyre historike që është dhe do të jetë drejt bashkimit tonë kombëtar”, përfundoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat