Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e karabinierëve italianë në Prishtinë

Politika

Komandanti i KFOR-it takon zëvendëskomandantin e karabinierëve italianë në Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 18:46
Gjeneral Major Enrico Barduani, zhvilloi një takim me Zëvendëskomandantin e Karabinierëve Italianë, Gjeneral Lejtnant Mario Cinque

Sot, komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, zhvilloi një takim me Zëvendëskomandantin e Karabinierëve Italianë, Gjeneral Lejtnant Mario Cinque, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi çështje të ndryshme, duke përfshirë përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në favor të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të çmuar të Karabinierëve Italianë në KFOR dhe në stabilitetin rajonal.

Ndërkohë, Gjeneral Lejtnant Cinque vizitoi gjithashtu kontingjentin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) të dislokuar në Kosovë, ku falënderoi pjesëtarët për përkushtimin dhe kontributin e tyre të vlefshëm në mbështetjen e përpjekjeve të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat