Naim Miftari zbulon si lindi SHIK-u, dhe kush e keqpërdori edhe për vrasje!

Politika

Naim Miftari zbulon si lindi SHIK-u, dhe kush e keqpërdori edhe për vrasje!

Nga: N. Sh. Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 23:04
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur për themelimin e SHIK-ut, pas luftës në Kosovë, në vitin 1999.

Miftari thotë se SHIK-u në fillim ishte përbërë nga disa pjesëtaër të ZKZ-së, UÇK-së dhe TMK-së, por më pas janë hyrë aty njerëz të disa personaliteteve.

“Pasi u formua SHIK-u, aty më vonë erdhën nejrëz të besuar të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Adem Grabovcit etj. Në fillim, detyra kryesore e SHIK-ut ishte lufta informative dhe kontrata informative kundër UDB-së serbe dhe shërbimeve të shteteve armiqëspre të Kosovës, por Thaçi, Veseli, Klosi, Haliti, Syla, Reçica, Grabovci... këtë shërbim e shndërruan pastaj në SHIK-un privat të tyre dhe deri diku edhe shërbim partiak të PDK-së. Shërbim klanor ku pastaj SHIK-ut i përforëcuar dhe i varur nga njerëz me të kaluar të dyshimtë nga ish UDB-sh si dhe i varur me para e donacione nga tenderët e korrupsionit dhe nga biznesmenë pro-serbë, që edhe pas luftës të nëjtit kanë bërë tregti dhe shisnin mallra dhe prodhime vetëm serbë në Kosovë”, thotë Miftari.

Ai shprehet se edhe pse SHIK-u në publik është sillë shumë pro-amerikan, pasi luanin lojën e amerikanëve, në realitet ishte pro francez.

“Nën hije SHIK por edhe TMK kontrollohej plotësisht nga DGSE franceze, aleati shekullor i Serbisë dhe kontrollohej veriu i Kosovës përmes Thaçit, Veselit e të tjerëvë, që para luftës ishin rekrutuar, ën vitin 1997 nga agjenti francez i DGSE, dhëndri serb Denjar Arnaudi, ndërsa Agim Qeku ishte rekrutuar pasluftës”, thekson ai.

Miftari shprehet tutje se edhe pastrimi etnik i 2 dhe 3 shkurtit të vitit 2000, ku ndodhi vrasja e dhjetëra shqiptarëve, si dhe plagosja e qindra të tjerëve si dhe ndjekja e mijëra qytetarëve nga shtëpitë dhe banesat e tyre ishe bërë në bashkëpunim të ngsuhtë të DGSE-së, UDB-së dhe SHIK-ut.

“Po thuasje çdo informatë e rëndësishme që merrte SHIK-u gjithmonë të parët që e merrnin vesh dhe njohtoheshin në detaje ishin DGSE franceze dhe UDB-ja serbe”.

“Inormacionet e gabuara, luftëtarë të keqinformuar dhe të manipuluar qëllimisht nga SHIK-u, përmes etiketimeve dhe përmes dosjeve falco vranë edhe luftëtarë, komandantë e atdhetarë, si dhe njerëz të ndershëm të Kosovës që patronët e SHIK-ut ia kishin frikën si konkurrentë në politikë dhe konkurencës në pushtet, në tendera e në biznese, si dhe në fondet e milionat e luftës dhe të pasluftës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat