Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj, ka folur për thirrjet e ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit.
Ai thotë se, Asociacioni një etnik serb nuk duhet të ndodhë, sepse çfarëdo forme që të këtë me kompetenca ekzekutive apo pa to, ai nuk duhet të refuzohet sepse është kancer për Kosovën.
Sipas tij, Asociacioni është një Republikë serbe në zemër të Kosovës.
“Draft statuti i dërguar nga BE pa autorsi është një pasqyrë se kah do të shkojë veriu i Kosovës dhe si i tllë nuk duhet të pranohet e aq me pak të dërgohet në Kushtetuese, sepse nuk dërgohet në Kushtetuese diçka çfarë nuk e ke bërë vetë, kurse të tjerët ta marojnë kulaqin sipas dëshirës së tyre dhe të Serbisë”.
“Nuk e është e vërtetë se kryeministri i Kosovës e ka pranuar Asociacionin e BE-së. Albin Kurti asgjë deri më tani nuk ka paranuar, anipse opozita e sulmon se ai veç e ka pranuar dhe kjo është e qartë kundërshtimi i tij për ta quar atë në Kushtetuese, sepse nuk çohet në Kushtetuese diçka çfarë nuk është i yti, nuk e ke maruar vet”, thotë ai.
Maxharraj pohon se, kjo është e qartë dhe e njohur se kryeministri i Kosovës nuk pranon kurrfarë Asociacioni, as me kompetenca ekzekutive, e as pa to, sepse për politikën fashiste në Serbi kjo është e njëjtë, ajo do ta bënë problem kurdo që i nevojitet.
“Çështjen e Asociacionit një etnik serb e hudhi poshtë edhe kryeparlamentari Glauf Konjufca duke e goditur fortë BE-nës se ajo nuk ka kompetenca për të bërë ndonjë Asociacion për Kosovën çfare do qoftë ai, sepse Asociacioni është çështje e mbrendshme e Kosovës dhe se BE nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës bile këtë tentim të BE e quan diskriminuse për Kosovën", përfundon Binak Maxharraj.