Paqartësi mbi procesin e heqjes së sanksioneve, qeverisë Kurti i kërkohet të bëhet kjo lëvizje: Do t’i “digjte kartat” e…!

Politika

Paqartësi mbi procesin e heqjes së sanksioneve, qeverisë Kurti i kërkohet të bëhet kjo lëvizje: Do t’i “digjte kartat” e…!

Nga: A.Morina Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Këshilli i Bashkimit Evropian së shpejti pritet se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por paralelisht me hapat tjerë që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri.

Por, në këtë pikë ka dallime në qëndrime mes vendeve anëtare, prandaj për këto konkluzione do të ketë sërish diskutime të dielën mes ambasadorëve të vendeve anëtare.

Kujtojmë se këto sanksione janë cilësuar si të padrejta ndaj Kosovës, e ku fatkeqësisht fajtori kryesor për gjithë tensionet e krijuara ka qenë shteti serb.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti Emin Azemi.

Fillimisht, ai komentoi konkulzionet e fundit të KE-së në lidhje me masat ndëshkuese, derisa potencoi faktin se shumica e shteteve anëtare të BE-së, janë në favor të heqjes së të gjitha masave ndaj Kosovës, kurse një pjesë e vogël jo.

Image
Emin Azemi

“Heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, siç mund ta shohim nga konkluzionet e fundit të Këshilllit Evropian, është e kushtëzuar me ri integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve dhe pjesës tjetër të serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës që janë larguar nga viti 2022, për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të vendit dhe kjo të bëhet në përputhje me marrëveshjet e dialogut dhe me respekt të plotë të kuadri ligjor.

Sa i përket heqjes së masve ndëshkuese ndaj Kosovës, nuk ka një unitet të qëndrimeve, sepse shumica e shteteve anëtare të BE-së, janë në favor të heqjes së të gjitha masave ndaj Kosovës, ndërsa një numër më i vogël i shteteve është për heqje graduale të masave”, deklaroi publicisti.

Po ashtu, Azemi vlerësoi se vendosja e këtyre sanksioneve, që nga fillimi ka qenë absurd, pasi Kosova nuk ka pasur faj aspak, derisa theksoi faktin se Beogradi ka urdhëruar largimin e i prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve nga sistemi i Kosovës.

"Vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, prej fillimit ka qenë aburde, sidomos për arsyet që përmenden edhe në konkluzionet e fundit të Këshillit të Evropës. Është absurd për arsye se Kosovës i kërkohet të shkarkohet nga një faj që nuk e ka shkaktuar ajo. Largimi i prokurorëve, gjyqtarëve dhe policëve nga sistemi i Kosovës është bërë me urdhër të Beogradit. Këtu Kosova nuk ka kurrfarë përgjegjësie. Beogradi është ai që e shantazhon shtetin e Kosovës, duke larguar kuadrot serbe nga institucionet shtetërore, në mënyrë që këtë ta përdor si alibi për të akuzuar Qeverinë e Kosovës me akuzat që jemi mësuar ti dëgjojmë. Por, diplomatët në Bruksel, nuk mendoj se duhet të bien në këto kurtha të Beogradit, aq më tepër kur u dëshmua se Serbia, në dy raste, jo vetëm që nuk është e interesuar t’i normailzojë raportet me Kosovësn, por vazhdon të ushqejë ambicie destabilizuese-terroriste ndaj sovranitetit të Kosovës.

Tani i kërkohet Qeverisë së Kosovës që t’i kthej në punë prokurorët, gjyqtarët dhe policët, të cilët nuk i ka larguar ajo. I bie që Kosova duhet të pranoj një faj që fare s’e ka bërë”, shpjegoi ai.

Ndër të tjera, publicisti pret të ketë ndryshim në qasjen ndaj Kosovës, me ndryshimet e fundit të ndodhën në udhëheqjën e BE-së.

Në këtë pikë, ai këshilloi Kosovën që ta bëj një lëvizje, përmes të cilës do t’ia digjte kartat Vuçiqit.

“Me ndryshimet e fundit në kreun e institucioneve të BE-së, mendoj se do të krijohen parakushtet për një qasje më ndryshe ndaj Kosovës, duke e shikuar situatën në terren, jo me syzat e Beogradit, siç ka ndodhur deri më tani, por me një dioptri objektive e të paanshme.

Për Kosovën është interes jetik integrimi i qytetarëve serbë në jetën shoqërore e politike, sepse vetëm në këtë mënyrë Serbisë i mbyllet shtegu i manipulimeve dhe i keqpërdorimeve me fatet e popullatës serbe të Kosovës. Këto manipulime mund t’i shërbejnë regjimit të Vuçiqit për të bërë zhurmuesin ndaj protestave të shumta që po bëhen ditëve të fundit në Beograd, Novi Sad e gjetiu, ku po kërkohet largimi i tij dhe përgjegjësia për rrugën e gabuar që po ndjek politika aktuale e Beogradit zyrtar.

Prandaj, do të ishte ide e qëlluar që Qeverisë së Kosovës të tregohet më e mençur me veprime që do t’ia digjte kartat Vuçiqit, duke i ftuar të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe policët të rikthehen në vendet e tyre të mëparshme të punës.

Fundja, Kosova nuk ka llogari të humbë kohë të vlefshme duke u marrë me pasojat e taktikave suberzive të Serbisë, por edhe BE duhet përfundimisht ta trajtojë Serbinë si një burim destabilizimi në rajon”, përmbylli Emin Azemi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat