“Qëllime të rrezikshme…”/ Makolli komenton deklaratën e Hovenier – zbulon synimet e Serbisë për Kosovën!

Politika

“Qëllime të rrezikshme…”/ Makolli komenton deklaratën e Hovenier – zbulon synimet e Serbisë për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 21:04
Jeffrey Hovenier

Ambasadori Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje për një qasje serioze dhe të koordinuar nga liderët e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, duke vënë theksin në arritjen e një marrëveshjeje të ndërsjellë gjatë vitit 2024.

Diplomati amerikan deklaroi se ky proces normalizimi duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, një hap kyç për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur sekretari i AKR-së, Vesel Makolli.

Ai thotë që ndërkombëtarët janë të angzhuar për një marrëveshje finale me njohje reciproke në fokus.

Gjithashtu Makolli përmend edhe marrëveshjet e nënshkruara ku thotë që të dyja palët kanë marrur obligime që t'i realizojnë në terren.

Image
Vesel Makolli

Dihet botërisht që për ta finalizuar në tërësi shtetësinë e vet, për t'u pranuar dhe anëtarësuar në të gjitha institucionet relevante botërore përfshi OKB-n, Kosova e ka si kusht kryesor arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. Qysh nga shpallja e pavarësisë, faktori ndërkombëtar(BE dhe SHBA) janë angazhuar intenzivisht për ta zgjidhur problemin shekullor shqiptaro-serb të regjionit të Ballkanit, që rrezikon sigurinë e regjionit dhe jo vetëm. Përpos shatell(shuttle) diplomacisë, janë zhvilluar edhe disa takime të drejtpërdrejta, ndër të cilat më kryesore kanë qenë takimi i Brukselit dhe më vonë i Ohrit, ku janë arritur disa marrëveshje, që të dyja palët kanë marrur obligime që t'i realizojnë në terren dhe të cilat kishin me qenë uverture e marrëveshjës gjithpërfshirëse, me njohje reciproke mes të dyja shtetëve", u shpreh ai.

Më tej, Makolli thekson qëllimet e Serbisë e që sipas tij janë të rrezikshme.

Serbia nuk e ka në horizont të politikës së saj njohjen e Kosovës, andaj asaj më së shumti i konvenon prolongimi i arritjës së marrëveshjes gjithpërfshiëse me Kosovën, dhe gjithmonë ka provokuar dhe ka thurrur plane kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Ajo edhe në të ardhmen do ta shfrytëzoj çdo ndryshim eventual të konstelacionit të fuqive botërore, dhe çdo lëshim sado të vogël të qeverisë sonë apo të diplomacisë sonë, për ta destabilizuar situatën në veri të vendit tonë, rrjedhimisht edhe në regjion, me qëllim të minimit të arriturave tona dhe me synim të rrezikshëm, shbërjen e shtetit të Kosovës”, shpjegon Makolli.

Në fund, ai nënvizon që Kosova duhet të i realizoj obligimet e saj për ta ‘hedhur’ topin në fushën e Serbisë.

“Qeveria jonë duhet të angazhohet për të nxjerrë më të mirën e mundshme në këtë process”, nënvizoi Makolli.

Në këtë kontekst, faktori politik të Kosovës, duhet t'i këtë parasysh dhe t'i merr me seriozitetin më të madh të gjitha sugjerimet dhe këshillat e miqve tanë ndërkombëtar, përfshi këtu edhe deklarimin e fundit të ambasadorit të nunit të pavarësisë së Kosovës - SHBA-s ,Z. Hovenier, dhe të veproj me përkushtim për t'i realizuar obligimet e marra me marrëveshje ndërkombëtare, për ta "hedhur" topin në fushën e Serbisë, dhe për t'ja mundësuar faktorit ndërkombëtar(BE dhe SHBA-ve), presionin e nevojshëm mbi palën serbe për marrëveshjen gjithpërfshirëse me njohje reciptoke.

Ka intenca për ndryshime në konstelacionin e forcave ndërkombëtare, andaj duhet të jemi vigjilent dhe ta shfrytëzojmë situatën gjeopolitike, që është në favor tonin.

Qeveria jonë duhet të angazhohet për të nxjerrë më të mirën e mundshme në këtë proces, pa prolongime, duke pasur interesin e Republikës sonë mbi të gjitha të tjerat”, përfundoi Vesel Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat