Profesori: Serbia nuk mërzitet për serbët në Kosovë, por ajo ka qëllim tjetër në dialog

Politika

Profesori: Serbia nuk mërzitet për serbët në Kosovë, por ajo ka qëllim tjetër në dialog

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 13:55
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, sepse Prishtina nuk dëshiron dialog, por dëbimin e serbëve.

“Ata nuk duan dialog. Nuk ka dialog. Ata duan të dëbojnë serbët”, ka theksuar Vuçiq në një intervistë për një medium serb.

Binak Maxharraj, profesor, thekson se ajo çfarë thotë presidneti serb është një gënjeshtër.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk ka asgjë nga dialogu në Bruksel, sepse Prishtina nuk dëshiron dialog, por dëbimin e serbëve.

Nuk është Kosova, por është Serbia qe manipulon me serbët e veriut i përdorë si vegla përdorimi për siç ishte rasti i para dy vitesh kur Vuçiq e perdori dhunën dhe trysnin duke i nxjerrë serbët e veriut nga të gjitha institucionet në veri i ka bërë si vegla pune, duke ia lënë fajin Kosovës.

Është rrenë e kulluar kjo se çfarë thotë Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ani pse Kosovës dialogu i është imponuar pa kurrfarë nevoje”, thotë ai.

Më tej, Maxharraj shprehet se Serbia në dialog ka hyrë për të marrë veriun i cili ka ar e argjendë, duke shtuar se ky është interesi nacional i Serbisë.

Në dialog Serbia nuk ka hyrë për përmirësimin e gjendjes sociale por për diçka tjetër që me manovrimet dhe sepkulimet e saj tenton, jo të përmirësoi gjendjen e serbëve në veri e cila është më e mirë se e shumë komuniteteve në Evropë, por ajo don diçka më shumë, e don çkapjen e veriut të praruar në ar e argjendë.

Ky është interesi nacional i Serbisë se pse ajo ka hyrë në dialog.

Nuk është e vërtetë se Kosova po bënë presion që serbët të shpërngulën nga Kosova. Kjo është një rrenë e Serbisë te cilën e përdorë tash e më shumë se 100 vjet.

Është Serbia ajo e cila dëshiron të keqpërdorë dialogun qe sa vite. Serbia e do dialogun vetëm për shkak të veriut e cila në vazhdimësi synon e ta marrë për vete, ani pse veriu i Kosovës nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë”, nënvizon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat