Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka thënë se nuk sheh prova që Beogradi është përfshirë në sulmin e 29 nëntorit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit në veri të Kosovës,Ibrë Lepenc, për të cilin autoritetet në Kosovë akuzuan Serbinë.
“Ne sigurisht nuk shohim prova që do të çonin në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë. Mendoj se është mirë që ne po i ofrojmë mbështetje atij hetimi përmes FBI-së (Byroja Federale e Hetimeve) dhe mendoj se është e rëndësishme. Por, e tëra flet për faktin se ka mungesë besimi dhe tendencë për të akuzuar njëri-tjetrin”, thotë ai.
Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Hill-it duhet shikuar nga pozita e një diplomati, e jo nga perspektiva e marrëdhënieve SHBA – Kosovë.
Ai thotë se ambasadori amerikan në Beogradë i ka disa deklarata të jo të mira për Kosovën po që nuk ëshët se i kanë dalë të gjitha.
“Duhet ta kuptojmë pozitën e Ekslencës Tij, ambasadorit Hill. Ai është Ambasador i ShBA-së në Serbi, jo në Kosovë.
Prandaj kjo deklaratë para se gjithash duhet shikuar me ato syze, pra nga pozita e një diplomati (të rryer) të ShBA'së në Beograd. E jo nga perspektiva e marrëdhënieve ShBA – Kosovë, sepse atë rol e ka Ekselenca e Tij, ambasadori Hovinier.
Zatën ambasadori Hill disa herë bëri deklatata të cilat neve na lanë shije të idhët, siç ishte bie fjala "apeli" i tij lidhur me anëtarësimin e "përshpejtuar" të Serbisë në UE, e që megjithatë nuk doli të jetë ashtu”, thotë ai.
Ai beson se Serbia qëndron pas sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, duke shtuar tash sulmi po hetohet edhe nga FBi, andaj së shpehti do të dalë e vërteta.
“Sidoqoftë, unë vazhdoj të besoj fuqishëm se mbrapa sulmit terrorist në Kanalin Ibër - Lepenc janë strukturat e Serbisë. Ata e dijnë që në kohë të fushatave zgjedhore, me anë të dezinformimit, apo "fejk njuzëve" siç po quhen tashti, mund t'i jepet një konotacion i tillë, për shkak të rivaliteteve partiake në luftën për vota.
Fundja, nga këta politikanët aktualë që i kemi, unë besoj që asnjëri nuk ndërmerr një diçka të tillë për shkak të pasojave negative që një sulm i tillë do të na sillte.
E vërteta do të dalë në shesh së shpejti, siç e dijmë edhe FBI do t'i bëjë hetimet andaj s'kemi pse të merakosemi”, thekson ai.